Albspirit

Media/News/Publishing

Arjana Fetahu Gaba: Moj e bukura Çamëri


Moj e bukura Çamëri,
Pate gjithë atë dushman,
Stolitë t’i patën zili,
Ndaj të prenë, e ndaj të vranë.

Dhe menduan se të morën,
(Tokën s’mund ta mbash në krahë)
Të shpikura harta të nxuarën,
Rrahën kot ujë në hava.

Përpara u del në gjumë,
Kthyer gjitha në shqiponjë,
Frika u hipën më shumë,
Çamëria mbet po zonjë.

Dhe ullinjtë nëpër trungje,
S’janë ullinj por janë flori,
A mund të mbash lirinë në burgje,
Sa jetë ka, aq histori.

Besa shkon nip më nip,
Flet e drejta me zë të lartë,
Çamëria flet në shpip,
Dhe në zemër dhe në hartë.

Kush s’po mundet ta durojë,
Mbet’të pa shpirt sikur pa fe,
Çamëria do të rrojë,
Është i gyshit tim Atdhe.
4 shkurt 2025.