Artan Xh. Duka: Groenlanda që “përvëlon”
Garё varkash!
Fati e sovraniteti i Groenlandёs nuk ёshtё punё “varke” se kush zbarkoi i pari atje, hesap ky qё i shkon pёr shtat kolonializmit klasik e jo qasjes nё demokraci ndryshe, edhe Hёna ka sot zot se amerikanёt tё parёt e tё vetmit deri tani, ngulёn kёmbё e flamur atje.
Pёrpara se tё pёrflitet argumenti i Trump pёr zotёrimin e Groenlandёs, BE e Danimarka bёjnё mirё tё bёjnё tё tyren pёr sovranitetin e munguar gjatё tё saj se debati po ndodh mes Danimarkёs e BE bashkё nga njёra anё dhe SHBA nga ana tjetёr ndёrkohё qё normalisht duhet tё ndodhte mes SHBA e Groenlandёs. Ndaj edhe poterja qё SHBA kёrkon tё pёrfshijё Groenlandёn brёnda saj nuk shkon nё rastin e Danimarkёs e BE qё duke mos i dhёnё njё shans Groenlandёs pёr pavarёsi e vijuar me inercinё shekullore tё post-kolonializmi arkaik e kanё lёnё pa gojё e pa karrike nё tryezё bisedimesh atё.
Njё Groenlandё e pavarur dhe vetёm ajo do tё vulosё fatin e saj mё pas. Nёse e ka tё pamundur tё garantojё jo vetёm sigurinё e vetes por edhe tё botёs demokratike nё tё dyja brigjet e Atlantikut nga “dera” e Artikut, atёhere ajo e vetёm ajo duhet tё vendosё me kё bashkёsi tё integrohet, BE apo SHBA, pёr tё mundёsuar e garatuar paqe e “ҫati” tё sigurtё Artike pёr vete e mbarё hemisferёn veriore. Dhe kur vjen puna tek garancia e siguria, BE nuk ka “shtatin” e SHBA qё historikisht ka qёnё e mbetet garant i sigurisё jo vetёm nё Europё por dhe botё.
Groenlanda ka njё “oborr” artik dhe ёshtё shumё e madhe pёr aq pak banorё sa ka e tё pёrqёndruar si janё ndaj, ndёrsa dёshira e vullneti i popullit pёr pavarёsinё duhet respektuar, duhet marrё nё konsideratё edhe faktori gjeopolitik qё ndikon nё sigurinё e mbarё botёs demokratike nё hemisferёn e veriut, pёrfshirё edhe SHBA.
Mundёsitё post-pavarёsi pёr tё mund tё shkojnё nga pavarёsia e ndjekur nga integrimi nё BE apo SHBA, apo pavarёsia e neutraliteti qё shtron nevojёn mё pas deri edhe nё ndarjen e vetё Groenlandёs me jugun si shtet mё vete e veriun nёn zotёrimin e SHBA pёr shkak tё rrezikut nё rritje pёr sigurinё nga “dera” e Artikut nё veri.
Nёse pavarёsia nuk arrihet, atёhere Danimarka e BE bёjnё mirё t’i krahun SHBA. Nёse ka njё fuqi qё garanton pritshmёritё pёr siguri e garanci gjeopolitike nё polin verior me ndikim edhe nё sigurinё e bashkёsive demokratike tё ndara nga oqeani Atlantik, ajo ёshtё vetёm SHBA.
SHBA nuk i ka borxh Europёs t’i rrezikohet siguria e saj nga “dera” lart e Artikut. Ai qё lё dyert kanat e nuk rri fare nё shtёpi, fut nё siklet e rrezikon jo vetёm komshiun por edhe ata rrotull tij ndaj nёse nuk i del dot pёr zot, t’ja japё tjetrit qё do e di tё vёrё “dryn”.
Tabuja e kufirit
Amerika nuk mund tё pёrflitet pёr “neokolonializёm” e ekspansionizёm nga njё Europё qё ende mban sirtareve tё saj fantazmёn e “noterizuar” tё kolonializmin historik dhe vetё fakti qё Groenlanda, ende sot pas kaq shekujsh, nuk ka zё, tregon pёr vullnet tё munguar nё Europё.
Si BE edhe SHBA janё tё dyja bashkёsi shtetesh dhe sikurse BE zgjerohet me shtete tё reja, edhe SHBA synon tё pёrfshijё, me mirёkuptim reciprok e brёnda rregullave, shtete tё tjera brёnda saj. Sikurse ndryshon kufiri i BE, ashtu nuk ka pёrse tё habisё kёnd edhe nёse ndryshon kufiri i SHBA. Kufijtё nuk janё tabu, sidomos kur bazohen nё “metrin” kolonialist me tё rёna lapsi e heqje vizoresh dikur tavolinave tё fitimtarёve.
Nё rastin e Groenlandёs, si ishull qё ёshtё, nuk bёhet fjala pёr ndryshim kufinjsh nё kurriz tё tё tjetrit por thjesht debatohet “tapia” dhe njё vёnd i vogёl, diku larg si Danimarka qё ka gёzuar kёtё “bonus” qindravjeҫar, qoftё edhe me njё BE pas qё nuk nxjerr qimen nga qulli nё ҫёshtjet e sigurisё, janё tё fundit qё mund tё pretendojnё mё tej.
Ligji ndёrkombёtar dhe solemniteti e paprekshmёria e kufijve duhet tё ketё moral ndryshe, tё mos ishte pёr SHBA, sot pёr BE Kosova do tё ishte nёn Sёrbi sikurse BE, si “trashёgimtare” e Europёs sё 1913, as nuk e pёrmёnd, pale tё lёvizё, pёr tё korrigjuar kufirin e mbrapshtё tё atij viti tё Shqipёrisё me fqinjёt e saj, njё prej tyre edhe anёtare e BE sot qё tek toka e “xanun” bёri edhe genocidin qё vetёm Europa pranё ende nuk e pikas!
Groenlanda ёshtё “oborri” i pasёm i SHBA dhe gjithshka ndodh atje, ndikon drejtёpёrsёdrejti edhe nё situatёn e sigurisё nё SHBA. Dhe sa kohё “pronari” diku larg matanё oqeanit e ka lёnё si mall pa zot, rreziqet e kёrcёnimet pёr SHBA nuk janё thjesht hipoteza por mundёsi reale qё SHBA nuk mund t’i shpёrfillё.
“Ҫelsi” tek i madhi
“Ҫatia” e Artikut ёshtё kritike pёr sigurinё e SHBA dhe deri tani ёshtё dёshmuar se nuk ka garanci sa kohё “pronarёt” e sotёm e lёnё pas dore atё. E drejta e mbijetesёs sё SHBA e kёrkon qё ose Danimarka e BE tok t’i dalin pёr zot e mbёshtesin Groenlandёn e pavarur ose t’ia lёnё kёtё punё SHBA qё do tё garantojё, pёrtej ҫdo dyshimi, qetёsi e siguri jo vetёm pёr veten por edhe Europёn e botёn mbarё.
Nuk ёshtё punё varke, as punё fuqie e ushtrie por llogjike e sё mirёs sё pёrbashkёt. SHBA ka qёnё pёrherё pranё Europёs nё nevojё kur ёshtё kёrcёnuar paqja e siguria atje. Sakrificat njerёzore kanё qёnё tё panumёrta ndaj dhe ka vetёm vёndprehje tё rёnёsh amerikanё nё Europё e jo anasjelltas.
Ishte SHBA pёrsёri ajo qё i dha njё dorё rindёrtimit paslufte tё Europёs dhe garantoi siguri gjatё Luftёs sё Ftohtё e mё pas. Ndaj, nёse BE pret nga SHBA t’i garantojё sigurinё, duhet tё dёshmojё njё minimum vullneti pёr tё kontribuar qё SHBA vetё tё ndjehet e sigurtё nё hemisferёn e saj me “derёn” e Artikut aq pranё. Mund tё mos gjesh rehat me Trump pёr shumё gjёra nё lidhje me politikёn e jashtme, inisiativa si Bordi Paqes etj, por kur vjen puna tek siguria e paqja nuk bёhet fjala pёr emra apo lavdinё e presidentit tё rradhёs por pёr forcimin e paqes e respektin ndaj SHBA si partner jetik pёr fatin e Europёs e demokracisё nё botё. E sa kohё kontribuohet pёr paqe e siguri, pavarёsisht nga kush e si vjen, ia vlen ҫdo inisiativё e mёndjehapje ndaj tjetrit.
Groenlanda ёshtё rasti qё Europa tё dёshmojё mirёnjohje e partneritet duke bёrё tё vetёn nё pёrmbushjen e interesat jetike dhe kritike amerikane atje. Pёrtej retorikave tё sovranitetit e ligjit ndёrkombёtar mbetet gjeopolitika ajo qё vulos e garanton sigurinё e zhvillimin afatgjatё pёr tё gjithё. Njё Groenlandё, qё e vetme apo me tё tretё pas nё Europё, e ka tё pamundur tё garantojё sigurinё e “derёs” sё Artikut, bёn mirё tё jetё me SHBA. Njё Groenlandё brёnda SHBA, nuk ёshtё garanci vetёm pёr veten e SHBA por pёr Europёn e botёn mbarё. “Ҫelsin” e sigurisё duhet t’a mbajё mё i zoti!