Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Janari Republikan!

CV e shtetit

Qoftё 21 i Republikёs sё Parё apo 11 e Republikёs sё Dytё, janari mbetet gjithnjё republikan. Janё data qё na bёjnё bashkё edhe sot nё Republikёn e Tretё tё pas ‘90, pavarёsisht se politika qё pretendon se bёn shtet, bёn “kontrapedalin” e sillet sikur tё ishim monarki me arbitraritetin e karshillёkun qeverisёs nё tranzicion duke stonuar edhe me vetё monarkinё e monizmin qё mbanin “era” shtet. 

Festa e Republikёs ёshtё pёrkujtesё e festё e vetё shtetit, moment krenarie e triumfi pёr evolucionin e forcimin e tij pas 1912 si pasuri e trashёgimi brezash pёr mё tej sikurse edhe njё rikujtesё se si shtet “amё” kemi detyrime pёr kombin kudo nё gadishullin Ilirik. 

“Ora” e historisё, qoftё kjo falё miqёsisё historike me SHBA ashtu edhe rrugёtimit drejt BE, punon pёr kombin shqiptar dhe dita e Republikёs ёshtё njё super-kujtesё se fati i demokracisё e shtetit shqiptar nuk mbahet mё peng nga gjeopolitikat antishqiptare nё rajon. 

Ndaj, si nё respekt tё qytetarit ashtu edhe tё aleancёs me SHBA e ngritjes sё “stekёs” me uljen nё tryezёn e BE, thelbi e imazhi i shtetit shqiptar duhet tё jetё nё po atё lartёsi, edhe duke u festuar si i tillё, ndryshe kalimi “vjedhurazi” e pa lёnё gjurmё i 11 e 21 janarit stonon.  

21 janari ёshtё njёkohёsisht edhe njё datё tragjike pёr demokracinё e shtetin e sё drejtёs por respekti ndaj tragjedisё e detyrimi i drejtёsisё ndaj saj pёrmbushet vetёm kur republika funksionon me janarin qё i grish tok ato.  

Republika e Tretё!

Reformat, synimi i standarteve perёndimore, emancipimi demokratik e qytetar, liria e medias etj zhvillime tё prekshme, ndonse janё kontribut e arritje pёr Republikёn e Tretё tё pas ‘90, prapё janё pak pas afro 4 dekadave tё saj. Ka reforma por ka edhe fasadё, ka komunikim modern por ka edhe sjellje anadollake, ka ligj por ka edhe Maliq, standarte tё dyfishta nё komunikim me botёn e qytetarin etj dhe mbi tё gjitha ka abuzim me pushtetin e politikёn e kjo nёpёrkёmb Republikёn e Tretё. 

Ёshtё ky abuzim “elitar” qё e ka shndёrruar tranzicionin nё lёngatё e “odise” pafund nё kurriz tё qytetarit me politikёn mё pas, qё pёr t’a mbuluar atё, zё e deformon edhe vetё sistemin demokratik, haraҫin e sё cilёs e paguan edhe imazhi i shtetit e i Republikёs vetё. 

Republika, dita e sё cilёs nuk kujtohet e festohet zyrtarisht sikur tё mos jetё, nuk ёshtё ajo qё duhet tё jetё kur vota pёrmbys raportin votues-deputet e sa herё votohet bёhemi qepaze si shtet para botёs sikur tё sapo kishim dalё nga lufta, kur palёt shkёmbejnё akuza e mosnjohje rezultati (Kosova, njё shtet i ri nuk ka probleme tё kёtij lloji) ndёrkohё qё edhe i numёrojnё vetё, kur bota ҫdo katёr vjet mbush raporte me rekomandime e sugjerime pafund sikur tё mos “mbushim” dot etj! 

Republika nuk ёshtё ajo qё duhet tё jetё kur prona “humbet” tё zotin dhe politika ia ligjёron atij qё e zё atё me tam-tame mё pas, kur paraja e qytetarit futet “piramidave” tё investimeve klienteliste, pasuria publike e natyrore dorovitet ku s’e pret, padrejtёsia e parabarazia “rregullohen” me ligj etj. 

Interesi qytetar, demokracia e shteti ligjor, nё fund tё fundit vetё Republika e imazhi i saj, nuk kanё pse tё vuajnё pasojat e politikёs qё ka marrё kot e qё pёr tё garantuar vijimёsinё, mban peng fatin e shtetit e shoqёrisё. E sa kohё ia dalin, ky avaz do tё jetё dhe dalja nga ky rreth vicioz mbetet vetёm njё reformё zgjedhore ku vota dikton. 

Boshllёku i madh nё kalendarin plot

Festojmё shumё festa e kemi plot pushime nё kalendar pёr tё lёnё nё harresё atё tё Republikёs qё ёshtё “CV” qё na prezanton e na stampohet edhe nё pasaportё. Festohen e pёrkujtohen data fetare e pagane, politike e sociale, tonat e tё botёs etj me politikanёt gjithnjё duke u shtyrё tё rrёmbejnё mikrofona e rrokur kamera e prapё njё llaf nuk e thonё pёr “ditёlindjen” e pasaportёs sonё. Fundja nuk befason kur mendon se, mirё 29 nёntori e 5 maji por as 28 nёntori nuk i bёn gjithnjё bashkё. 

Nuk janё tё arriturit e misionarёt qё Republika e Tretё meriton; duket sikur nuk duan shtet pa nuk u hyn nё sy as dhe “ditёlindja” e tij. Janari u rikujton atё qё nuk arritёn apo nuk e donin e ditёlindjen tani duan t’ja harrojnё. Edhe duke hequr emra vёndesh e shkollash ku tё munden gjithandej ndonse historia nuk shkruhet kollaj nga lart (e tenton Greqia me toponimet shqiptare, kuturisemi edhe ne me “toponimet” e monizmit!). 

Por, mbase mё mirё qё nuk fryjnё “qirinjtё” e Republikёs nё ditёn e saj; njё “maskё” mё pak se prapё ajo ditё peshon edhe pa ta.