Albspirit

Media/News/Publishing

Spasse Thanasi: ROMANI QЁ E BЁRI TЁ FAMSHЁM KUDO…

 
Mbi shpatullat e qytetit
Nё ngjyrat e kalldrёmit historik
Rreth lagjeve me mbulesё mendimi
Vargjet e mia pёr Gjeneralin
I gjeta shpёrndarё si fenomen i trishtё
Nё rrokadёn e kohёs, kur Ismai Kadare
Solli plot fuqi pёr lexuesin shqiptar
Romanin “Gjenerali i Ushtrisё sё Vdekur”.
Ngjarja merr frymё mbi mbulesёn e ndjenjave
Kur lufta i dha rrugicave tё gjalla
Njё botё tё mbyllur kujtimesh
Njё shpirt tё ftohtё ankthi
Kur diçka e re vdiste me ёndrrat e pakthyera
Dhe historia e lirisё mbetej vetёm frymё
Njё muzikё qё buçiste nga kambana njerёzore
Zgjonte e zgjonte mendimet e maratonёs marramendёse
Nё pёrballim tё zёrit tё Nazim Hikmetit poet
“Njё gjendje e trishtuar e lirisё”!
Kjo poezi mbartur me luftё e jetё
Ka brenda “shpirtin e shenjtё” tё gjigandit
Qё kurrё s’do vdes
S’do tё preket kollaj nga endacakёt pa mend tё letёrsisё
Zёri i tij nёpёr kohё

Do tё jetё frymё e gjallё e lirisё
E ёndrrave dhe e dashurisё!…
Pёr romanin qё e bёri tё famshёm kudo
Tё skalitura vijnё mendimet
Me vargjet e poezisё, kushtuar “Gjeneralit…”
hero i kohёs sё vdekur.

Gjenerali nё qytetin e gurtё…

Simfonia historike e Kadaresë

Enigma e Kadaresё

Pёr misionin e Gjeneralit…

Simfoni e mendimit
Nё kёrkim tё ndjenjёs!…

  1. Misioni i panatyrshёm…

Nё vjeshtёn e lagёt dhe me shi
Gjenerali zbriti nё Shqipёri
Me misionin e panatyrshёm nё tokёn e huaj
Tё ngrinte nga balta ushtrinё e vdekur.
 
Nёpёr shi ai udhёtoi i çmendur
Bisedonte me priftin pёr luftёn dhe varrezat
Nё shtjellёn e ujit si nё njё ankth
Gjenerali ndeshi shkёlqimin e ftohtё tё helmetave
Rreshtin e gjerё tё ushtarёve tё vrarё si gurё memorial…

       
      Njё pirg kujtimesh me varre paanё
      Pёrzier me zhurmёn e ujrave dhe bregun plot paqe
      I solli pamjen kёrcёnuese tё maleve
      Disfatёn e asgjёsimit me harrimin e vdekjes..
       
      Gjenerali humbi madhёshtinё
      Me endjen varrezё mё varrezё
      Me frikёn e lashtё nga ujёrat e kaltёra
      Ulurima e dallgёve si muzikё e luftёs
      Pёrball detit dhe kohrave plot stuhi
      U bё siluetё me pushkё majё brigjeve
      Kёngё e largёt dhe e pabesё…
       
      Poshtё mjegullёs nёpёr rrafshnaltat dimёrore
      Mbi supin kёrcёnues tё brigjeve
      U ngrit jehona dalldisёse e fjalёve
      “Gjenerali i Ushtrisё sё Vdekur”! 
       
      Gjeneralit i kujtohen qindra kamionё ushtarakё
      Ulur radhё – radhё me mjekrat mbёshtetur mbi tytat e pushkёve
      Lёkundja e tyre vazhdimisht
      Ngjante aq shumё me mimikёn e gurtё
      Bёhej marrёzi e gjatё me ironinё e gurosur.
       
      Ashtu si xhadeja qё rotullohej rreth maleve
      Gjenerali tirrte lёmsh tё pazgjidhur
      Me pamje tё llaftarisur nё kryqёzimin e statujave
      Qe zverdhur krejt, me supet e zbardhura nga dёbora.
       
      Autokolona e kamionёve tё ngarkuar me arkivole

      Dukej vapor i madh me ushtri tё madhe
      Mbushur me tonelata kalciumi e fosfori
      Kontrast i trishtuar nё fundin e vjeshtёs…
       
      Gjenerali kthente kokёn pas
      Malet po largoheshin mё tepёr
      Konturi i tyre me kёrcёnime abstrakte
      Bёhej frikё e turbulltё, vёrshim nё skёterrё…
       
      Mbi flakёt e dёborёs
      Ndjenjat squlleshin dhe preknin tokёn
      Freskia e pafund nga qielli
      Njё sezon i vёshtirё me pasagjerёt e vonuar
       
      Gjenerali me gjithёfarё shёnimesh nё duar
      Linte pas njё shkrim nervoz
      Njё lёkundje tё ftohtё ajri
      Mbi rrullat e ballit gjithё djersё
      Ngarkuar me “sekretin e luftёs”…

      E Diel, 27 Korrik 2014.

      2. Zhvarrimet…

      Kazma lёshoi tingull tё shurdhёr
      Gjenerali vёshtroi plisat e parё tё lagur
      Mbajti shёnim nё bllok pёr varrin e parё
      -“Tё gjithё pёrreth si tё ngrirё
        Plisa tё zinj, tё shkrifёt qё lёshonin avull…”
       
      Si “shtegёtar” nё tokёn e huaj
      Gjenerali vёshtronte profilin e gurtё

        Mbi varrezat e ushtarёve tё vdekur
        Vёrtitej njё grumbull eshtrash me kafka tёrё baltё…
         
        Kёrkimi i eshtrave pas luftёs
        Mё e madhja hipokrizi e kohёs
        Zёrat e shqetёsuar nё baltёn e mallkuar
        Panik dhe frikё nё krahinat e largёta
        Pёr tё gjetur eshtrat e kolonelit tё shenjtё!…
         
        Gjenerali me sytё ngritur nё qiell
        Horizontet mbytur nё mjegull
        Çoheshin pёrpjetё si shigjeta majё malesh
        Heshtja mbyste si ndonjё varrim!…
         
        Nё peizazhin e zymtё
        Mori gurёsh mbulonin tokёn
        Gjenerali me njё tё fshehtё tragjike
        Nё sfondin e mjegullёs
        Ngrinte trishtimin e madh…
         
        Nёpёr shtresat e sfungjerta tё reve
        Skajet e horizonteve ngrinin krye mbi fushёn
        Qielli bёhej i padurueshёm
        I fundosur i tёri nё dritёn e indiferencёs…
         
        Me kafka dhe dhёmbё nё duar
        Future thellё nё mbretёrinё e kalciumit
        Njё kapitull pa numur niste monotoninё
        Teknologji e zymtё me rrapёllima tё tmerrshme
        Copё e luftёs qё vinte rrotull jetёs – vdekje!…

          Era vёrshёllente si nё skёterrё
          Frika e turbulltё bёhej mё abstrakte
          Gjenerali pёrsёri mendohej:
          “Deri kurrё ky shtegёtim i rёndё malesh,
           Nё ankth pambarim!…”
          Lopatat uleshin e ngriheshin
          Ndёr varret e mbuluara me dhe
          Gjenerali dhe prifti numuronin eshtrat e mbledhura
          Me mushamatё mbuluar pёr udhё tё madhe
          Kёrkonin ushtarёt e vrarё si nё njё pёrrallё!…
           
          3. Muzgu i xhadeve tё bardha


          Kryqёzimi i pafund xhadesh tё lagura
          Nё tokё tё huaj, monotoni e gjatё
          Gjenerali rendi e rendi nё mёnyrё lakonike
          “Tё mbledh eshtra, tё zgjoj ushtarё tё vdekur”!
           
          Pёrtej urёs, nё kёmbё tё saj
          Vazhdonin gёrmimet me pёrtesё
          Nё horizont grykat e maleve
          Ishin mbytur krejt nё mjegull…
           
          Mbёshtetur nё parmakёt e Urёs
          Nё njё vend tё shkretё e tё trishtuar
          Gjenerali i ulur mbi njё copё betoni
          Pinte cigare e ndrydhte ndjenjёn
          Shpёrndante mendimet mbi hekurat e ndryshkur…
           
          Xhadeja gjarpёronte tek varret
          Vёrtitej e rrotullohej si njё litar i ngatёrruar
          Gjenerali mbetej pёrsёri i menduar
          Nuk kuptonte fare ketё “rrufe”
          Ku ishte fillimi dhe ku fundi i misionit.
           
          Nё thasёt e najlonit plot me eshtra
          Ironia e gurosur mbetej njё ankth
          Gjenerali kujtonte kamionёt me ushtarё
          Jetёn e tij tё lёkundur rreth maleve
          Si njё lёmsh i pazgjidhur!….
           
          Nё grykat e maleve

          Era vёrshёllente si nё skёterrё
          Frika e turbulltё bёhej mё abstrakte
          Gjenerali pёrsёri mendohej:
          “Deri kurrё ky shtegёtim i rёndё malesh,
           Nё ankth pambarim!…”
          Lopatat uleshin e ngriheshin
          Ndёr varret e mbuluara me dhe
          Gjenerali dhe prifti numuronin eshtrat e mbledhura
          Me mushamatё mbuluar pёr udhё tё madhe
          Kёrkonin ushtarёt e vrarё si nё njё pёrrallё!…
           
          Nё mёrzinё e muzgut tё xhadesё
          Aty – kёtu shfaqeshin fshatra tё vegjel mbuluar me dёborё
          Nga horizontet malet çoheshin tё larta
          Pllajat e zhveshura kёrcёnonin me pamje tragjike
          Tarracat zgjateshin si transhe tё pafundme…
           
          Marshimi pёrmes errёsirёs e vdekjes
          Njё udhёtim nёpёr dimёr e nёpёr natё
          Nё malet e pjerrёta e tё neveritshme
          Gjenerali dukej si njё zog tragjik e i vetmuar!…
           
          Muzgu i xhadeve tё bardha
          Sillte vёrdallё mendjen e Gjeneralit
          Refleksi i dritёs sё coptuar
          Nё qiellin si helmet gjigande
          Shuhej nё gjirin e natёs!…
          (Poezi qe lindi nga leximi i romanit te Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, qe ka himnin e gjithe kohrave te famshme…).
          Ky  roman i hershёm i Kadaresё, me njё stil grotesk nё njё terren tё vёshtirё dhe vazhdimisht me mot tё keq, me gjeneralin “tronditёs” qё kёrkonte eshtrat e ushtarёve tё vdekur nё tokё tё huaj, ёshtё si shiriti i mjegullёs, i prerё nga njё qiell i bardhё e pa kuptim, njё “telegram” me gjithёfarё shёnimesh tё bera me dorё me njё shkrim nervoz, me lёkundjen e shpirtit nё gjysmёerrёsirёn e ftohtё tё ajrit nё tokёn shqiptare… Njё saga e bukur me “tronditje” dhe “britma” qё reflektonin dritat e llambave neon mbi helmetat nёn shiun e imёt… Zbehtёsi dhe pagjumёsi nё rreshtat e gjera tё ushtarёve nё shkёlqimin e ftohtё tё vdekjes dhe njё zhurmё ritmike e thellё prej tokёs nё ajrin e natёs…
          Ёndёrr zbavitёse… Gjenerali nё njё luginё tё pёrzier me eshtrat e ushtarёve plotё disfatё. Gjeste habie nё shenjat e varreve ku era frynte gjithmonё nё njё drejtim. Arkivole tё mёdha, tamam si pёr tё vdekurit e vёrtetё. Plane skicash tё vizatuara nga  veteran pёr nё bregun e luftёs. Gjithёfarё historish dhe episode luftrash!…
          Ngjarjet vёrtiten nёpёr shtjellёn e errёt tё natёs, si nё njё ankth pambarim. Gjenerali dhe Prifti lёvizin kudo me thesё najloni nё duar pёr eshtrrat e tё vdekurve dhe kjo bardhёsi e keqe dukeshe gjithmonё zhurmё e ujёrave dhe tingёllimё e gurёve memorial nё njё vend tё çuditshёm!…
          Njё roman, pra, qё Kadareja morri njё famё tё çuditshme si shkrimtar dhe u bё i njohur nga bota moderne e letёrsisё. Njё roman qё do tё lexohet nga tё gjithё brezat qё vijnё, se ai mbetet njё krijim artistik me saga troditёse nё shpirtё pёr historinё e luftёs sё madhe…
          Zbavitje e madhe nё tё lexuar!
          Befasime pёr imazhet e kohёs sё luftёs ku “gjenerali” u rikthehet me naivitet dhe ankth ndjenjash mistike!…
          Rikujtimi i romanit tё famshёm ёshtё lartёsim i shkrimtarit nё kohёt moderne!…