Imigracioni i paligjshëm – Nga kufiri i gjelbër i Kapshticës drejt ëndrrës europiane
Fatos Puto
Ky artikull i shkrujtuar nga gazetari Fatos Puto, trajton fenomenin e imigracionit të paligjshëm përmes Shqipërisë, veçanërisht në zonën e Korçës dhe pikën kufitare të Kapshticës, duke e paraqitur vendin si një nyje tranziti në rrugën Greqi–Shqipëri–BE, e cila paraqitet si e rrezikshme dhe e organizuar nga rrjete trafikantësh që përfitojnë financiarisht nga imigrantët, të cilët e shohin Shqipërinë vetëm si ndalesë të përkohshme drejt Europës. Përmes të dhënave zyrtare, paraqiten shifra mbi numrin e imigrantëve të kapur në dy vitet e fundit dhe theksohet se, ndonëse ka një rënie relative dhe bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj greke, kufiri i gjelbër mbetet i depërtueshëm. Më pas, artikulli ndalet te mënyrat e organizimit të trafikantëve: përdorimi i sekserëve, komunikimi përmes aplikacioneve, kamuflimi i transportit me gra e fëmijë në sediljet e para, përdorimi i biçikletave e motorëve për t’iu shmangur postblloqeve dhe pagesat që variojnë në shuma të ndryshme në euro. Një pjesë e rëndësishme e artikullit i kushtohet funksionimit të drejtësisë. Autori analizon dispozitat e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale për veprën e “dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe evidenton probleme në praktikë: sekuestrime të zgjatura mjetesh, penalizim të pronarëve pa lidhje me veprën penale, hetime të dobëta për provimin e përfitimit financiar dhe zbatim selektiv të ligjit. Në përfundim, trajtohet dimensioni institucional dhe ai europian, duke u fokusuar në detyrimet e Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE, plani për ngritjen e 20 qendrave pritëse dhe sfidat e zbatimit efektiv të ligjit për azilin.
Për të lexuar artikullin e plotë, ju ftojmë të klikoni linkun në vazhdim: https://www.eurospeak.al/…/imigracioni-i-paligjshem…/