Sami S. Shatri: SY ME SY ME NJERI-TJETRIN
Kur do kthehesh, moj zanë bjeshke,
n’votrën tënde, te shpija e vjetër!
Sa të prita, net’ve t’verës,
të pijmë bashkë, nga një birrë Peje!
T’cakrrojm gotat, aty ke sheshi,
sy me sy, me njëri-tjetrin!
Ballë për ballë, do kemi Gjergjin,
na bën roje, deri kah mëngjesi!
T’kuvendojmë ca llafe t’ëmbla,
natën vonë, kur dritë bën hëna!
N’kjoftë se birra, nuk na deh,
i shtojmë pak, raki e verë!
E kur ikë, hëna matanë,
nis rakia pak me na zanë!
Bashkë të dy, ngritemi në këmbë,
fjal’t e llafet, sikur mbarojnë!
Ngadalë ecim, dorë për dorë,
shohim sheshin, bardhue me borë!
Natë e ftohtë bëhet e ngrohtë,
t’uj e zbraz edhe nga një gotë!
E kur shihet, dritë e parë,
gjumë i thellë, ka me na zënë!
Sa e shkurtër, qenka kjo natë,
veç një çast, n’kujtesën tonë!
Pas k’saj dehje, t’mekur nga vera,
shkrihet bora, vjen pranvera!
Gjithçka ngjallet, si herave tjera,
dashnitë e moçme, u bëkan t’reja!