Artan Xh. Duka: Demokraci mbi rёrё
Debati politik ka kohё qё ka degraduar qёllimisht nё “e lagu, s’e lagu”, “kush je ti e kush jam unё” etj retorika shpёrqёndruese pёr opinionin publik me synim vijimёsinё e politikёs sё prapё prej dekadash.
Vёndi po zbrazet si nё luftё dhe prapё “ilaҫi” qё servir propaganda politike, media klienteliste e militantizmi mbetet iluzioni se ja “vjen tjetri e do tё bёhet mё mirё”! Kemi dekada qё zhgёnjehemi, qё presim “Godonё” e rёnё nga qielli, qё shpresojmё tek tё rinjtё, se mbase pushtetari vё dorёn nё zёmёr, se mbase ua gjen anёn bota e drejtёsia etj durim e pritje pafund qё koha i provoi iluzione qё vetёm zgjasin tranzicionin e agoninё demokratike mё tej.
Majё fiku!
Problemi ynё demokratik, ajo qё propaganda politike e sfumon qёllimisht, nuk ёshtё se na ngelёn nё majё tё “fikut” tё pushtetit e kanё bёrё “fole” atje njё soj politikanёsh tё prapё por se nuk kemi gjё mё nё dorё si qytetarё. Vetё nuk zbresin dhe degёn nuk ua “sharrojmё” dot!
Problemi demokratik nuk ёshtё politikani i keq por pamundёsia pёr ta larguar atё. Nё ҫdo sistem, pale nё kapitalizёm ku leku tё tёrbon, pale nё kёtё tonin “perёndim tё egёr”, rёndom janё tё “shkathtit” qё bёjnё hajёr nё politikё. I pazakontё dhe i papranueshёm nuk ёshtё abuzimi qeveritar por dalja pa lagur e hedhja e lumit prej tij dhe sjellja sikur tё mos ketё ndodhur asgjё.
Askush nuk ёshtё i rёnё nga qielli e kёtu hyjnё edhe politikanёt qё tё ishin ajo qё thonё do tё ishin priftёrinj e hoxhallarё. Askush nuk pret mrekullira prej tyre nё politikё por nёse e bёjnё llum e kapen mat, tё ikin vetё pa u hequr nga tё tjerё.
Nuk ka qeverisje tё pёrsosura. Abuzimi, korrupsioni, makutёria etj janё vese e degradime tё natyrshme njerёzore por ato parandalohen, asfiksohen, ekspozohen nga media e pavarur nga politika, ndёshkohen e shkurajohen me ligj, presioni nga bota qё nuk sakrifikon demokracinё ndaj gjeopolitikёs dhe vetё qytetari me votё kur bёhet mullar. Mjerisht, tё gjithave politika ua ka pirё lёngun gjatё!
Ligёsi me ligj!
Politika BeRama e tranzicionit e ka cёnuar rёndё imazhin e demokracisё e shtetit ligjor. Kapja e sistemit dhe vijimёsia e politikёs sё prapё e ka vёnё shpresёn e besimin tek e ardhmja pёrfund dhe e vetmja rrugёdalje nuk ёshtё “rrotacioni pёr rrotacion” por kontrolli i vёrtetё e ndёshkimi ligjor e ai qytetar me votё.
Ёshtё e kotё e devijim vёmёndjeje tё debatosh pёr sundim ligji (lexo Maliqi) apo shumice kur sot janё e njёjta gjё. Ligjin e bёn politika pёr interesa tё saj dhe sa kohё ajo shpёrfytyrohet jashtё ҫdo kontrolli, shpёrfytyrohen sё bashku, qoftё nё hartim ashtu edhe zbatim. Ligji rёndom nuk zbatohet njёlloj por edhe kur zbatohet, rёndom nuk ka moral.
Sundimi i ligjit ka kuptim e vlerё kur ligji vetё ka moral dhe hartohet nga njё politikё po e atillё apo qё i ndruhet ligjit e votёs qytetare nёse e katandis “maliq” atё.
Ligj ёshtё edhe 7501 por e bёri ҫorap tё drejtёn e pronёsisё, ligj ёshtё dhёnia e pasurisё publike me 1 euro qё lё qytetarin duarthatё, ligj ёshtё edhe ai i pensioneve qё diskriminon ata qё nuk kanё kёmbё e gojё – llogaritja e tij, shtesat, bonusi elektriku etj, ligj ёshtё dhe ai i strehimit qё diskriminon ata nё banesa ish-pronarёsh apo u jep tё shtёpi tё dytё pas tёrmetit tё tjerёve, ligj ёshtё edhe ai zgjedhor qё e lё qytetarin pa “gojё” etj padrejtёsira e pabarazira sociale pafund tё gjitha tё “rregulluara” me ligj! Njё “sundim” ligji qё vetёm djallos mё keq!
Edhe institucionet e drejtёsisё, SPAK vetё, si “krijesa” tё politikёs qё bёn gjithshka me hile, e kanё ende tё vёshtirё tё bёjnё drejtёsi pa humbur mё kohё si pёr shkak tё ngacmimit e dorёs sё gjatё tё politikёs, brishtёsisё e sigurisё sё jetesёs etj. Vetёm nёse bota, SHBA e para, u dalin troҫ krah (si tё kishin “dynёnshtetёsi”) qё “trimi i vetёm nё luftё” tё shtohet me “shokё shumё”.
Me SPAK-un “shejtani” doli nga shishja e politika e di se nuk e fut dot mё brёnda atё dhe herёt a vonё, me SHBA e BE pas, drejtёsia do e thotё fjalёn e saj. Mbase vonё nuk ёshtё mirё por kurrё, do tё ishte fatalitet!
Kur ligjin t’a miratojё njё politikё qё i ndruhet votёs dhe ligjit vetё, ka kuptim tё flitet pёr sundim ligji e shtet ligjor. Nё politikё nuk presim shёnjtorё por nёse politika niset pastaj nga morali nё hartimin e zbatimin e ligjit, aq mё mirё pёr tё. Do tё ishte bonus zgjedhor.
Shalqi pa provё!
Sa pёr kontrollin e ndёshkimin qytetar me votё e referendum ndaj politikёs, as qё nuk bёhet fjalё. Ka mbetur vetёm iluzioni se mbase “vihet dora nё zёmёr” atje lart. E kёshtu me dekada. E sa kohё vota nuk “peshon” e Kuvёndi mbushet me “bishta” tё Ramёs e Berishёs, e gjithё ngrehina qё pason ёshtё “kala mbi rёrё”. Nuk ua ndjen pёr qytetarin ndaj dhe marrin kot.
Dalja e “shejtanit” nga shishja nё kёtё rast do tё ishte rikthimi i sistemit mazhoritar qё do tё pёrmbyste marrёdhёnien e sotme deputet-votues. Tё paktёn qytetari do tё fajёsojё vetёm veten e tij dhe kjo vetёm pёr katёr vjet.
Jo se ёshtё i pёrsosur; dikur ishte po mazhoritari qё i la tё kacavireshin majё tё fikut kёta qё janё akoma atje por dikur kishte shumё mё tepёr mirёbesim e idealizёm ndёrsa sot votuesi ёshtё i rrahur me vaj e uthull dhe sapunin nuk e blen mё kush pёr djathё.
Sot vota ёshtё “lodёr” e “shalqi” pa provё. Megjithё respektin ndaj tё partive tё reja ende tё paprovuara, sa kohё ato nuk ngulmojnё pёr sistem mazhoritar, nuk ngjallin besim, shpresё e respekt.
Votuesi as nuk ka pse niset nga “ambalazhi”, llafi i politikanit, morali qё pretendohet, premtimet u bujshme etj, as nga meraku se hyn tjetri nga “dritarja” etj. Vota nё “thes” pas 2008 nuk ёshtё nё favor tё qytetarit Ajo vetёm shton arrogancёn e karshillёkun e politikёs ndaj qytetarit me humbjen e besimit tek demokracia dhe e ardhmja pёr tё gjithё.
Proporcionali kombёtar qё reklamohet nga partitё e reja ёshtё t’a mbushёsh Kuvёndin me deputetё tё gjithkujt e askujt njёkohёsisht. Qytetari sёrisht do tё mbetet pas liste dhe politika do tё vijojё me avazin e saj. Do tё tundohet nё abuzim, do tё abuzojё dhe do tё mbrohet me alibinё e “mandatit” zgjedhor! Sa kohё partitё e reja nuk duan mazhoritarin, ato janё bishta tё sё vjetrёs dhe nuk meritojnё as respekt e as votё; ne ku t’u “sharrojmё” degёn atyre qё janё sot majё fikut, pale tё lёmё tё tjerё tё kacaviren atje!
Mbase referendume si Zvicra nuk do tё bёjmё por referendumi nuk pse ngelet “stoli” kushtetuese. Zgjedhjet mazhoritare e referendumi janё jetik si pёr shpresёn e besimin tek vetvetja nё demokraci ashtu edhe moralin nё politikё. Politika korrekte nuk i ndruhet vullnetit popullor pёrkundrazi kreditohet e lartёsohet mё tej prej tij.
Boll u qamё pёr Ramёn e Berishёn qё gjejnё shesh pa bёjnё pёrshesh e se mbase vёnё dorёn nё zёmёr dikur. Tё rinjtё nё politikё nuk ёshtё e thёnё tё jenё ndryshe nga ata por edhe nёse nuk janё, qytetari nuk pse tё ngelet varur nga “humori” i politikanit tё rradhёs.
Politika nuk ka pse tё jetё “bingo” pёr qytetarin. Fati, e ardhmja e besimi tek demokracia i duhet “ngecur” qytetarit nё dorё ndryshe gjithshka katandiset nё “kala rёre”. Qytetari duhet tё ketё gurin e arrёn nё dorё dhe kёtё e mundёson sistemi mazhoritar.
Rikthimi i mazhoritarit duhej tё ishte sot debati i vёrtetё nё politikё por partitё e sotme qё i ruhet atij si djalli nga temjani, nuk e nxitin atё. Por tek problemi fle edhe zgjidhja dhe ajo parti qё premton rikthimin e mazhoritarit dhe lehtёsimin e referendumeve, ajo parti do tё tёrheqё vёmёndjen e me siguri do tё gёzojё edhe mbёshtetje me votё mё pas.