Artan Xh. Duka: Demokraci me kripё e piper!
Klasa politike e tranzicionit sot nuk ka mё asnjё “kokё turku” pёr t’u shfajёsuar tek qytetari pёr gjёndjen e demokracisё e shtetit ligjor qё mezi shtyhen sado “kripё” e “piper”. Nuk pinё mё ujё as retorikat e “reformave”, as anatemimi e revanshizmi ndaj socializmit e as “teatri” i stisur politik me njёri-tjetrin pёr tё pёshtjelluar artificialisht.
E shkuara u prish terezinё
Pёr socializmin brezat janё akoma gjallё qё politika tё kuturiset e nxijё ende pa “doganё” pas katёr dekadave pushtet. Krahasimi alla“38” ka humbur kuptim me tranzicionin qё nuk do diҫiturё e stonon edhe ndaj vetё monizmit nga reformat qё nisen e nuk bitisen, ekonomia e shpёrfytyruar, kaosi urban, siguria, zbatimi i ligjit, shёndetёsia e arsimi etj.
Duke futur socializmin nё “thes” e etiketuar alla-Rama “Kore tё Veriut” atё, klasa e dёshtuar e tranzicionit jo vetёm shpёrfill, nёpёrkёmb e fyen kontributin e brezave tё tёrё por edhe po krijon preҫedentin e “thesit” pёr mё tej.
Asnjё sistem, asnjё qeverisje nuk ёshtё bardhё e zi ndaj qasja nё “thes” me tё cilёn anatemohet socializmi, nuk duhet tё ndodhte nё demokraci, ndryshe, njёlloj si lufta e klasave e nepotizmi dikur, sot shkatёrrimi ekonomik i ‘90s, piramidat, Gёrdeci, anarkia 97, grushti shtetit, 21 janari, 26 maji votёs, varfёria, droga, bandat, “festat” kur vjen uji, dritat, pёrmbytja qё t’a bёn pallatin me pamje nga deti etj kusure, dalin e teprojnё pёr t’i hequr “vizёn” demokracisё. Ndaj edhe retorikat kundra, deri nё revanshizёm, vetёm pёshtjellojnё e ndajnё shoqёrinё me tё ardhmen peng tё sё shkuarёs.
Socializmi nuk mund tё sulmohet me tё njёjtёn qasjen pёrjashtuese “ne ose ata” tё huazuar prej tij. Demokracia ёshtё sistem “mёndjehapur” qё pranon tё shkuarёn me dritё-hijet e saj dhe sfida e njё politike tё urtё e me kёmbё nё tokё do tё ishte qёmtimi i vlerave tё ҫdo epoke, monarkia, socializmi etj dhe ecja pёrpara si shoqёri me apelin e sё mirёs qё tejkalon sistemet. Karshillёku mё me vlerё ndaj sё kaluarёs ёshtё dalja e gjёrave nё dritё e kjo ende nuk po ndodh ose po ndodh fare pak e merr shumё kohё.
“Peshorja” e demokracisё nuk duhet tё hajё nё peshё sepse si sistem ai bazohet tek liria pёr tё thёnё, qёnё e bёrё. Asnjё sistem nuk ёshtё i pёrsosur nё praktikё e demokracia nuk bёn pёrjashtim, deri edhe liria e fjalёs mund tё tё futё sot nё telash nga vёndi punёs e deri tek siguria se deri dje merrej shteti me ty por sot nuk dihet nga tё vjen.
Kur flitet pёr socializmin ёshtё nё lojё puna, sakrifica e krenaria e brezave tё tёrё qё meritojnё respekt qё sesa punё referendumi ёshtё llogjikё njerёzore, empati e mirёkuptim brezash qё duhet tё shkёmbejnё stafetёn e miqёsisё e mirёnjohjes e jo ura zjarri ndarёse mes tyre. Sfida ndaj sё shkuarёs nuk ёshtё ndarja me thikё prej saj por absorbimi si rikujtesё, pёr mirё e pёr keq mё tej, ndryshe e ardhmja pёrsёrit tё shkuarёn herёt a vonё.
Kohezioni shoqёror forcohet kur pranojmё njёri-tjetrin nё lirinё pёr tё qёnё vetvetja e pluralizmi e rishikimi i historisё nuk ka gjё tё pёrbashkёt me revanshin historik. Korrigjimi i padrejtёsive tё djeshme me padrejtёsi tё re nuk krijon meritё sepse disidentёt e djeshёm nuk u persekutuan qё tё paragjykohet tjetri ndryshe e krijohen steriotipe sot. E nёse duhet referendum pёr tё gjykuar rreth sё shkuarёs, ashtu qoftё; mё mirё njё shesh me larmi figurash historike kundёrshtarё kohrash sesa njё shesh bosh pa histori apo gjysmak vetёm me monumente “fitimtari”!
“Skleroza” apo “lufta e tё kundёrtave” nuk i shkon demokracisё e pajtimi e revanshizmi historik nuk shkojnё bashkё. Nuk ndodh as nё Perёndim dhe nuk i shkon aq mё tepёr njё partie tё majtё si PS qё me veprimet apo mos veprimet e qeverisё sё saj ka krijuar plot kakofoni e zhgёnjim.
I bashkon mё shumё se ҫ’i ndan!
Edhe retorika politike e stisur “kush je ti e kush jam unё” e tensioni politik artificial qё ndau qytetarёt nё tranzicion nuk ngjit mё si dikur. Gjithnjё e mё shumё qytetarёt po ngjishen nё “varkёn” e mbijetesёs e nevojёs pёr tё jetuar me dinjitet e Rama e Berisha gjithnjё e mё shumё po shihen si pjesё e sё tёrёs qё stonon nga paraja, klientelizmi, retorika ndaj drejtёsisё, sistemi zgjedhor etj. Ata nuk bёnё pajtuesin nё tranzicion por ndanё vёndin nё “besime” politike nё kurriz tё harmonisё shoqёrore qё trashёguam pёr mirё edhe nga socializmi vetё.
Ata ishin keq pёr rrotacion e pluralizёm mendimi e veprimi sa kohё endeshin poshtё “fikut” tё pushtetit e politikёs por tani qё kacaviren majё tij gjithshka bёjnё ёshtё si tё kenё njё “manual” apo “udhёzues” pёrdorimi xhepi pёr autokraci nё demokraci. Nga 7501 i pronёs qё futi sherrin mes qytetarёve, sistemi zgjedhor i 2008 qё i la pa gojё ata, “hieroglifet” ligjore me “bisht” qё pёshtjellojnё qytetarin por janё si me “porosi” nё favor tё klientelizmit etj.
Dhe kur mosha bёn tё vetёn, nepotizmi biologjik apo politik bёn tё tijin duke katapultuar haptazi apo prezantuar skuthazi mediave “yje”, deri edhe nga jashtё shtetit, paҫka se i zoti e nxjerr gomarin nga balta dhe guri rёndon kur jeton e nuk ёshtё part-time nё vёndin e tij.
Qeveri teknike e reformё zgjedhore
Tashmё qё “tava” Rama ёshtё bёrё “kullesё” po shtohen edhe zёrat pёr votёbesim qoftё me zgjedhje tё parakohёshme apo qeveri teknike deri nё pranimin nё BE apo pёr zgjedhje tё parakohёshme.
Njё qeveri teknike pёr zgjedhje tё parakohёshme do tё vlente vetёm nёse ajo merr pёrsipёr fillimisht reformimin e sistemit zgjedhor, bazuar edhe tek mazhoritari dhe kalimin e tij nё referendum. Ndryshe, do tё ishte humbje kohe nё shёrbim tё statukuosё sepse Kuvёndi do tё mbushej prapё me ata qё janё sherri i demokracisё.
Pa reformё zgjedhore, qeveria teknike mbetet naivitet apo djallёzi nё politikё. E nёse edhe partitё e reja duan qeveri teknike por pa vёnё si kusht reformёn zgjedhore, atёhere ёshtё thjesht punё “bёrrylash” edhe pёr ta pёr ca karrike e privilegje nё Kuvёnd. Nёse kёshtu, njёlloj si BeRama, nuk ёshtё se nuk dinё por nuk duan e vёnё veten nё plan tё parё.
Klasa politike problematike e sotme ёshtё fryt i sistemit zgjedhor aktual. E ka mbaruar misionin e saj nё mos biologjikisht, politikisht pёr tё mos thёnё edhe juridikisht me SPAK qё u vjen vёrdallё. “Dominoja” e parё qё duhet tё rrёzohet qё tё bjeri mё pas “muri kinez” i abuzimit politik mbetet pengmarrja e votёs pasi koha tregoi se ligji 2008 krijon “mjegull” pёr tё abuzuar me pushtetin.
Vota, referendumi pёr sistemin zgjedhor, privilegjet e tepruara tё partive e pushtetarёve, kufizimi i mandateve nё pushtet etj shtysa pёr normalitet demokratik, janё tё drejta organike nё demokraci qё nuk dalin kurrё nga “moda” apo bёhen “bozё”.
Deri tani politika e tranzicionit ia ka dalё tё “hipnotizojё” me idenё se gjёrat nuk ndryshojnё, nuk ia vlen tё kёrkosh se bёhesh “bozё” por mbetet vetёm tё bёsh “amin” pёr ato qё jepen me “pikatore” nga politika e shurdhёr lart. Por ngritja e zёrit pёr gjёra qё i japin dinjitet qytetarit nё demokraci nga vota, referendumi, prona, barazia para ligjit etj, nuk bёhen kurrё “bozё”. Bozё ёshtё vetёm ky takёm politik.