Flutura Maçi: Më shihje si diell
Vjeshta e parë
Kish hyrë në kalendar
Deti priste ende vizitorë
Pas kohësh të largëta
U takuam në plazh
Ecëm bregut kapur përdorë
Dielli digjte
Era frynte
Ne zhyteshim mes dallgësh
E dilnim triumfatorë
Më dukej vetja pulëbardhë e lumtur
Ti më dukeshe perandor
Ne flisnim një gjuhë
Shiheshim në sy
Na ngrohte një diell
Ti thoshe; janë dy!…
Tiranë, 11 shtator 2025.
https://www.zemrashqiptare.net/news/68873/flutura-maci-me-shihje-si-diell.html