Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Dritan Demiraj: Më 22 shkurt nisin protestat në Michigan- SHBA

Sensibilizimi i qeverisë amerikane, përmbyllja në New York, para Shtëpisë së Bardhë

“Një grup të rinj patriotësh shqiptarë në shtetin e Michigan-it, ka ndërmarrë iniciativën për organizimin e disa tubimeve me karakter kombëtar, me qëllim diskutimin e zhvillimeve politike, institucionale dhe shoqërore që prekin të ardhmen e Shqipërisë dhe të trevave shqiptare në rajon”.

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj që nga SHBA-ja,në një deklaratë të tij  bëri të ditur se rreth 300–400 intelektualë shqiptaro-amerikanë kanë vendosur të nisin protesta jopartiake në Shtetet e Bashkuara kundër kesaj keqqeverisje në Shqipëri. Sipas deklaratës së tij protesta e parë do të zhvillohet më 22 shkurt 2026 në Michigan dhe do të jetë jopartiake, pa simbole politike, me synimin për të sensibilizuar opinionin publik dhe institucionet amerikane mbi situatën në Shqipëri dhe në trevat shqiptare. Organizatorët paralajmërojnë shtrirjen e protestave në disa shtete të SHBA-së, me një tubim përmbyllës në Washington D.C., ndërsa i bëjnë thirrje diasporës shqiptare të bashkohet në këtë nismë

Dr. Dritan Demiraj: Gjatë dy javëve të fundit rreth 300-400 intelektual shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,shqiptaro-amerikan kemi marrë një vendim për ta intensifikuar dhe për të mos e lejuar regjimin e Ramaduros për shkatërrimin përfundimtar të Shqipërisë. Më lejoni tju informoj që për herë të parë filllojnë protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër shkatërrimit të kombit .Kjo protest kombëtare është jopolitike ,kundër qeveritarëve që drejtojnë sot Shqipërinë të cilët po dëmtojnë Shqipërinë,Kosovën dhe trevat shqiptare përreth . Kjo është një protest për kombin dhe askush nuk do guxojë të përdori logo partiake . Më 22 Shkurt 2026 fillon protesta e parë në Michigan. Protestat do t’i organizojmë më pas në të gjitha shtetet e SHBA-së  dhe do ta përmbyllim tek Shtëpia e Bardhë në Washington me një kërkesë ndaj Presidentit Trump me pjesëmarrjen e qindra e mijra shqiptarëve ku do të marrin pjesë shqiptarët e  Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, të gjithë shqiptaro-amerikanët.

Kreshnik Osmani: Të falemnderoj për lajmin e rendesishëm sepse unë kam 2 muaj që insistojn përnatë dhe ju bej thirrje diasporës, ngrihuni ju që jeni në Amerikë, shpëtoni kombin sepse jemi në rrezik dhe pikën e hallit. Kam thënë, po deshët që të sillni pluralizëm politik 1,2,3,4 duhen kushtet që të votojnë shqiptarët. Të ikin njëpalë hajdutë dhe te vijnë një palë hajdutë që i ka marrë malli për të vjedhur sepse u bë kohë pa vjedhur, kjo nuk ka për të ndodhur. Amerika na shef, ju bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve të Amerikës ti bashkohen këtyre protestave në Amerikë pa logo partiake në mbrojtje të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare sepse nëse nuk e bëjmë tani, nesër do të jetë vonë.

Reagimi i plotë i Dr. Dritan Demiraj:

Të nderuar bashkëkombas që jetoni në Michigan!

Një grup të rinj patriotësh shqiptarë në shtetin e Michigan-it, ka ndërmarrë iniciativën për organizimin e disa tubimeve me karakter kombëtar, me qëllim diskutimin e zhvillimeve politike, institucionale dhe shoqërore që prekin të ardhmen e Shqipërisë dhe të trevave Shqiptare në rajon.

Takimi i parë zhvillohet në datën:

22 Shkurt 2026, ora: 6:00 PM. Adresa: 29047 Utica Rd, Roseville, Michigan. (Salla te Romano Bar & Grill).  Ky tubim do të zhvillohet pa simbolikë partiake dhe synon të jetë një hapësirë e hapur diskutimi qytetar, me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse.

Ftohen të marrin pjesë bashkëkombës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, si dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i aktivitetit është:

Shprehja e shqetësimeve mbi çështjet me interes kombëtar;

Rritja e ndërgjegjësimit të institucioneve ligjzbatuese amerikane për keqqeverisjen në Shqipëri, largimin e mijëra të rinjve pasi nuk kanë shpresë për të jetuar në një vend ku qeveritarët e saj vetëm vjedhin dhe nuk përfaqësojnë asnjë interes të qytetarëve të tyre, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, drejtimin e vendit nga njerëz të korruptuar dhe të emëruar nga grupet e trafiqeve, etj.  Ky tubim do të vazhdojë në vijimësi edhe në shtete të tjera, me qëllim për të krijuar momentum dhe në fund me një tubim përmbyllës në New York dhe Washington D.C.

Për informacion shtesë:  (480) 798-2954.

Të interesuarit inkurajohen të shpërndajnë këtë njoftim në rrjetet e tyre sociale dhe brenda komunitetit të Michiganit.