Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: PUTHJE E MBETUR PENG

Kur buzët puthin njëra tjetrën,
e ritmi i zemrës nis shpejton!
Perdja e syve ngadalë bie,
një kapitull mbyllet,
tjetri sa fillon!

N’orën e murit, sekondat tik-takun,
tingull melankolik, sikur prish qetësinë!
N’dhomën e errët, dy qirinj ndezur,
ndjekun aq hirshëm,
ngjarjen e epshme, t’dashurisë!

Qepallat hapen, nën dritën e zbehtë,
loti takon lotin, lagë faqet plot zjarr!
Duart shtërngojn belin, lëmojnë krahërorin,
kapitull i dytë mbaron,
i treti sa fillon!

Puthje e vonuar, peng i kohës shkuar,
kujtesë e ngelur, thellë e memoruar!
Val’zim frekuencash, n’zemrat e trazuara,
n’kët datë të shkurtit,
DITË E T’DASHURUARVE!

Cikël kujtimesh, ecin tok me kohën,
dot nuk veniten, kurrë nuk harrohen!
Kapitujt e jetës, një ditë do mbarohen,
e shpirti merr me vete,
veç dashninë e moçme!