Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Politikë “xhepiste”


Gjeli i plakёs!

3 580 228 Euro ёshtё fondi vjetor 2026 i KQZ pёr partitё politike. Plot 17 tё atilla qё vetёm “vezёn e kuqe” nuk bёjnё! Kryeson PS me 1 720 377 Euro, PD me 841 059 Euro, PL me 113 809 Euro e me rradhё parti-qokash, gjithçka e “ligjёruar” me pafundёsi nenesh, pikash, nёnpikash, shkronjash, ndryshuar, rindryshuar, vendimesh, urdhёresash etj qё ironikisht propozohen e miratohen nga po vetё kjo klasё politike.

Nuk ёshtё KQZ por janё partitё qё “qerasin” vetveten me ligjet qё bёjnё. Konflikt i hapur interesi ky, njёlloj si me “piramidat” e rrogave (ironikisht flasin pёr rrogat e gjyqёsorit), pensionet, ligjet klienteliste si investitori strategjik etj, vetё Ligjin Zgjedhor qё hartohet e votohet nga ata qё duan tё mbajnё tё “ngrohta” karriket pёrjetё nё Kuvёnd etj.

Paraja dёm!

Debati real me kёto fonde nuk ёshtё mёnyra e shpёrndarjes por a duhet tё financohen mё partitё nga buxheti apo ndryshe “xhepi” qytetar? Llogjika t’a thotё JO!

Sё pari, ligji zgjedhor qё kanё miratuar partitё nuk garanton pёrfaqёsim real nё Kuvёnd. Deputetёt bёjnё garipin me votuesin e “eunukun” me Kryetarin e Partisё qё i emёron. Nuk ua ndjen pёr qytetarin ndaj edhe paratё e tij shkojnё dёm.

Sё dyti, partive nuk u thotё kush puna e mbarё sepse janё nё Kuvёnd pёr “rreshtore” e pёrfaqёsuar interesa kulisash, elitash duke abuzuar me buxhetin. Qytetari ёshtё pas liste ndaj dhe paraja i vete dёm.

Sё treti, me ligje qё hartojnё vetё, deputetёt “notojnё” nё det privilegjesh, sёrisht kёto nga xhepi qytetar, ndaj edhe financimi i partive ёshtё para e shkuar dёm.

Sё katёrti, partitё janё tё pabesueshme dhe tё paguash pёr tё tё gёnjyer e vijuar me premtime e retorika boshe, braktisje e deri karshillёk e ngritje zёri ndaj qytetarit e nevojave tё tij, ёshtё para e shkuar dёm.

Lista e arsyejeve pёrse nuk duhet tё financohet kjo klasё politike e papёrgjegjshme qё ka 4 dekada qё tororis qytetarin ёshtё e gjatё por mjafton qoftё edhe njё e vetme parimore pёr tё mos financuar mё tej partitё qё politikёn nuk e shohin si mision por biznes.

Mision apo biznes!

Politika duhet tё jetё mision. Njёlloj si predikuesi, politikani duhet tё vёrё interesin e shoqёrisё e tё ardhmes mbi atё personal e tё ditёs. “Trofeu” i tij nuk ёshtё privilegji e paraja e zullumit por nami i mirё dhe bёrja e futja nё histori.

Politika jonё ёshtё gjithshka pёrveҫse e tillё. Abuzon me ligj e pa ligj. Oreksi veҫ shtohet dhe “mullari” i abuzimit mbulohet me “pezhiska” ligjore qё garantojnё vijimёsi, paprekshmёri e “elitizёm” pёrjetё. Jo vetёm nuk meritojnё para nga xhepi qytetar por, me shpresa, mbase drejtёsia do tё bёjё tё vetёn njё ditё e paratё e zullumit mbase kthehen tek xhepi qytetar. 

Edhe sikur tё ishin misionarё, sёrisht partitё nuk duhet tё fusin duart tek xhepi qytetar. Njё misionar nuk do e bёnte dhe fakti qё ndodh, flet vetё. Boll i kanё kuotat e anёtarёsimit, nёse vёrtet kanё anёtarё e jo lista tё stisura pёr tё marrё ca para me ligj!

Sponsorizimet private duhen ndaluar gjithashtu se pushtetari nuk duhet t’i detyrohet kujt.

Tё shtrijnё kёmbёt sa kanё “jorganin” me zyra e aktivitete modeste, mitingje pa bujё, fishekzjarre e tam-tame, kёngёtarё “VIP” etj marketing politik “verbues” qё nuk i bёjnё thirrje arsyes por pasionit qytetar nё votim.

Komunikimi me votuesin duhet tё pёrqёndrohet tek debati dhe pёr kёtё mediat mund tё ofrojnё hapёsirё edhe kur partitё i kanё “xhepat” bosh.

Do tё jenё mё pranё votuesit sesa deri tani nga lart-poshtё majё tribunave groteske nё shesh. Do tё dёgjojnё mё shumё sesa flasin, do tё ndjejnё mё shumё sesa pёrҫmojnё etj. Do tё jenё mё njerёzor, mё misionar e mё tё respektuar se kurrё.

Njё politikё misionare e dedikuar ndaj qytetarit, larg parasё, financimeve, privilegjeve etj, pastrohet vetvetiu. Interesaxhinjtё, ngatёrrestarёt, servilёt, hipokritёt, hajdutёt, karrieristёt etj do i rrijnё larg politikёs vetё. Pa qёnё nevoja pёr votё e SPAK! 

Vota pa “zot”

Vota masive e dёshpёrimit dhe e shpresёs ende nuk ka zot. Ka disa parti tё reja por qё deri tani nuk shihen si opozita e re qё shpresojmё ndaj sё vjetrёs tё bёrё bllok. Mё shumё se ndryshimin, pёrfaqёsojnё “klonimin” e sё vjetrёs me betejёn politike pёr njё karrike e privilegje nё Kuvёnd.

Nuk kundёrshtojnё ligjin zgjedhor por duan proporcional kombёtar qё tё futen nё Kuvёnd paҫka se do tё pёrfaqёsojnё “kёdo e askёnd” njёkohёsisht!

Nuk bёzajnё pёr privilegjet e tepruara e financimet e partive me ligj nga xhepi i qytetarit mё tё varfёr tё Europёs etj.

Opozita e re do tё jetё ajo qё premton jo vetёm ҫlirimin e votёs pёrmes sistemit mazhoritar qё nuk tё bёn pёr “burrё” nё politikё e rikthen dinjitetin e votuesit e votёs por edhe distancohet nga “parazitizmi” me ligj i klasёs politike qё pasurohet duke e kthyer politikёn nё biznes.

Llapin gjithё ditёn pёr ekonomi tregu e konkurrencё nё kurriz tё qytetarit tё braktisur nё mbijetesёn e tij por vetё kanё “polica sigurimi” ligjore qё u garanton vijimёsi e pafundёsi privilegjesh, rroga, pensione, abuzim e pandёshkueshmёri tё rregulluar me “ligj” etj.

Ndёrkohё, po me ligj, politika ka sanksionuar padrejtёsinё e pabarazinё mes shtetasve duke cёnuar rёndё kohezionin social ndaj aq sa debati republikё “shumice” apo republikë “ligji” peshon edhe debati republikё e cilit ligj?

Si e ka degraduar sistemin politika, nuk ka dallim mes sundimit tё ligjit apo sundimit tё shumicёs. Janё e njёjta gjё sepse “ligji” ёshtё bёrё pёr interesa okulte tё politikёs. Shёnjtёria e ligjit, pa pastruar mё parё me votё e SPAK politikёn, ёshtё iluzion.  “Xhepistёt” e politikёs nuk meritojnё as votё, as respekt e asnjё kacidhe nga xhepi qytetar, bile i kanё futur duart gjatё nё xhepat e tij, shpesh pa pyetur edhe pёr “ligjet” qё i bёjnё po vetë. Votës ia kanë pirë lëngun deri tani. Mbase ua del bota e SPAK!