Solistët e teatrove evropiane në skenën e TKOB
Mbrëmja e djeshme mblodhi në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit, yjet e baletit evropian.
13 primabalerinë nga vende të ndryshme të Evropës, ndër më të vlerësuarit në skenat ndërkombëtare, u bashkuan për një performancë të rrallë në Tiranë, organizuar nga koreografi Arian Sukniqi.
Në program ishin fragmente nga balete klasike dhe pjesë moderne, duke ndërthurur elegancën tradicionale me energjinë e dancit bashkëkohor. Primabalerinët interpretuan në pjesë të përzgjedhura nga “Liqeni i Mjellmave”, “Zhizel”, “Don Kishoti”, si dhe koreografi moderne që vënë në pah virtuozitetin dhe stilin e secilit artist.
Ndër artistët pjesëmarrës ishin primabalerinë që interpretojnë në Berlin State Ballet, National Ballet of Tokyo & Ballet of Cologne, Teatri Mbretëror Amsterdam, Thüringer National Ballet, Teatro Palermo & Roma, Teatri i Napolit & Palermo e shumë të tjerë.
Përveç yjeve të teatrove të huaja ishin të ftuar edhe solitët e TKOB, Isida Mollaymeri, Lurdi Dodgjini, Ambra Troplini./atsh
https://ata.gov.al/2025/12/19/solistet-e-teatrove-evropiane-ne-skenen-e-tkob