Ismet Hajrullahu: Apel për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”
Përderisa nuk ka një deklaratë zyrtare që titulli “Doctor Honoris Causa” i dhënë Josip Broz Titos në vitin 1975 është tërhequr, atëherë ai titull ende mbetet në fuqi.
Ky fakt është i papranueshëm për një universitet që sot mban emrin e Hasan Prishtinës, simbol i lirisë dhe qëndresës kombëtare.
Tito është përgjegjës për krime të rënda ndaj shqiptarëve: Masakrën e Tivarit, Masakrën e Drenicës, aksionin e mbledhjes së armëve (1955–1966), dhunën ndaj nxënësve dhe studentëve gjatë demostratave të vitit 1981 dhe terrorin e vazhdueshëm në Kosovë.
Mbajtja e një nderimi akademik për një diktator dhe kryekrimiel është fyerje për viktimat dhe familjet e tyre.
Universiteti i Prishtinës duhet të veprojë menjëherë që të tërheq titullin “Doctor Honoris Causa” dhënë Titos, si një akt moral, historik dhe kombëtar.
Ky hap do të tregonte respekt për viktimat, do të çrrënjoste trashëgiminë totalitare dhe do të afirmonte vlerat e lirisë e demokracisë që universiteti përfaqëson sot.