Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria duhet ta thyejë ciklin Ripërtëritje, Reformë dhe Guximi për t’u tërhequr

Nga Cafo Boga, MDY – 12 Shkurt 202

“Salus populi suprema lex esto” — Mirëqenia e popullit është ligji suprem.

Për më shumë se tre dekada, jeta politike në Shqipëri është rrotulluar rreth dy figurave dominuese me personalitete të forta dhe kundërpesha institucionale të dobëta: Edi Rama dhe Sali Berisha. Rivaliteti i tyre ka formësuar qeveri, ka ndarë elektoratin dhe ka përcaktuar një epokë të tërë politike.

Por sot, pyetja thelbësore nuk është më kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Pyetja është nëse sistemi i Shqipërisë ende lejon që dikush i ri të fitojë fare.

Shqipëria nuk po përballet thjesht me konkurrencë politike. Ajo po përballet me ngurtësim politik.

Kur një parti në pushtet konsolidon ndikimin mbi institucionet ndërsa opozita mbetet e dominuar nga një lider i diskutueshëm i së kaluarës, hapësira politike ngushtohet. Krijohet ajo që analistët e quajnë “ekuilibër duopol”: dy forca dominuese mobilizojnë votuesit kundër njëra-tjetrës, ndërsa dashje apo pa dashje përforcojnë rëndësinë e njëra-tjetrës. Zgjedhjet vazhdojnë, por rotacioni bëhet i parashikueshëm. Besimi publik gërryhet ngadalë — e më pas thellë.

Shqipërisë nuk i mungojnë zgjedhjet. I mungon ripërtëritja.

Riciklimi i përhershëm politik nuk është stabilitet. Është stagnim.

Testi Institucional

“Krimi është ngjitës. Nëse qeveria bëhet shkelëse e ligjit, ajo krijon përçmim ndaj ligjit; ajo fton çdo njeri të bëhet ligj për veten e tij; ajo fton anarkinë.” — Louis Brandeis

Shqipëria u përpoq të sfidonte korrupsionin dhe stagnimin politik përmes reformës në drejtësi. Krijimi i SPAK, i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë, shënoi një kthesë historike. Për herë të parë në historinë post-1990 të Shqipërisë, një strukturë e posaçme hetimore arriti në nivelet më të larta të pushtetit.

Kjo ndryshoi psikologjinë politike.

Pandëshkueshmëria nuk ishte më automatike.

Por reforma që prek majën e pushtetit ndesh në mënyrë të pashmangshme rezistencë. Tensioni midis SPAK-ut, Kryeministrit dhe Gjykates Kushtetuese e Shqiprësë ëshe shndërruar në një provë për arkitekturën demokratike të Shqipërisë.

Kur përpjekjet për heqjen e imunitetit në raste të ndjeshme — përfshirë çështje sikurse ajo që lidhet me Belinda Balluku — përballen me vendime të ndara dhe ndërhyrje kushtetuese, çështja bëhet strukturore, jo personale.

Në çdo demokraci, gjykatat kushtetuese duhet të mbrojnë procesin e rregullt ligjor dhe të parandalojnë tejkalimin e kompetencave. Megjithatë, kur ndërhyrjet kushtetuese përputhen vazhdimisht me mbrojtjen e autoritetit ekzekutiv, perceptimi ndryshon. Edhe vendimet juridikisht të argumentuara mund të gërryejnë besimin nëse krijohet një model i përsëritur.

Rreziku nuk është vetëm ligjor. Është psikologjik.

Qytetarët fillojnë të besojnë se lufta kundër korrupsionit është e kushtëzuar.

Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë procesin e rregullt.

Por nuk duhet të krijojë perceptimin se pushteti ekzekutiv është i paprekshëm.

Parlamenti ka autoritet legjislativ.

Por nuk duhet të rikalibrojë rregullat kur llogaridhënia i afrohet majës së pushtetit.

Nëse institucionet duken sikur përkulen kur pushteti vihet në provë, besimi publik dobësohet.

Sistemi imunitar demokratik i Shqipërisë është në provë.

“Detyra e gjyqtarëve është të interpretojnë ligjin, jo ta krijojnë atë.” — Francis Bacon

Një Pabarazi Strukturore: Presidenca

Një tjetër dobësi kërkon debat serioz: mënyra e zgjedhjes së Presidentit.

Presidenti duhet të jetë garant i Kushtetutës dhe një kundërpeshë mbi partitë. Por në Shqipëri, Presidenti zgjidhet nga Parlamenti. Kur Parlamenti kontrollohet fort nga shumica qeverisëse, presidenca rrezikon të shndërrohet në zgjatim të aritmetikës parlamentare dhe jo në një kundërpeshë të pavarur kushtetuese.

Edhe kur individët veprojnë me integritet, struktura vetë kufizon perceptimin e pavarësisë.

Nëse Kryeministri kontrollon Parlamentin dhe Parlamenti zgjedh Presidentin, ndarja e pushteteve dobësohet që në vetë dizajnin e saj.

Shqipëria duhet të hapë një debat kushtetues për zgjedhjen e Presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga populli. Një President i zgjedhur nga qytetarët do të kishte mandat të pavarur dhe legjitimitet më të fortë si garant kushtetues. Një reformë e menduar me kujdes do të forconte balancën — jo do ta destabilizonte atë.

Demokracia piqet kur institucionet kufizojnë pushtetin, jo kur e pasqyrojnë atë.

Guximi për t’u Tërhequr

Reforma institucionale nuk mjafton nëse të njëjtat personalitete vazhdojnë të dominojnë strukturat partiake pafundësisht.

Edi Rama dhe Sali Berisha kanë formësuar historinë moderne politike të Shqipërisë. Kontributi i tyre është i padiskutueshëm por edhe kotekstues. Por lidershipi demokratik nuk matet vetëm me kohëzgjatjen në pushtet. Matet me gatishmërinë për të përgatitur brezin e ardhshëm.

“Kur u bëtë udhëheqës, nuk ju dhanë një kurorë; ju dhanë përgjegjësinë për të nxjerrë më të mirën tek të tjerët.” — Jack Welch

Nëse besojnë vërtet në të ardhmen demokratike të Shqipërisë, ata duhet të konsiderojnë tërheqjen dhe t’i hapin rrugë një tranzicioni të vërtetë gjeneracional brenda partive të tyre.

Kjo nuk do të ishte dobësi.

Do të ishte burrështetësi.

Një Alternativë e Re Bashkuese

“Nuk ka motiv më fisnik për të hyrë në jetën publike sesa vendosmëria për të mos u qeverisur nga njerëz të ligj.” — Ciceroni

Një rrugë reale përpara është krijimi i një force të re politike — as kundër Ramës, as kundër Berishës, por përtej tyre.

Brenda të dy partive ka individë të aftë — kryetarë bashkish, deputetë, profesionistë — të lodhur nga polarizimi. Ka gjithashtu qytetarë që janë larguar nga politika për shkak të zhgënjimit. Një lëvizje e re e besueshme mund të tërheqë figura me mendësi reformuese nga të dy kampet, si dhe brezin e ri në Shqipëri dhe në diasporë, të cilët kërkojnë reforma serioze institucionale.

Një lëvizje e tillë duhet të ndërtohet mbi parime të qarta:

• Lidership i pastër dhe pa njolla korrupsioni

• Financim transparent që nga dita e parë

• Demokraci të brendshme partiake

• Program serioz politik

• Organizim strategjik para spektaklit mediatik

Nuk duhet të jetë parti proteste.

Duhet të jetë alternativë qeverisëse.

Precedentët rajonalë tregojnë se ndryshimi gjeneracional është i mundur. Në Kosovë, liderë si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u ngritën nga lodhja e publikut me elitat e ngulitura dhe siguruan legjitimitet përmes organizimit dhe disiplinës elektorale.

Zemërimi mobilizon për pak kohë.

Vetëm organizimi i menduar fiton.

Emra të mundshëm për një lëvizje të tillë mund të pasqyrojnë unitetin dhe qëllimin qytetar:

• Shqipëria Së Bashku (Albania Together)

• Qytetarët të Parët (Citizens First)

• Shqipëria Qytetare (Civic Albania)

• Shqipëria Përpara (Forward Albania)

• Aleanca për Ripërtëritje (Alliance for Renewal)

Një Moment Zgjedhjeje

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq — jo mes së majtës dhe së djathtës, por mes brishtësisë institucionale dhe qëndrueshmërisë institucionale.

Ajo mund të vazhdojë riciklimin e figurave të njohura ndërsa institucionet rëndohen nën presion. Ose mund të forcojë pavarësinë e SPAK-ut, të përforcojë balancën kushtetuese, të rishqyrtojë mënyrën e zgjedhjes së Presidentit dhe të hapë hapësirë për lidership gjeneracional.

Diaspora mund të kontribuojë — jo duke thelluar ndarjet, por duke mbështetur transparencën, profesionalizmin dhe organizimin e orientuar drejt reformës.

Ripërtëritja nuk do të ndodhë vetvetiu.

Ajo do të ndodhë kur liderët të tregojnë guximin për t’u tërhequr — ose kur qytetarët të organizohen për të krijuar alternativa.

Pyetja nuk është nëse Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje. Ajo mundet.

Pyetja është nëse institucionet e saj janë mjaftueshëm të forta për të lejuar ndryshim real kur populli e kërkon atë.

Historia favorizon ata që përgatisin të ardhmen.

Koha për t’u përgatitur është tani.

——–

Albania Must Break the Cycle

Renewal, Reform, and the Courage to Step Aside

By Cafo Boga, MDY – February 12, 2024

“Salus populi suprema lex esto” — The welfare of the people shall be the supreme law.

For more than three decades, Albania’s political life has revolved around two dominant figures with powerful personalities and weak institutional counterweights: Edi Rama and Sali Berisha. Their rivalry has shaped governments, divided the electorate, and defined an entire political era.

But today, the central question is no longer who will win the next election. It is whether Albania’s system still allows anyone new to win at all.

Albania is not simply facing political competition. It is confronting political entrenchment.

When a governing party consolidates institutional influence while the main opposition remains dominated by a controversial former leader, political space narrows. What analysts call a duopoly equilibrium emerges: two dominant forces mobilize voters against each other while unintentionally reinforcing each other’s relevance. Elections continue, but rotation becomes predictable. Trust erodes gradually — and then deeply.

Albania does not lack elections.
It lacks renewal.

Permanent political recycling is not stability. It is stagnation.

The Institutional Test

“Crime is contagious. If the government becomes a lawbreaker, it breeds contempt for law… it invites anarchy.” — Louis Brandeis

Albania attempted to confront corruption and political stagnation through justice reform. The creation of SPAK, strongly supported by the United States Department of State and European partners, marked a historic shift. For the first time in post-1990 Albania, an independent prosecutorial body reached the upper tiers of political power.

That changed political psychology.
Impunity was no longer automatic.

But reform that touches the summit of authority inevitably triggers resistance. The growing tension between SPAK, the Prime Minister, and the Constitutional Court of Albania has become a stress test of Albania’s democratic architecture.

When prosecutorial efforts to lift immunity in sensitive cases — including recent matters involving Belinda Balluku — meet divided constitutional rulings and subsequent legislative maneuvering, the issue becomes structural, not personal.

In any democracy, constitutional courts must safeguard due process and prevent overreach. However, when constitutional intervention repeatedly aligns with shielding executive authority, perception shifts. Even legally grounded decisions can erode trust if patterns emerge.

The danger is not only legal. It is psychological.
Citizens begin to believe that anti-corruption is conditional.

A constitutional court must protect due process.
But it must not create the perception that executive power is insulated from scrutiny.

Parliament has legislative authority.
But it must not recalibrate rules when accountability approaches the political apex.

If institutions appear to bend when power is tested, public confidence weakens.

Albania’s democratic immune system is under examination.

“Judges ought to remember that their office is jus dicere and not jus dare…” — Francis Bacon

A Structural Imbalance: The Presidency

Another institutional weakness deserves national debate: the method of selecting the President.

The President is meant to safeguard the Constitution and serve as a balancing force above party politics. Yet in Albania, the President is elected by Parliament. When Parliament is tightly controlled by the governing majority, the presidency risks becoming an extension of parliamentary arithmetic rather than an independent constitutional counterweight.

Even when officeholders act responsibly, the structure itself narrows perceived independence.

If the Prime Minister controls Parliament and Parliament elects the President, separation of powers weakens by design.

Albania should seriously consider constitutional reform allowing for the direct popular election of the President. A President chosen by citizens would carry an independent democratic mandate and stronger legitimacy as a constitutional guardian. Properly structured, such reform would strengthen balance — not destabilize it.

Democracy matures when institutions limit power, not mirror it.

The Courage to Step Aside

Institutional reform alone will not resolve stagnation if the same personalities continue to dominate party structures indefinitely.

Both Edi Rama and Sali Berisha have shaped Albania’s modern political history. That contribution is undeniable. But democratic leadership is not measured only by longevity. It is measured by the willingness to prepare the next generation.

When you were made a leader you weren’t given a crown, you were given the responsibility to bring out the best in others.” — Jack Welch

If both leaders truly believe in Albania’s democratic future, they should consider stepping aside and allowing genuine generational transition within their parties.

Such a move would not signal weakness.
It would signal statesmanship.

Voluntary renewal at the top would reset competition, reduce polarization, and restore confidence that leadership is not permanent property.

If that transition does not occur voluntarily, renewal must come through democratic competition.

A New Unifying Alternative

“There is no nobler motive for entering public life than the resolution not to be ruled by wicked men.” — Cicero

One realistic path forward is the formation of a new political force — neither anti-Rama nor anti-Berisha, but post-Rama and post-Berisha.

Within both major parties are capable individuals — mayors, MPs, professionals — frustrated by polarization and reputational fatigue. Many talented citizens have stepped away from politics entirely due to disillusionment. A credible new movement could attract reform-minded figures from both camps, as well as younger generations in Albania and the diaspora who seek serious institutional reform.

Such a party must be built on clear principles:

• Clean leadership free from corruption
• Transparent financing from inception
• Internal party democracy
• Serious policy depth
• Strategic organization before media spectacle

It must not be a protest vehicle. It must be a governing alternative.

Regional precedent shows generational change is possible. In Kosovo, leaders such as Albin Kurti and Vjosa Osmani rose from public fatigue with entrenched elites and secured legitimacy through organization and electoral discipline.

Anger mobilizes briefly. Only disciplined organization wins.

Possible names for such a movement might reflect unity and civic purpose:

• Albania Together (Shqipëria Së Bashku)
• Citizens First (Qytetarët të Parët)
• Civic Albania (Shqipëria Qytetare)
• Forward Albania (Shqipëria Përpara)
• Alliance for Renewal (Aleanca për Ripërtëritje)

A Moment of Choice

Albania stands at a crossroads — not between left and right, but between institutional fragility and institutional resilience.

It can continue recycling familiar figures while institutions strain under pressure. Or it can strengthen SPAK’s independence, reinforce constitutional balance, reconsider presidential election design, and open space for generational leadership.

The diaspora can contribute — not by amplifying division, but by supporting transparency, professionalism, and reform-oriented organization.

Renewal will not happen automatically.
It will happen when leaders show the courage to step aside — or when citizens organize to create alternatives.

The question is not whether Albania can hold elections. It can.
The question is whether its institutions are strong enough to allow real change when the people demand it.

History favors those who prepare the future.

The time to prepare is now.

https://telegraf.al/politike/cafo-boga-shqiperia-duhet-ta-thyeje-ciklin