Artan Xh. Duka: Paqja e fortё nuk bazohet tek forca por mirёbesimi!
Agonia e paqes
“Bёni dashuri, jo luftё” trumbetohej dikur nga lёvizja pёr paqe nё kohёn e luftёs nё Vietnam. “Bёni para, jo luftё” ёshtё pak a shumё apeli sot amerikan pёr luftёn nё Ukrainё ndёrkohё qё Europa vetё, vijon tё mbetet zё i dytё nё shtёpinё e saj!
Retorika e saj e mbёshtetjes sё Ukrainёs deri nё fund, ndonse parimore e fisnike nuk mjafton pёr tё shlyer pazotёsinё europiane pёr t’a parandaluar kёtё luftё brёnda shtёpisё apo mbyllur atё njё orё e mё parё.
Fundja ёshtё luftё nё Europё dhe ajo e para duhet tё veprojё pёr dhёnien fund tё saj sikundёr afёrmёndsh SHBA nuk do i marri dorёn Europёs pёr tё zgjidhur problemet nё kontinentin amerikan. Dhe nёse nuk ka fuqinё ushtarake tё SHBA, Europa tё gjejё zgjidhje qё bёjnё edhe pa tё.
Paqja e fortё nuk bazohet tek forca (qasje amerikane e europiane sot) dhe retorika e armatimit e sanksioneve por mirёbesimi reciprok e integrimi ekonomik e kulturor (BE). Paqja pёrmes forcёs nuk garanton paqe afatgjatё por “hibernizim” tё konfliktit e tensionit sikundёr historia dёshmon.
Sado cinike pёr syresh, “Bёni para, jo luftё” si qasje pragmatike duhet tё mbёshtetet nga Europa qё sot i jep pёrparёsi armatimit qё mban konfliktin apo sanksioneve ndaj tё cilave tjetrit po i rregjet lёkura.
Kjo luftё nuk duhet tё fillonte dhe Europa ka pёrgjegjёsitё e saj. Nga retorikat triumfaliste e dёshtimi me partneritetin ekonomik, kulturor e deri politik me Rusinё pas rёnies sё Murit tё Berlinit pёrfshi edhe afrimin e Rusisё nё Nato (zёnё nё gojё dikur) e BE, gjeopolitika e mosbesimit dhe e shtyrjes sё “murit” rrёzё Rusisё qё mbeti edhe pas 90 “mish” i huaj pёr Europёn, njё qasje kjo e tejkaluar qё ka provuar historikisht kosto pёr tё gjithё nё kontinent etj.
Ndonse Europa dёshtoi tё parandalonte kёtё gjakderdhje tё paimagjinueshme pas tmerrit tё luftёs sё dytё botёrore, ka ende shansin historik t’a ndalё atё sa mё parё. Ҫdo ditё qё kalon ёshtё njё tragjedi mё tej. E keqja nuk ka fund dhe sa mё shumё tёrkuzё ajo, aq mё pak hapёsirё pёr tryezё e ngjallje mirёbesimi mes palёve.
Nё respekt tё vetvetes e dinjitetit qё pretendon Europa nuk ka pse nxjerr “gёshtenjat” me duart e Amerikёs duke de-faktorizuar vetveten pastaj edhe nё paqe. Europa nuk e ka takatin e SHBA tё kuturiset pёr paqe pёrmes forcёs por dhe nёse e ka apo nёse e arrin me 5% tё buxhetit pёr mbrojtjen me pasoja social-ekonomike e mjedisore nё kurriz tё qytetarit europian, ajo sёrisht duhet tё zgjedhё qasjen diplomatike qё pёrkon me frymёn e vlerave tё BE.
Vetёm kёshtu Europa ngjiz mirёbesim e bashkёjetesё pa “dorashka” nё kontinent, krijon e lё pas njё trashёgimi unike paqeje pёr brezat dhe bashkё me “tapinё” e luftёs meriton e gёzon edhe “tapinё” e paqes e zhvillimit ekonomik mё pas. Ndryshe tё tjerё do tё bёjnё ligjin nё kontinent.
Lёvizje apo zbehje kufinjsh
Ndonëse nё parim Europa me tё drejtё qёndron pas Ukrainёs kur vjen puna tek ҫёshtja e kufijve pas lufte, ajo ka nё dorё tё zhvleftёsojё rolin historik tё kufijve duke ulur ndjeshёrinё e palёve nё konfliktet rreth tyre nёse vёrtet beson pёr njё tё ardhme nё njё kontinent tё hapur nga tё gjithё e pёr tё gjithё!
Kjo luftё nuk ёshtё vetёm mallkim por edhe njё shans historik pёr Europёn. Ajo ka shansin historik tё bёhet zot nё shtёpinё e saj, tё tregojё se beson e ka autoritet pёr shtrirjen pa kufizim tё vlerave tё demokracisё europiane nё kontinent. Ajo ka shansin t’a shndёrrojё kompleksimin ndaj SHBA nё partneritet tё barabartёsh duke ngjizuar identitetin e autoritetin e njё superfuqie vlerash qё ka vёrtet gjёra nё dorё pёr tё mirёn e kontinentit e botёs. Nga zhbёrja e tensioneve nacionaliste tё bartura nga e shkuara, mbrojtja e mjedisit, shёndeti e tё drejtat njerёzore etj pёr tё cilat ka aq shumё konfuzion prej tej-oqeanit sot.
Europa, me sfida pafund ekonomike, sociale, shёndetёsore, mjedisore etj, nuk ka nevojё pёr militarizim e 5% buxhete ushtarake por kapacite e zhdёrvjelltёsi diplomatike. Jo nevojё pёr “mure” por “ura”, jo tё “flasё” pushka por tryeza, jo tё turbullojё e shkuara por kthjellojё e ardhmja nё njё “varkё”etj.
Kufijtё nё Europё, sikundёr edhe nё SHBA, duhet tё jenё simbolik dhe qytetari europian duhet tё ndjehet si nё shtёpinё e tij kudo e pa dallim. Kufiri ukrainas-rus duhet tё jetё si ai franko-gjerman dhe ky nuk ёshtё naivitet por realitet politik prej dekadash nё BE. Identiteti kombёtar nuk ka pse kushtёzohet me kufirin; u ruajt edhe kur nuk kishte kufinj dhe mbijeton pavarёsisht anёs sё kufirit e sot plotёsohet me atё europian qё na bashkon tё gjithё.
BE, e decentralizuar apo jo, duhet tё zgjerohet e ftojё kёdo nё kontinent pa dallim e ky nuk ёshtё naivitet por realitet politik prej kohёsh edhe nё kontinentin amerikan ku njё teksian apo nju-jorkez nuk ndjehet mё pak krenar pёr shtetin e tij brёnda SHBA sesa njё gjerman apo francez nё BE.
Sindroma mesjetare e kufijve i duhet lёnё tё shkuarёs dhe identiteti kombёtar duhet tё festohet, respektohet e trashёgohet pavarёsisht piramidave muzeale e simbolike nё kufi. Nuk e bёmё ne kёtё planet qё t’a ndajmё si tortё e tё kuturisemi nesёr tё ndajmё edhe Hёnёn e Marsin njё ditё. Sado i madh, planeti ёshtё i vogёl pёr t’u ndarё e jetuar veҫ.
Ukraina meriton ndjesё, respekt, drejtёsi e shpagim. Asgjё nuk sfumon tragjedinё ukrainase por edhe nёse drejtёsia do kohё, integrimi sot nё BE, mbёshtetja nё rimёkёmbje e zhvillim do tё ishte njё fillim i mbarё e Europa e ka nё dorё.
Por po aq respekt BE duhet tё tregojё edhe ndaj popullit rus me njё ftesё tё hapur e paekuivoke ndaj tij nё BE sepse Europa e Rusia janё pjesё e sё tёrёs dhe ndarja vetёm merr peng tё gjithё. Pushtetarёt ikin, popujt mbeten dhe njё ftesё pёr nё BE do tё ishte respekt e grishje ndaj publikut rus, shtysё pёr evoluim demokratik nё Rusi dhe ndikim vetvetiu edhe nё politikёn zyrtare atje.
Kontinenti nuk ka pse zёvёndёson “Murin” berlinez me atё ukrainas e zhvendosur atё mё tej drejt lindjes. Ukrainasit meritojnё paqe, hapje, tё lirё nga meraku dhe jo njё shtet rrёzё “Murit” me breza qё mbajnё frymёn e lloisen nga ajo matanё tij. Njё paradoks alla-BE qё ndёrsa nё Ballkan investon nё “ura”, nё lindje i mёshon “murit” e qorrsokakut tё njё lufte ku as Rusia nuk ia del dot Ukrainёs dhe as bota nuk ia del dot Rusisё.
“Naiv” apo mesjetar!
BE duhet tё ulё nё tryezё Ukrainёn e Rusinё se edhe njё ditё qё kalon ёshtё shumё. Asgjё nuk duhet tё jetё tabu mes palёve dhe mё mirё biseda tё stёrzgjatura pafund sesa humbje jetёsh e shkatёrrime pafund qё vёshtirёson e largon tryezёn nё kohё. Nёse paqja do kohё, detanta jo. E ardhmja nё Europё nuk ёshtё “muri” e ndasia por “ura” e “ҫatia” e pёrbashkёt se vetёm kёshtu mbase brezat e ardhshёm do na pёrmёndin pёr mirё.
Shqipёria e ka vuajtur nё kurrizin e saj tragjedinё e kufijve dhe ndonse zё modest, ёshtё zё unik pёr kauzёn e paqes e sakrificёn qё ajo lyp duke e dёshmuar edhe me rrugёtimin tonё drejt BE pёrballё fqinjёve historikisht problematik. Retorikat “na skuqi si rusi e zverdhi si kinezi” nuk janё mesazhe hapjeje dhe fjala peshon ndonjёherё sa vepra. Shqipёria ka tё drejtёn unike historike tё predikojё sot paqen jo pёrmes forcёs por bazuar nё mirёbesimin mes popujve qё paratё tё mos shkojnё pёr raketa e tanke por shёndet, arsimim, rroga e pensione, shtёpi e punёsim etj. Rusёt e ukrainasit janё shumё mё pranё njёri-tjetrit se ne edhe sllavёt nё rajon dhe nёse hapja vlen pёr rajonin, vlen edhe pёr ta.
Apeli i paqes, edhe kur tingёllon “naiv”, ёshtё sipёror ndaj atij “realist” mesjetar tё luftёs. Urtёsia diplomatike e pacifizmi nuk ёshtё naivitet e nёse shihet si i tillё, ashtu qoftё. Mё mirё “naiv” se mesjetar dhe naiv kur e pandeh luftёn si premisё pёr paqe afatgjatё(!). “Paqja” pёrmes forcёs qё shitet si moral e qasje me kёmbё nё tokё ёshtё naivitet kur riciklon ndasinё e nёse e bёjnё pёr fitime, do tё fitonin mё shumё nё paqe se nё luftё. Nёse nisen pastaj nga parimi e morali, lufta nuk hyn kёtu, aq mё tepёr kur e thotё edhe Papa, nёse janё besimtarё si ai. Apo naiv edhe ai?!