90-vjetori i lindjes, vendoset skulptura e Kadaresë në bar Juvenilja
Një skulpturë bronzi e shkrimtarit, Ismail Kadare është vendosur në lokalin ku ai pinte çdo mëngjes kafen. Skulptura e artistit Henri Nimani është vendosur me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë në ambientet e jashtme të lokalit Juvenilja.
Fotoreporteri, Roland Tasho përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga skulptura. Kadare shihet i ulur në tavolinë teksa pranë ka një libër dhe një filxhan. Tasho shkruan se kjo skulpturë është një pikë e re takimi me Kadarenë.
“Një pike e re takimi me Kadarenë. Është pikërisht skulptura e artistit Henri Nimani e vendosur ne bar Juvenilja ku shkrimtari pinte dhe shijonte kafen e mëngjesit”, shkruan Tasho.