Kush gënjen, bashkia e Tiranës apo kompanitë private të transportit urban?
Pranë shkollës “Sabaudin Grabiani” egziston një pikë e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët dhe disa kategori të tjera të kësaj zone. Kjo pikë ka qenë e hapur një ose dy ditë në 2025 dhe asnjë ditë tjetër në 2026. Por kjo dukuri nuk ka qenë vetëm në këtë pikë shpërndarjeje por edhe në shumë të tjera. Për një javë rresht sporteli para dhe mbrapa ishe i kyçur dhe pak më vonë ka dalë një fletë A4 me mbishkrimin “Mbyllur”. Si bashkia e Tiranës ashtu edhe kompanitë private kanë të dhënat e tyre dhe për këtë shqetësim duhet të deklarohën se sa përfitues kanë qenë për janarin 2026.
Mund të ketë ndodhur që bashkia e Tiiranës nuk ka lëvruar fondin përkatës për kompanitë private dhe këto të fundit kanë shpërndarë sa kanë dashur dhe kanë mbyllur qepenat, por për transparencë të dyja palët duhet të bëjnë publike se sa abone janë shpërndarë në 2026. Njoftimi “Mbyllur” është i turpshëm, po aq i turpshëm edhe mbyllja e qepenave. Një person përfitues nuk ka pse të nxitojë në një ose dy ditë në mbylljen e një muaji, por atë mund ta marrë kur ta dëshirojë në çdo ditë të tij.
Njoftimi një vit më parë
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë
Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.
Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.
Për regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës për Abone Pensionisti, qyetarët duhet të paraqiten pranë njësive administrative respektive ku banojnë, duke filluar nga data 16.12.2024. Bashkia e Tiranës sqaron se pajisja me bileta të pajtimit mujor (Abone Pensionisti) të përgjithshme, me të drejtë udhëtimi në linjat qyetase, do kryhet sipas procedurës më poshtë:
a) Përfitues do të jenë të gjithë personat banues në Bashkinë e Tiranës, femrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe meshkujt të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç.
b) Qytetarët paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, me kartën e identitetit me qëllim regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës me Abone Pensionisti.
c) Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat përkatëse të shpërndarjes me kartën e identitetit dhe foto.
d) Pajisja e qytetarëve përfitues me Abone Pensionisti, pranë pikave të shpërndarjes së aboneve të pensionistit, bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.
e) Gjatë udhëtimit në mjetet e shërbimit të transportit publik qytetas përfituesit duhen të kenë me vete Abonenë e Pensionistit dhe Kartën e Identitetit.
f) Pajisja me Biletën e Pajtimit Mujor (Abone Pensionisti) bëhet në pikat e përcaktuara që do njoftohen në vijim dhe që do jenë te kioskat pranë disa prej stacioneve të autobuzit.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë masa lehtësuese edhe për studentët. Të gjithë studentët që janë të pajisur me Kartën e Studentit do të vazhdojnë të udhëtojnë falas.