Albspirit

Media/News/Publishing

IRMA KURTI BOTOHET NË FILIPINE. NË 2025, LIBRAT E SAJ U BOTUAN NË 8 VENDE TË BOTËS

Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti boton në Filipine librin me tregime të titulluar “The ticket of a canceled trip”(Bileta e një udhëtimi të anuluar). Përmbledhja mban logon e shtëpisë botuese Poetry Planet Book. Kopertina e librit është e fotografit Biagio Fortini.

Librat e poetes dhe shkrimtares Irma Kurti gjatë vitit 2025 janë përkthyer dhe botuar në Belgjikë, Holandë, Portugali, Spanjë, Itali, Algjeri, Guatemalë dhe Filipine.

Në parathënien e shkruar nga autorja lexojmë: “Tregimet në këtë libër përziejnë fragmente të imagjinatës dhe përvojave personale. Ato hedhin dritë të re mbi ndjenjat dhe kujtimet e mia. Kam shkruar gjithmonë për dashurinë dhe nuk do të ndalem kurrë së eksploruari këtë ndjenjë të thellë. Më tërheq emocioni i vërtetë – një botë që pret të zbulohet – dhe universi i të dashuruarve. Më pëlqen të eksploroj botën e brendshme të personazheve të mi, të përshkruaj pse-të që i përndjekin dhe ta portretizoj vuajtjen si një aspekt natyror dhe jo të frikshëm të jetës. Shpresoj që lexuesit të njohin ndjenjat, dhimbjet dhe gëzimet e tyre në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra. Është komplimenti më i madh kur ata më thonë se identifikohen me personazhet e mi – me ndjenjat, shpresat dhe iluzionet e tyre.”

IRMA KURTI është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ajo është italiane e natyralizuar. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël.

Ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme letrare në Shqipëri, Itali, Zvicër, ShBA, Filipine, Liban e Kinë. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.

Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë poetike. Në 2021 u nderua me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali. Në vitin 2022 iu dha titulli “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” nga Republika e Poetëve. Në 2023 u nderua me çmimin e Karrierës nga Universum Academy Switzerland në Zvicër. Irma Kurti është anëtare jurie në disa konkurse letrare në Itali, si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Ithaca” në Spanjë.

Irma Kurti ka botuar 115 vepra, që përshijnë libra me poezi, prozë dhe përkthime. Ajo është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara jashtë kufijve të Shqipërisë. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 23 vende të botës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Gjermani, Portugali, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili, Serbi, Kolumbi, Argjentinë, Moldavi, Algjeri dhe Guatemalë.

IRMA KURTI PUBBLICA IL SUO NUOVO LIBRO NELLE FILIPPINE. NEL CORSO DEL 2025, I SUOI LIBRI SONO PUBBLICATI IN 8 PAESI DEL MONDO

L’opera si intitola “The ticket of a canceled trip” ed è stata pubblicata da Poetry Planet Book

La scrittrice Irma Kurti pubblica nelle Filippine il libro di racconti “The ticket of a canceled trip” (Il biglietto di un viaggio cancellato), con il logo della casa editrice Poetry Planet Book. La copertina è del fotografo Biagio Fortini. I libri della poetessa e scrittrice Irma Kurti, nel corso del 2025, sono stati tradotti e pubblicati in Belgio, Paesi Bassi, Portogallo, Spagna, Italia, Algeria, Guatemala e Filippine.

Nelle note introduttive scritte dall’autrice leggiamo: “Le storie contenute in questo libro fondono frammenti della mia immaginazione ed esperienze personali. Esse gettano nuova luce sui miei sentimenti interiori e sui miei ricordi. Ho sempre scritto dell’amore e non smetterò mai di esplorare questo sentimento profondo. Sono attratta dalle emozioni genuine, da quel mondo tutto da esplorare e dall’universo degli amanti. Amo esplorare il mondo interiore dei miei personaggi, descrivere i perché senza risposta che li tormentano e ritrarre la sofferenza come un aspetto naturale e non spaventoso della vita. È da qui che nasce la forza per andare avanti. Spero che i lettori riconoscano i propri sentimenti, i propri dolori e le proprie gioie in questa raccolta. È il complimento più grande quando mi dicono che si identificano con i miei personaggi, con i loro sentimenti, le loro speranze e le loro illusioni.”

IRMA KURTI è una poetessa, scrittrice, paroliera, giornalista e traduttrice albanese naturalizzata italiana che vive a Bergamo. Scrive da quando era bambina. Ha vinto numerosi premi e riconoscimenti in Albania, Italia, Grecia, Svizzera, USA, Filippine, Libano e Cina. Le è stato conferito il Premio Internazionale “Universum Donna” IX Edizione 2013 per la Letteratura e la nomina a vita di “Ambasciatrice di Pace” dall’Università della Pace della Svizzera italiana. Nel 2020 ha ricevuto il titolo di Accademico e Presidente Onorario di WikiPoesia, l’Enciclopedia poetica. È membro della giuria di diversi concorsi letterari. È traduttrice presso la Fondazione Itaca in Spagna.

Irma Kurti vanta la pubblicazione di oltre 115 opere, tra libri di poesia, narrativa e traduzioni. I suoi libri sono stati pubblicati in 23 paesi del mondo.