Albspirit

Media/News/Publishing

Ina Kosturi vlerësohet me medalje bronzi nga Global Music Awards

 Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, u nderua me medalje bronzi në Global Music Awards (SHBA) për kompozimin original “Koncert për violinë dhe orkestër”.

Çmimet Globale të Muzikës (GMA) njihen gjerësisht nga ekspertët e industrisë si një ceremoni që vlerëson artistët shumë të talentuar.

Juria përbëhet nga personalitete fitues të çmimeve “Grammy” dhe “Emmy”. Çmimet globale të Muzikës kanë çdo vit pjesëmarrje nga e gjithë bota, në një gamë të gjerë, nga këngët, te albumet muzikore, muzikë instrumentale, simfonike, muzikë filmi dhe spektakli.

Ky vlerësim për profesoren e asociuar të Fakultetit të Muzikës, Ina Kosturi, vjen pas disa çmimeve të tjerë të rëndësishëm në Slloveni, Maltë, Vjenë, Zvicër, SHBA e Angli.

https://ata.gov.al/2026/02/10/ina-kosturi-vleresohet-me-medalje-bronzi-nga-global-music-awards