Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët zviceranë, rezolutë për ish-krerët e UÇK-së, kërkojnë drejtësi në Hagë

Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet sot në Gjykatën Speciale në Hagë përmes së cilës kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Rezoluta do të dorëzohet nga veprimtari Sali Bislimi në Gjykatën Speciale i cili tre vjet më parë i është adresuar Qeverisë zvicerane.

Deputetët nënshkrues të Rezolutës janë nga të gjitha partitë politike zvicerane.

Rezoluta kërkon nga qeveritarët një gjykatë për drejtësi, të paanshme dhe të barabartë. /KosovaPress/

https://ata.gov.al/2026/02/16/deputetet-zvicerane-me-rezolute-per-ish-kreret-e-uck-se-kerkojne-drejtesi-ne-hage