Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Hipnoza Blu-Mavi


Ngjashёm me serialin fantastiko-shkencor “DARK” nё Netflix, edhe “Adami” e “Eva” nё politikё ia kanё dalё deri tani tё sugjestionojnё masivisht zgjedhёsit pёr ekzistencёn e “universeve” paralele Blu e Mavi, tё ndryshme por dhe tё ngjashme njёkohёsisht si “ngёrҫ” qё janё ndaj realitetit halleplot tё qytetarit pa dallim partiak.

Njё paradoks demokratik ky, fillesa e njёkohёsisht “karburanti” i tranzicionit pafund, qё pёr analogji me serialin nё fjalё, zhbёhet pёrmes kthimit nё “origjinё”, ndryshe normalizimit tё politikёs, frymёzuar nga idealizmi i Dhjetorit ‘90 e realizmi ndaj sё shkuarёs qё ende nёpёrkёmben nga “pardesybardhёt” Blu-Mavi nё politikё.

Rrokanisje nё delir

Si tё panatyrshme qё janё, kёto botё paradoksi ushqehen prej tij. PD e “djathtё” e “antikomuniste” nuk e ka pёr gjё populizmin deri anarki, “hollon” disidencёn me “ujё” ordiner, “gris” tapinё e pronёs historike, drejtohet nga njё ish-anёtar partie etj ndёrkohё PS “socialiste” latohet e mavijoset nga “alergjikёt” ndaj socializmit, mbёshtet reforma djathtas me “kopertinё” majtas, shton milionerё brёnda vetes pёrballё qytetarit xhepshpuar, legalizon pabarazinё e padrejtёsinё me ligj etj.

Kёto botё qё anatemojnё “kapjen” e pushtetit e dorёn e fortё nё monizёm, i kanё ricikluar ato tinazi me “elita” e “idhuj” demokratik tё kamur, tё pёrjetshёm, tё pazёvёndёsueshёm e pandёshkueshёm. Kontrollojё gjithshka e nёpёrkёmbin themelet e demokracisё e shtetit ligjor nga vota, prona, Maliqi ligjor etj nё funksion tё vijimёsisё.

Ndёrsa nё botёn Mavi duartrokitet, grishet qytetari nё delir pёr arritje, fasada, imazhe e “parajsa” si lumsi ne, nё atё Blu turfullohet, anatemohet e zhurmohet gjithshka dhe vёndi shpallet “skёterrё” mbi tokё duke ftuar pёr revolucion!

Janё dy botё imagjinare larg asaj qё qytetari pёrjeton e meriton. Janё botё qё normalizojnё padrejtёsinё e pabarazinё me ligj, fatalitetin e nёnshtrimit ndaj sё keqes e qё pompohen qёllimisht pёr tё ndёrsyer qytetarёt ndaj njёri-tjetrit e mbajtur nёn tension pёr tё shmangur vёmёndjen nga hallet qytetare pa dallim partiak. Njё rreth ky vicioz i tranzicionit pafund qё riciklon e klonon botёt Blu e Mavi e iluzionet qё trumbetohen si realitet.   

Tranzicioni sot ka emёr e fytyrё dhe ai e botёt e rreme tё tij sfumohen kur tё soset “hipnoza” politike Blu-Mavi. Rikthimi nё “origjinё”, ndryshe ndarja nga BeRama e trashёgimia e tyre, ёshtё fillimi i besimit tek politika. “Riciklimi” i pёrjetimeve, emocioneve, shpresёs e besimit, entuziazmit si “gjithё Europa”, reflektimit e pёrulёsisё “bashkёfajtorё e bashkёvuajtёs” etj si nё ‘90, janё sot domosdoshmёri pёr normalitet demokratik. Njё “rikthim” ky nё ‘90 pa “makinё kohe” por me votim ndryshe si deri mё sot sepse jemi prapё nё udhёkryq si dikur por votuesi nuk beson mё verbazi si dikur.

Realiteti nuk ёshtё ajo qё pikturon Rama e diagnostikon Berisha e qё etiketojnё enkas njёri-tjetrin “gogol” pёr tё acaruar, pёshtjelluar, pёrҫarё, tunduar e sunduar qytetarin qё vuan njёlloj, pavarёsisht votёs qё hedh duke pranuar tё keqen kur ia bёn i “veti”!

Rikthimi nё “origjinё” vjen me largimin e BeRamës nga politika e kjo ndodh kur demokratёt qё mezi presin tё ikё Rama, tё largojnё Berishёn dhe socialistёt qё nuk honepsin Berishёn, tё largojnё Ramёn duke u bashkuar me ata qё duan t’a nisin nga e para si nё vitet ‘90. Ndryshe, ҫdo votё pёr Berishёn, fuqizon Ramёn dhe ҫdo votё pёr Ramёn justifikon Berishёn dhe fabula e frika nga kundёrshtari “gogol” vetёm pёrforcon pezullinё politike e botёt imagjinare Blu-Mavi. Votuesit duhet tё bёhen bashkё pёr tё larguar ata qё janё tashmё “bashkё”!

“Sirenat” blu-mavi  

Pёr afro 40 vjet, “sirenat” politike kanё sugjestionuar botёt Blu-Mavi si realiteti i vetёm dhe i pashmangshёm duke ngushtuar zgjedhjen nё politikё. Ato sugjestionojnё pёrshtatjen e inercinё, egoizmin e qasjen “o Mete pёr vete” etj si “sekreti” pёr t’ia dalё nё jetё ndёrkohё qё halli nuk kursen kёnd dhe kur troket nё derё, e gjen qytetarin mё tё vetmuar e harruar se kurrё.

Nga parti pёr votuesin ato sot janё “ndёrmarrje” pёr drejtuesit ku idealisti e misionari politik mёnjanohen nga karrieristi e autokrati i paskrupullt vetpёlqyes. Kalimi i “ylberit” ёshtё sot modё e plot demokratё u gdhinё socialist e sot janё “elitё” atje. U kuptua se sa kohё Lufta antifashiste e Puna nё socializёm vlerёsohet nga shumica, PS pёr inerci mbetet partia mё e madhe e kёtu ironikisht njё dorё ua dha edhe Berisha qё e pёrflet PS si vazhduese tё PP (ndaj edhe fushata “Hapni kutitё” 2009 e kishte njё bazё se tё vetmet fitore tё PD janё ato kur u ndёrrua sistemi, u nёpёrkёmb vota apo u nda PS).

Nёse Berisha do tё merrte PS, do tё ishte kryeministёr sot por PD e tij bёri ato zgjedhje qё bёri dhe mbeti e dyta edhe sikur tё kishte Ramёn nё krye tё saj. Nga revanshizmi e anatemimi nё thes ndaj sё shkuarёs, bekimi i rrafshimit tё bazёs ekonomike tё socializmit, militantizmi si vlerё etj qё ҫuan ujё nё mullirin e PS.

PS nuk fiton prej Ramёs por prej inercisё historike. Nuk ёshtё Rama ai qё e bёn fituese atё por ёshtё PS qё ia mundёson Ramёs tё fitojё e kapё qeverinё. Ndaj kushdo qё kap PS, kap qeverinё dhe kushdo qё kap PD, kap kryeopozitarin nё politikё.

Paradoksi Blu-Mavi ndёrkohё po i sheshon sot dallimet mes PS e PD duke pёshtjelluar mё tej zgjedhjen nё politikё. PS nuk mund t’a marrё mё tё mirёqёnё avantazhin historik me qёndrimet e shpёrfytyrimin e saj dhe PS e PD tok janё tё ekspozuara ndaj njё opozite tё re.

Qё tё mbijetojnё, ato duhet tё distancohen jo thjesht nga Berisha e Rama por trashёgimia problematike e tyre duke mos lejuar si “klonimin” e rradhёs ashtu edhe “katapultimet” nga jashtё me bileta kthimi nё xhep qё rёndom, sesa fitoren e ditёs, synon imazhin mediatik e familjarizim pёr t’a pёrdorur si “bonus” pёr karrierё e politikё sikundёr ka ndodhur tek vetё kupola e PS.  

PS e PD duhet t’a drejtojnё socialisti e demokrati idealist qё e ka hequr nё kurriz padrejtёsinё e arbitraritetin “ligjor” tё politikёs. PS nuk duhet tё merret me “qera” nga e djathta pёr planet e saj dhe PD nuk ka pse bёn “historianin” por tё shohё pёrpara si simotrat nё perёndim duke vlerёsuar pa komplekse ҫdo tё mirё nё ҫdo sistem.

Mbi tё gjitha e pёrtej emrave “ideologjikё”, PS e PD duhet tё jenё parti popullore tё qёndrёs sepse shoqёria nuk ёshtё homogjene dhe e drejta e shansi nё jetё i duhet dhёnё kujtdo dhe kryeministri e ka detyrim. Vlerat konservatore, sociale, liberale etj nuk ndajnё por plotёsojnё shoqёrinё dhe politika e mirё i barazpeshon ato ndaj edhe dallimi mes PS e PD duhet tё jetё “gramatura” qё i pёrshtatet mё mirё shoqёrisё nё kohё.

Qeveritё, pavarёsisht rrotacionit politik, duhet tё garantojnё vijimёsi demokratike, qёndrueshmёri ligjore, siguri juridike, kohezion nё politikёn e jashtme etj e dallimet duhet tё jenё thjesht reflektim i kohёs. Tё gjithё janё pёr taksa se tё mirat publike nuk bien nga qielli por dallojnё nga niveli i tyre, tё gjitha janё pёr shtet por dallojnё nga madhёsia e tij etj ndёrkohё tё gjitha duhet tё respektojnё njёlloj e pa mёdyshje pronёn dhe votёn si “guri dhe arra” nё dorёn e qytetarit.

PS e PD nuk duhet t’a lidhin fatin e tyre politik me BeRamën si tani. Tregu politik evoluon dhe ato rrezikojnё nёse tё tretё dalin e imponohen si duhet nё skenё. PS e PD vlejnё aq sa të mos flijohen e katandisen për “na ishte dikur” për ca emra, sado “legjendarё” e botët e tyre imagjinare blavi!

29 Janar 2026.