Albspirit

Media/News/Publishing

Makron nderon gazetashitsin pakistanez 73 vjeç

Presidenti francez, Emanuel Makron, vlerësoi me titullin Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës, Ali Akbar, i cili konsiderohet si shitësi i fundit shëtitës i gazetave në Paris.

Me origjinë nga Pakistani, 73-vjeçari është një pjesë e historisë së kryeqytetit francez. Çdo ditë për 50 vjet, me çantën e mbushur me shtypin e përditshëm, biçikletën dhe titujt më të rëndësishëm, që i brohoriste me zërin karakteristik, Akbar ka shëtitur mes njerëzve dhe tavolinave të bareve e restoranteve të Parisit, duke u shndërruar në një ikonë.

Vetë jeta e tij është një shkrim më vete, nga varfëria, fjetja nën urat e Parisit, deri te mbërritja në Pallatin e Elizesë për t’u nderuar nga Kreu i Shtetit.