Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lako: Në mbrëmje piva disa pilula të hidhura


Në mbrëmje piva disa pilula të hidhura,
u betova se do të ngrihesha e gëzuar në mëngjez,
në gjumë më hynë lehjet e qenit të tim biri,
që emrin e ka Xiga dhe e pranon,
unë duhet të them se kam ndërtuar një program,
me Xiga regjisorin që askush nuk e mban mend,
tani ëndra duket krejt si kraharori i një zoti që është çmendur,
as unë nuk kam mushkëri, kam vetëm dy mballoma,
më e lumtur jam se telefoni që nuk i di të gjitha.