Artan Xh. Duka: Tё pazgjedhurit!
Pezullia nё politikё
U bёnё dekada qё politika drejtohet nga dyshja Berisha-Rama, njё pezulli e “ditar” politik ky monoton qё pёrbёn paradoks demokratik kur mendon kohёzgjatjen majё “fikut” tё pushtetit e politikёs si byrotё dikur.
Nё demokraci nuk ka rrugё tjetёr pёrveҫse votёs pёr tё patur ndryshim por pas 2008 ajo fut ujё edhe pёr shkak tё sistemit zgjedhor. Flitet nё emёr tё sovranit, mandateve tё besuara etj por shumica nё Kuvёnd janё tё pazgjedhur dhe vetё zgjedhja stiset mes shiut e breshёrit.
Sistemi zgjedhor nuk ka nevojё pёr arnime por ndryshim rrёnjёsor me rikthimin e mazhoritarit si mundёsi pёr t’a trazuar kёtё pezulli nё politikё. Ironikisht ishte mazhoritari qё dikur ngjizi kёtё dyshe por qё mё pas u anatemua me sebepin e tё “fortёve” nё Kuvёnd ndёrkohё qё sot tё “fortёt” janё partitё që njё mazhoritar mund t’u cёnojё vijimёsinё.
Sot rrethanat kanё ndryshuar e mazhoritari mund tё sjellё ndryshim. Dikur votohej me shumё pasion, deri nё “plebishit” – kur PD premtoi Europёn nё “pjatё” me Perёndimin “noter”, kur PS premtoi ndёshkim tё sё keqes qё polli piramidat e ‘97 apo kur votuesi i zhgёnjyer nga PS e ndarё nga zullumi lejoi “nusёrimin” rishtas tё PD, ndёrkohё qё sot politikёs i ka dalё boja e arsyeja po fiton terren ndaj pasionit nё votim me tё vetmin ngёrҫ “murin” e sistemit zgjedhor.
Premtimet, pёrbetimet, pёrbaltjet e stisura reciproke, pёrfolja e monizmit etj rrengje pёr tё “larё” e lartёsuar veten politikisht nuk pijnё mё ujё si dikur e mazhoritari do tё ishte fatal pёr politikёn e ditёs qё ngulmon me ligjin e 2008 qё ose nuk ofron zgjedhje, ose imponon zgjedhje ose nxit apati.
Sistemi i 2008 mbetet “vaksinё” ndaj vullnetit qytetar pёr ndryshim. Ai garanton vijimёsi sepse laj-thaj e me detyrim-pёrcaktim, shumica nё Kuvёnd janё “nёpunёs” tё emёruar tё kryetarit. Ndaj edhe politika arrogante bёn ato qё bёn e heq keq vetёm kur hahen si qёntё nё kasaphanё se edhe drejtёsisё e SPAK ia gjejnё marifetin e avokatin deri nё Strasburg. Ua ndjen vetёm pёr Perёndimin qё ka gurin e arrёn dhe viteve qё nuk i ndalin dot. Duke ҫmerituar votёn, politika kapi sistemin e ai mund tё ҫlirohet vetёm nga votimi mazhoritar.
E humb dhe Frojdi!
Arroganca qё pjell vijimёsia nё politikё ndikon nё normalitetin demokratik aq mё tepёr qё nga Perёndimi nuk u huazuan qasjet skandinave apo anglosaksone por ato arbitrare e autoritariste qё vetё Perёndimi i ka alergji. Njё lloj shpёrfytyrim sistemi ky qё i ndodhi edhe socializmit edhe nga ca tё privilegjuar të djeshёm sot “demokratё” pёr mllefin e tё cilёve sot ndaj asaj kohe do tё ngrinte supet edhe Frojdi vetё.
Takёmi i sotёm politik nuk e urren monizmin se janё idealistё apo besojnё tek tejdukshmёria e pushtetit, rrotacioni, fjala e vota e lirё, barazia para ligjit, pasurimi i merituar etj sepse realiteti flet ndryshe. “Teatri” i tyre nuk ndiqet mё si dikur e anatemimi i sё shkuarёs pёr pak kredo politike ёshtё bumerang sepse, pёrveҫse fyen brezat qё besuan e punuan me pёrkushtim dikur e zgjon kёrshёri tek brezi qё nuk e pёrjetoi atё, vetёm i ekspozon mё tej ata.
Bashkimi, solidariteti, interesi kombёtar e publik mbi atё vetjak, vёmёndja ndaj tjetrit etj vlera qё predikon morali njerёzor, besimi fetar, vetё demokracia, janё universale e tejkalojnё sistemet e “njeriun e ri” nuk mund t’a pёrflasё njё takёm qё fabrikoi “njeriun ari” – o Mete pёr vehte, nё dekada mbijetese e pasurim me ҫdo ҫmim.
E shkuara bashkon
Pas ‘90 nuk pati pajtim por revanshizёm e socializmi u shpall fjalё e “pistё” dhe e kaluara u fut nё thes nga njё takёm “mё katolik se Papa”. Ai sistem bazohej tek prona publike qё haset edhe nё Perёndim dhe e keqja nuk ishte kjo por lufta e klasave me shprehjen “bashkёfajtorё e bashkёvuajtёs” qё nuk do koment.
Zhvillimi nuk kufizohet nga forma e pronёsisё e nёse privati ёshtё sipёror, duhet dalluar mes sipёrmarrjes e pronёs private qё nuk ka pse tё shtrihet tek pasuria natyrore (qera e jo tapi) qё i pёrket kombit, apo mё keq, tё ndahet nё llokma si tani!
Ҫdo sistem, ideologji, socializmi, kapitalizmi, besimi fetar etj, ka njolla historike por nuk anatemohen nё thes e shihen nё kontekst e evoluim. Qasja bardhё e zi ndaj sё shkuarёs ishte fatalitet pёr demokracinё e bashkё me tensionet e stisura partiake nё tranzicion, krijoi ndasi epokale nё kohezionin shoqёror.
Edhe demokracia ёshtё “diktaturё” teksa liria kufizohet me ligj pёrndryshe do tё ishte anarki. “Liria” pёr tё bёrё keq e ia hedhur paq nё kurriz tё qytetarit korrekt, “liria” pёr tё abuzuar me ligjin e krijuar privilegje e polarizuar shoqёrinё, stisur pabarazi e padrejtёsi nga cёnimi pronёs historike, votёs, ndarja e pasurisё etj, e njollos demokracinё.
Liria ёshtё premisё e pёrpjekjeve pёr mё mirё duke nisur nga siguria e jetёs, pronёs, shkollimi, punёsimi, strehimi, pensioni etj ndaj edhe vota e pёrfaqёsimi nё Kuvёnd ёshtё thelbёsor nё demokraci. Ndёrkohё qё nё socializёm, edhe pa liri fjale e organizimi, sёrisht shteti e shoqёria mobilizohej pёr tё garantuar kёto tё drejta, sot na rroftё liria e fjalёs se nuk tё dёgjon kush dhe Kuvёndi ёshtё selia e “takёmit” e jo e takimit qytetar.
“Liria” e abuzimit sot cёnon sigurinё, dinjitetin e jetёs, tё pronёs pa dallim. E drejta e jetёs i jep jetё ҫdo tё drejte por ndёrsa nё monizёm gjenin bela me njёri-tjetrin ata “lart” e qytetari nё masё shkonte i sigurtё në punёn e tij, sot pasiguria nuk kursen kënd.
Ky takёm cёnoi pa teklif dy shtyllat e demokracisё e shtetit ligjor; ҫmerituan votёn e mbivendosёn tapi qё nuk bёn vaki nё Perёndim. Ndanё nё llokma pasurinё publike, “karikatura” urbane cёnoi jetesёn dhe zhbёri sharmin historik e natyror intrigues edhe pёr turistin, toka e bukёs u bё vala betoni, iku trashёgimia industriale-bujqёsore e u bёmё komb tregtar e hanxhi, degradoi arsimi, shёndetёsia, kapёn institucione e pushtete, stisёn “perёndimin e egёr” me dramёn e mbijetesёs, papunёsisё, mёrgimit, ndotjen etj.
Ndaj edhe pёrsiatjet “Korea e Veriut” etj delire ndaj sё shkuarёs qё mbase i bёjnё pёrshtypje botёs qё i ka gjёrat me tё dёgjuar, janё pёrpjekje pёr zhvendosje vёmёndjeje e tualet politik pёrballё irritimit qytetar me realitetin.
Njerёzit kanё jetuar e gёzuar edhe para viteve 90. Kanё shijuar fёmijёri, rini, familje e pleqёri tё sigurtё, punuan me pёrkushtim e mbeten kokёlartё etj ndaj edhe pёrҫmimi i snobave “demokratё” ndaj asaj kohe ёshtё fyerje dhe i bёn qesharak ata.
Nuk ishim keq pёr “lirinё” pёr tё llapur nё shkretёtirё, ndukur gjuhёn se edhe sot fjala e lirё tё fut nё bela apo bёrё hosana BeRamёs e zgjedhur mes atyre qё nuk honepsen tek qёndra e votimit. Ishim keq pёr lirinё pёr tё qёnё vetvetja e zgjedhur mё tё mirёn tek qёndra e votimit dhe jashtё saj, pёr tё thёnё atё qё mendojmё pa ndrojё se humbet punё e karrierё e tё kthejnё kurrizin apo etiketohesh e pёrgojohesh nga takёmi politik. Sesa peng ajo qё nuk bёn, tё mbetet ajo qё nuk thua.
Flamuri “mazhoritar” opozitar
Politika e tranzicionit e pёrҫau shoqёrinё me qasjen ndaj sё shkuarёs e pasigurinё me the ardhmen. Nёpёrkёmbi demokracinё me kapjen e votёs ndёrkohё qё pёrfaqёsimi ёshtё kritik qoftё nga pjesmarrja nё votime ashtu edhe ngacmimi i votёs me pazare e sistemin zgjedhor.
Masa e votuesve emancipohet e evoluon nё numra e pritshmёri e politika korrekte ka pёrgjegjёsi pёr t’a orientuar e udhёhequr kёtё proҫes pavarёsisht sondazheve e kostos zgjedhore. Politikani duhet tё jetё misionar e jo “ushtar” pas turme qё josh me atё qё duan por nuk na duhet si shoqёri e strukja pas “shumicave” e retorika e sovranit nuk tё bёn automatikisht “demokratik” e legjitim.
Shpresa e ndryshimit mbetet tek opozita ndryshe nga ajo sot. Partitё e reja, qё tё mos pёrfliten si klonim i sё vjetrёs e flirtim me tё (rasti i Avokatit tё Popullit), mos degraduar nё paloprotesta “mirё gomari qё na ngordhi por nuk na lёnё rehat as mizat” etj, duhet tё spikatin, mes tё tjerave, edhe me premtimin solemn tё referendumit pёr sistemin zgjedhor e pёrkrahjen e atij mazhoritar. Do t’ja dilnin edhe me ligjin aktual zgjedhor.
Historikisht pёr kombin dhanё e nuk morёn plot qytetarё fisnikё. Nuk lindin ҫdo ditё por frymёzojnё ҫdo ditё dhe kjo ёshtё sfidё historike pёr opozitёn e re qё, nёse ia del, e bёn tё denjё atё pёr votёn qytetare tё etur pёr ndryshim.