Alarm për ekonominë/ Mehmeti: Po humbasim konkurrueshmërinë, Shqipëria po mbetet pa profesionistë
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të burimeve njerëzore, ndërsa largimi masiv i profesionistëve ka arritur shifra alarmante, duke rrezikuar konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe duke lënë boshllëqe të thella në sektorë jetikë.
I ftuar në ‘Kush Paguan’ në SYRI TV me moderatore Klaudia Karabolli, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, du shpreh se vendi ynë po përjeton një ‘hemorragji të trurit’, ku jo vetëm të rinjtë, por edhe profesionistët me përvojë po zgjedhin emigrimin, të joshur nga tregu global. Sipas tij, mungesa e talenteve është bërë tejet e ndjeshme dhe po prek të gjitha nivelet e arsimimit. Sektorët më të goditur nga kjo valë largimesh janë teknologjia e informacionit, ndërtimi, ku kërkohen me ngulm inxhinierë, shëndetësia, me një eksod të mjekëve dhe infermierëve, si dhe financat.
Ndriçim Mehmeti: Ti nuk po frenon dot rënien e euros, gjë që dëmton rëndë prodhuesit. Eksporti fiton, po ndërkohë humbet e të tjera e të tjera. Pra, nuk është kjo. Dhe ti nuk mund të më thuash mua që do reformat e guximshme. Do politika të qëndrueshme. Dhe ne nuk kemi politika të qëndrueshme këtu e 30 vjet. Se ku do shkoj. Po duhet këtu dhe 50 vjet, ku do vemi? Cila është e ardhmja e Shqipërisë? Dhe ne nuk mund të shkojmë më shumë se 4 vjet.
Tani s’ke si, s’ke si t’i thua, unë nuk po e shoh para syve të mi ajo që ndodh. Çështja është që ne jemi në atë që quhet konstatim. Ne duhet të marrim masa, se konstatimin e dimë. Dhe e ka bërë BERZH, po e kemi bërë dhe ne këtu, por s’po na beson njeri. Tani ne vdesim për deklaratat e të huajve.
Kam thënë që në 2015-ën, po vazhduam në këtë mënyrë, ne për 10 vjet do të humbasim konkurueshmërinë brenda vendit. Dhe ne, ja ku jemi që po humbasim konkurueshmërinë brenda vendit. Pra Alma nuk gjen dot punonjës të kualifikuar dhe kur gjen, ajo gjen sepse dëgjoj shumë ekspertë siç po diskutonim rrugës se na dhemb, gjej ekspert që thotë, dikur për 10 vende kisha 30 veta. Tani për 10 vende kam pesë veta./syri.net