Albspirit

Media/News/Publishing

Harry Bajraktari: Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë dhe nderojmë gjashtë milionë hebrenj të vrarë dhe riafirmojmë se “kurrë më” nuk është vetëm një thirrje, por detyrë dhe obligim.

🇮🇱🇦🇱 Hebrenjtë dhe shqiptarët i lidh një e kaluar e dhimbshme vuajtjeje, përndjekjeje dhe mbijetese. Gjatë Holokaustit, shqiptarët hapën dyert dhe shtëpitë e tyre, rrezikuan familjet e tyre dhe i kthyen tokat tona në një strehë të rrallë të sigurt për hebrenjtë në Evropë, duke vepruar të udhëhequr nga besa, nderi dhe besimi. Në të njëjtën kohë, edhe vetë shqiptarët përjetuan shtypje: 🇽🇰 Kosova jetoi nën okupim, diskriminim dhe dhunë vetëm pse këmbëngulte në të drejtën e saj për të ekzistuar.

Bota nuk duhet t’i harrojë këto krime dhe ne duhet të mësojmë nga e kaluara. 🇺🇸 Në këtë frymë, i bëj thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të veprojë që lufta në Ukrainë të marrë fund, në mënyrë që Evropa të mund të jetojë në paqe.

📸: Këto fotografi janë nga nëntori i vitit 2022, kur unë, së bashku me kongresmenin Ritchie Torres dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, bëmë homazh te Memoriali i Hebrenjve në Prishtinë.

Zoti e bekoftë popullin amerikan.

Zoti e bekoftë popullin hebre.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar.