Zana Tako: Kur flatrat e ëndrrës më rrëmbejnë diku larg
Kur flatrat e ëndrrës më rrëmbejnë diku larg, i mbyll sytë, se dua që ëndrra të zgjatë e të mos këputet, e të besoj, se lumturia nuk është vetëm një çast. Mendimin e ruaj si kristal, të mos thyhet e të bëhet copash.
Dua, që sa herë mendimi e prek ëndrrën, të dyja të bëhen bashkë e të frymojnë me njera- tjetrën, për të realizuar atë që e dëshiroj aq shumë, sa herë që shpirti e kërkon në vërtetësi.
Fryma më ndalet e sytë nuk duan të hapen, se jo vetëm në ëndrra kuptojmë atë që duam. Por nëse i hap sytë do të verbohem, se ajo që dua qëndron para meje, edhe kur nuk e pres, se vetëm çasti lumturon, dhe kthen në kohë atë që nuk shpreson!