Artan Xh. Duka: “Grinҫi” i Vitit tё Ri e Babagjyshi “kontrabandist”
Mё shumё se festё!
Festa e vitit tё ri ёshtё njё trashёgimi e kёndshme, e vyer dhe tepёr e veҫantё pёr ne. E feston edhe bota por pёr ne ёshtё kryefesta qё bёn bashkё familjen e kombin nga fillimet e kohrave. Njё “paganizёm” modern e unik qё nuk eklipsohet as nga festat e bujshme fetare qё feston bota pёrgjatё vitit, me Krishtlindjet “rival” i drejtёpёrdrejtё nё dhjetor.
Kjo, si pёr shkak tё rrethanave e raportit historik tё shqiptarit me besimin fetar qё u njёsua me pushtuesin dhe historikisht u politizua prej tij duke mos “ngjitur” si gjetiu nё botё por thjesht mbetur njё inerci “sindrom Stokholmi” por edhe faktit qё socializmi ynё puritan, me apo pa hak, i uli “perёnditё” nё tokё dhe njeria pa nga vetja!
Nё monizёm nё parim njeriu ishte “zot” i fatit tё tij dhe vlerat, morali, mirёsia etj grishej tek vetvetja si njё pasuri njerёzore shtuar brezave dhe jo njё “manual” i imponuar dhe zbatuar nga ndroja apo frika prej atij “lart”. Morali njerёzor, me apo pa petk fetar, nuk njeh sistem por nё socializёm u shndёrrua nё refren; fundja edhe ata qё bota u falen sot, ishin “komunistё” tё orёve tё para teksa ata vetё e pasuesit e tyre sot i mёshojnё dashurisё e vёmёndjes ndaj tjetrit, ndarjes sё pasurisё sё bashku, vёllazёrimit pa kufi etj.
Pema e vitit tё ri, stafeta e Babagjyshёrve, dhuratat, urimet, darka e vitit tё ri etj, deri edhe “Grinҫi” qё prish festёn, ndryshe nga Krishtlindjet, e bёnё “tokёsore” kёtё festё pa cёnuar magjinё e grishur fantazinё e dёshirat e tё vegjёlve, e jo vetёm atyre, pёr atё qё vjen.
Ndaj festa e vitit tё ri, si pasuri e veҫori unike e “paganizmit”, identitetit e vijimёsisё sonё pelazgjike-epiroiliriote-arbёreshe e shqiptare, qё ndonse huazon prej Krishtlindjeve, e ka burimit tek jehona qё vjen nga “humnera” antike prej sё cilёs mori e pёrvetёsoi edhe Krishtlindja vete, duhet pasuruar e bёrё mё e larmishme mё tej e kurrsesi lёnё tё zvenitet pёrballё “modёs” sё besimit fetar ushqyer edhe nga “Grinҫi” i prapё i politikёs qё gёnjen veten se pasi “rrёfen”, i falen edhe zullumet e “rilind” me kёtё rast!
Viti i ri, avazi po ai!
Babagjyshit ёshtё pёr t’i qarё hallin kur mendon morinё e dёshirave tё “pamundura”, nga tё vegjёl e rritur bashkё, pёr shkak tё zullumit, tahmasё e babёzisё sё Grinҫit politik nё tranzicion. Sado tё ulet “steka” e dёshirave, politika Grinҫ vetёm zhgёnjen dhe sot standartet e sigurisё sё jetёs, pronёs, kushteve tё jetesёs, ato tё edukimit, kurimit, gjykimit, punёsimit e pleqёrimit etj, mbeten ende problematike nga vitet 90 dhe deri mё sot pakot e Babagjyshit nuk i kanё dhёnё dum.
Urimet janё shndёrruar nё klishe sepse gjёrat ecin ngadalё e shpesh pёr keq pёr qytetarin e mirё qё nanuriset nga njё klasё politike qё marketingun, propagandёn, gёnjeshtrat e trillimet i ka mё tё sofistikuara se kurrё nё mbijetesёn pёr tё abuzuar dhe mbuluar atё mё pas.
Ka kohё qё politika ka humbur moral por ndёrsa deri dje ҫoku shpresohej tek pala tjetёr, nusёrimi i dytё etj, sot me skandalet nё vijimёsi qeveritare, morali ka mbetur jetim e politika nga bartёse e shpresёs e besimit, ёshtё e para qё i pёrdhos ato.
Dihet bulmeti nga “stani” i PD por tani qё SPAK po kap kaq “koli” skarco edhe tek “maunja” e PS dhe “shoferi” i del pёr zot e nuk qahet mё se hanё “kumbulla” tё tharta tё tjerё pas shpine, tani nuk ka ngelur mё kush tё besohet e tё gёnjejё mё tej. Politika ka humbur moral, pa dallim PS e PD dhe abuzimi apo mefshtёsia ndaj tij nё qeverisje janё njёsoj keq-qeverisje e rёndojnё njёlloj tek shpresa e besimi tek e ardhmja.
Broҫkullat e mandateve nuk kanё qёnё e nuk janё leje pёr dorё tё lirё pёr keq-qeverisje nё qeveri edhe sikur tё ishin mandate mazhoritari ndёrkohё qё janё kulisa listash partiake me tё gjithё futur nё rrjesht.
Po aq sa zhgёnjimi me qeverinё Rama, zhgёnjen edhe fakti se vetё PS ёshtё e futur nё rrjesht dhe tashmё nuk ka mё zgjedhje nё kutinё e votimit sepse edhe partitё e reja deri tani ofrojnё vetёm retorikё tё vjetёr e nuk sfidojnё rregullat e vjetra tё lojёs politike me ligjin zgjedhor si “domino” e parё qё fut nё hulli tё tjerat mё pas. Paloprotestat e tё rinjve qё duan tё faktorizohen me zor nuk janё veҫse kopje e origjinalit tё molotovёve dhe mbeten humbje kohe nё favor tё BeRamёs sot.
Depresioni demokratik tashmё qё nuk ka mё “kishё” ku tё falesh dhe thёniet apokaliptike mё aktuale se kurrё “do u ngrijё buzёqeshjen” apo “nuk keni parё gjё akoma”, nuk janё ogur i mirё edhe pёr 2026 dhe Babagjyshit do i shkojё dёm zvarritja oxhaqeve sa kohё gjёrat nuk ndryshojnё dhe shpejt.
Sot Kuvёndi nuk ёshtё mё zёdhёnёs i qytetarit, jo thjesht se ёshtё kulisё listash por edhe se ka humbur moralin politik pёrballё qeverisё qё i bёn karshillёk kujtdo, qytetarit, Kuvёndit apo Drejtёsisё. Zgjedhjet e parakohёshme janё e vetmja rrugёdalje pёr tё rikthyer dinjitetin e “Shtёpisё sё Qytetarit” por jo para se tё reformohet vetё ligji zgjedhor me mazhoritarin si prioritet qё rikthen vlerёn e fuqinё e votёs qytetare.
Me politikёn mё tё pabesueshme se kurrё, kushdo qё fiton ato zgjedhje duhet tё ftojё kundёrshtarin nё njё Qeveri Teknokratёsh pёr tё mbyllur reformat deri nё anёtarёsimin nё BE sepse asnjё palё nuk e meriton e nuk besohet mё se nuk do tё pёrdorё kartёn e BE pёr kapital politik pёr mё tej.
Drejtёsia vetё ka plot probleme qё tё pёrballet edhe me kulisat e politikёs qё duhet tё rrijё larg asaj. Vetingu, pёrtej euforisё, krijoi njё mal me ҫёshtje tё pazgjidhura dhe ndёrkohё nuk bёri asgjё pёr tё sheshuar malin e abuzimeve tё djeshme shpesh nёn bekimin edhe tё vetё politikёs.
Nёse njё gjyqtar del i korruptuar, duhet tё hetohen edhe dosjet e tij nё tё shkuarёn pёr tё vёnё drejtёsinё nё vёnd ndryshe, ikёn fajtori por mbetet faji!
Thesi “kontrabandё” i Babagjyshit
Tё gjithё mbajnё sytё nga “thesi” i Babagjyshit. Nga tё vegjlit pёr lodrat e tyre tek tё rriturit qё presin me padurim vitin e kthesёs sё madhe qё, sesa futja nё BE, ёshtё loja e rregullave si atje. Me shpresa nё atё thes mbase janё edhe ato “pakot” e trajtimit me respekt e korrektёsi tё pronёs historike, ajo e ligjit tё ri zgjedhor qё i kthen “ҫelsat” qytetarit, pastrimit tё politikёs nga zullumqarёt pa frena, ligjit njёlloj pёr tё gjithё, investimeve nё ekonomi e punёsimit, pleqёrisё dinjitoze etj.
Besimi tek e ardhmja, sesa nga niveli i zhvillimit e paratё nё xhep, varet nga bindja e siguria se politika, qeveria, deputeti etj, janё nё njё varkё me qytetarin e bёjnё ҫmos pёr tё, se qytetari ka gjithnjё njё derё ku troket, se askush nuk e merr tё mirёqёnё atё e padrejtёsia e pabarazia nuk “kopsiten” me ligj si deri tani.
Bota nuk na ka borxh mirёqёnien qё e ngriti vetё nga e para dhe besimi e shpresa nuk “importohen”. Ndaj qё viti i futjes nё BE tё jetё fillimi i integrimit e jo i emigrimit pakthim mbase Babagjyshi na jep njё dorё qё kёtё vit. Grinҫi politik do tё fusё duart si gjithnjё nё pakot e Babagjyshit duke e “shpuar” si gjithnjё thesin e tij por mbase Babagjyshi kёsaj rradhe ia del dhe arrin tё fusё “kontrabandё” ca pako me dёshira e ёndёrra tё ndaluara deri mё sot nga Grinҫi politik. Le tё urojmё qё 2026 tё mos jetё mё njё tjetёr vit vijimёsie por viti i kthesёs sё shumёpritur politike nga tё gjithё.