Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Zemra ime

Oh zemra ime,
Tirana u ndez me ngjyra festash përsëri
Njerëzit po gëzojnë
sikur asgjë e errët nuk ekziston.
Po ikën edhe një vit…

Zemra ime
në sytë e shpirtit nuk njeh kohë
Struk në thellësi rrahjen e vetme që më bëri grua-perëndi.
Jetojmë në një botë ku askush nuk na rrëmben
dridhje fryme puthur galatikash.
Më duaj i dashur kështu
Nuk ka drita festash pa ty.
Oh, ti e ndjen sa shumë jepem pas teje
Nuk më merr malli për asnjë dashuri të humbur
Je elektroda e çdo rrahjeje.
Nëse hesht
jemi përhumbur shtratit të harresës njerëzore
E lumja unë si ndrij shpirtët tënd
e ti je drita syve të mi ku merr fuqinë e qenies kozmike, krahë fluturues ëndrrave të tua.

Zemra ime,
më fale dhuratën më të shenjtë,
shpirtin e një djali mes dritës e ferrit dashuruar
Trupit të tij ndizem fikem,
si një festë e pambaruar.
Dhjetor 2025.