Artan Xh. Duka: Populizёm apo shtet social?!
Gjёagjёza ligjore
Pёr njё vend sa njё “lagje” bote, matemi edhe me Kinёn pёr burokraci e mullar legjislacioni e rregullash e prapё kjo nuk na bёn shtet ligjor. Sot ka yҫkla pafund – ligje, gёrma, shtojca, tё veҫanta, pёrjashtime, akte normative, afate, data nga “xhepi”, procedura, vula e firma etj qё hutojnё edhe Diellёn, mbi gjithҫka – zgjedhjet, qeverisja, tenderat, investimet strategjike, punёsimet, strehimi, kompensimet, pensionet etj.
Gjithҫka do “avokat” se gjithҫka “rregullohet” (lexo ndёrlikohet e mjegullohet) me ligj duke pёshtjelluar e shtuar kusure qё duan kёmbё e kohё, ligjёruar pabarazi e padrejtёsi me “ligj” etj, me tё vetmen faqebardhё klasёn politike e oligarkinё pёr tё cilat gjithҫka sikur “qepet” me porosi!
Buja me tapitё falas atyre qё zunё pronat historike e investimet infrastrukturore mё pas, shtёpia falas kur e prish tёrmeti, dёmshpёrblimi pёr pёrmbytjen atje ku nuk duhej lejuar ndёrtimi, paratё e hedhura rrugёve qё nuk mbajnё shiun e parё, gjeli i detit pёr fundviti etj “dorovitje” nga lart nuk janё rutinё shteti ligjor e social por populizёm e qoka politike, zgjedhore e klienteliste nё kurriz tё xhepit qytetar.
Ky populizёm nё emёr tё popullit e nё kurriz tё tij, shkon e thellon mё tej pabarazinё e padrejtёsinё tek qytetarёt bazuar nё ligj! 7501 bёri “reformё” agrare nё kurriz tё pronarit legjitim e historik, me ligj u trajtuan ndryshe qytetarёt nё banesa tё ish-pronarёve qё paguan qera njё jetё si tё gjithё, jepen si “mall plaku” shtёpi falas pas tёrmetit, lehtёsira strehimi pёr administratёn ndonse prindёrit morёn banesё nё ‘90, ua dhanё dyqanet e magazinat atyre qё i gjeti ‘90 atje, jepen pensione “speciale” etj arbitraritete pafund, jo nga padija por makutёria e tinёzia pёr pёrfitime e vota e lёnё “litarё” sherri pёrjashta qё qytetarёt tё merren me njёri-tjetrin nё tranzicion.
Sebepe mbi sebepe!
Shpesh ky arbitraritet “ligjor” diskriminon deri shumёfish qytetarin, bile edhe duke pёrdorur si sebep diskriminimin e mёparshёm pёr atё tё rradhёs “ligjor”!
Me mijra familje e qytetarё u diskriminuan me ligj nё vitet ’90 duke mos privatizuar banesё si gjithё tё tjerёt me arsyetimin se banonin nё banesa ish-pronarёsh megjithёse edhe ata paguan qera njё jetё tё tёrё. Ata sot janё pensionistё qё nuk kanё t’u lёnё pas njё shtёpi si trashёgimi fёmijёve si tё tjerёt. Janё tё detyruar tё jetojnё tek shtёpia e fёmijёs dhe, ndryshe nga tё tjerёt, ua shtojnё barrёn financiare sepse “ligji” nuk u njeh bonusin e elektrikut me sebepin se nuk kanё tapi shtёpie nё emёr tё tyre ndёrkohё qё vetё shteti i la pa shtёpi kur i diskriminoi pёr strehimin nё ’90.
Akoma mё keq, plot nga kёta pensionistё janё edhe pronarё tokash qё 7501 ua mori dhe nuk i kompensoi kurrё, ndёrkohё qё 4 dekada paraja publike ёshtё dorovitur sipas qejfit politik.
Shteti i vёrtetё ligjor e social reagon ndaj sё drejtёs pa dallim, qoftё ky thjesht njё individ apo shtresё, sado pakicё e pa peshё zgjedhore qoftё ajo. E drejta nuk ёshtё punё numrash por dinjiteti dhe precedenti pёr tё ardhmen. Me rradhё ёshtё kjo punё dhe padrejtёsia “ligjore” mund t’i trokasё tek dera ҫdokujt herёt a vonё ndaj na lypet njё shtet ligjor e social qё apelon solidaritet mes nesh e jo populizёm politik qё nxit qasjen “O Mete pёr vete” e indiferentizmin nё shoqёri.
Ndasi nё pleqёri
Populizmi nuk ka kursyer asnjё shtresё me qasjen e “njerkёs” e tё “nёnёs” deri edhe nё kurriz tё shtresёs fisnike tё pensionistёve. Ata qё duhet respektuar pёr kontributin me dekada nuk duhet tё diskriminohen me “ligj” si pensione speciale, pensione pёr ish-pushtetarё e deputetё, lёmoshё pёr punёn nё socializёm etj. Shteti ligjor e social ngrihet mbi parime dhe pensioni shtetёror duhet tё jetё dinjitoz e dallojё vetёm nga numri i viteve kontribut.
Gjithҫka duhet tё indeksohet me inflacionin sepse rrogat rriten e kontributet po ashtu. Nё socializёm kontribuohej pёr aq sa paguhej dhe rrogat e kontributet nё ҫdo dekadё demokraci rriten po ashtu por kjo nuk do tё thotё se nuk kanё kontribuar dhe nuk meritojnё njёlloj.
Nёse pensionisti i djeshёm “ha” nga i “sotmi” sepse sot kontribuohet mё shumё, edhe i “sotmi” njё ditё do tё jetё i “djeshmi” e do tё “hajё” nga i “nesёrmi” e kjo ёshtё spiralja e jetёs ku mbillet qё tё hajё tjetri mё pas.
Njё shtet ligjor e social i bie lapsit e gjen skemёn qё garanton pension dinjitoz e pa dallime “epokash” e jo sebepe pёr diferencim. Pёrtej skemave private, pensioni shtetёror duhet tё bazohet nё numrin e viteve tё punёs sepse vetё kontributet rriten me inflacionin. Dikur kontribuonin mё pak se paguheshin mё pak ndaj dhe postet e rrogat e larta janё privilegj i kohёs sё punёs (rroga, shpёrblime, kursime, investime etj tё gjitha nё llogarinё bankare tё individit) e nuk ka pse tё llogariten pёr tё ndarё qytetarёt edhe nё pleqёri. Pёr tё mos folur pёr pensionet speciale si “qoka” qё pёrbuzin punёn e shumicёs sё pensionistёve nё vend.
Nё socializёm kishte ndёrkohё edhe “kontribute” tё tjera indirekte sepse tё mirat materiale, shёrbimet publike, gjithҫka falas, ushtria, shkenca e arti, investimet etj, nuk binin nga qielli por bazoheshin tek puna dhe plot mbeten ende trashёgimi brezash. Fundja, kontributi dikur pёr pensione ishte pёr ato ҫmime qё ishin dje dhe jo tё sotmet qё kanё marrё revan pёr tё cilёt kёta pensionistё nuk kanё faj.
Pushtetarёve populistё nuk ua ndjen pёr diferencimin mes tё barabartёve. I futen llogaritjeve, arsyetimeve, sajojnё “kritere” e yҫkla pёr “piramida” arbitrare rrogash e pensionesh, pensione fshati e qyteti, “tavane” pёr bonuset pёr pensionistёt (ca ҫ’ka, ca pak, ca aspak), bonus elektriku me “bishta” (jo tё gjithё ndonse tё gjithё duan tё ngrohen), kompensime me specifika pёr ilaҫe etj.
Pastaj u zёnё nё fyt gjelin e detit atyre qё nuk pёrtypin dot, autobuzin falas atyre qё nuk ngrihen nga krevati, rritje “pikatore” pensionesh mot atyre qё zor e shtyjnё sot etj vёnie “dore” nё zёmёr larg thelbit tё shtetit social.
Rini e pleqёri e “vjedhur”
Politikёs sot i mungon njerёzillёku. Trajtimi njёlloj, dinjitoz e me hak i pensionistёve nuk ёshtё socializёm por humanizёm e nёse ky i fundit ёshtё socializёm, ashtu qoftё. Me llafe bёjnё “misionarin” por nuk jetojnё “kasolleve” e bredhin mes njerёzve me “sandale” por nanurisen nё flluckёn e privilegjeve pafre e kapardisen makinave luksoze e vilave me postbllok. Dhe ca vetquhen edhe “socialistё”!
Njerёzit kanё frikё tё plaken nё vёndin e tyre ndaj dhe emigrojnё dhe plot nuk kthehen mё jo se nuk e duan vёndin e tyre por se politika ua ka bёrё tё “huaj” atё. Mёrgimi e vёshtirёson mё tej tё ardhmen e pensioneve por sfida nuk ёshtё vetёm kthimi e punёsimi por edhe pёrdorimi efikas i taksave edhe nё funksion tё njё pensioni dinjitoz shtetёror me qeverisjet “barkngopura” qё blejnё “lule” nё kohёn e “urisё”.
Rinia nuk kthehet tё bёjё revolucion qё tё ikё Hasani e tё vijё Hyseni, as nuk kandiset me bonuse e stimuj fiskal etj, por vetёm kur politika tё marrё pёr mbarё me hap tё parё largimin e BeRamёs me oborre pas.
Rinia kthehet kur ka gjёrat nё dorё e punёn e mundin nuk ua nёpёrkёmb mё kush e kjo nis nga referendumi e vota me sistem mazhoritar qё nuk tё bёn pёr “burrё” nё politikё. Dikur presidenti Alia humbi pёrballё njё inxhinieri tё panjohur nё publik atje ku u themelua edhe Partia; ia del dot Rama nё Surrel e Berisha pas Kryeministrisё?
Rinia, pleqёria, fatet njerёzore janё rёnduar tё gjitha nga politika e mbrapshtё qё ia del edhe kohёs se rigjenerohet si kandili i detit me “klonet” politike qё trashёgojnё abuzimin politik.
Korbi korbit nuk ia nxjerr sytё dhe zor se politika e prapё do tё hahet si qёntё nё kasaphanё e sa pёr partitё e reja, mbase “bonus” se deri tani janё hallvё e ftohtё e grinden pёr sahan nё politikё. Ndaj sot pёr sot, shpresa pёr ҫdo gjё, edhe pёr pleqёri e pension dinjitoz, mbetet sa tek bota me SHBA e BE e presioni i tyre pёr shtet tё vёrtetё ligjor aq edhe SPAK. Frika e ruan vreshtin por pa preҫedent ndёshkimi, ky avaz do tё vazhdojё dhe pritja e gjatё, pёr plot do tё jetё vonё!