Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Avdush Canaj

ZEMRA

Zemra
buzëqesh me sy,
buzëqesh me faqe,
pak
edhe me vetulla,
zemra!

Si për limonatë
të thërret
në përqafim.

Dhe ti fluturon
e dallëndyshtë.

Dimri bëhet verë
Si në përrallat e gjyshes!

Me faqe
buzëqesh zemra!

E VËRTETË

Më dukej si përrallë kur thonin
Vajzat i kanë faqet e mollës
Ato të klasës së tetë

Kur e putha pak Anilën
Pas orës së tretë
Përralla doli e vërtetë

MA PREKU FAQËN

Faqen ma preku Anila
E panë disa shokë
Dikush duartrokiti
Dikush fishkëlloi
Qielli s`ra në tokë

PESHK ME 101 PULLA

Pak është pulëbardhë
Pak është det
Edhe peshk me 1o1 pulla

Në dorë
Ma hodhi një fik
Me ëmbëlsinë e faqeve

SI MOLLË

Si mollë e ëmbël vere
Dhe këngë e degës

Si trëndafile me gërsheta
Dhe vals i agimit

Si valëz e lumit
Në shpinë të lumturisë
Dhe shend i yllit

Këngë që sjell pranverë
Te dritarja e zemrës
Je ti