Selaudin Guma: Ditë Novruzi në Luzat
Ditë shenjti, ditë Novruzi
Në Luzat, në Tepelenë
Aty vijnë bektashinjtë
Kryegjyshi dhe të tjerë.
Vijnë bektashianë të lashtë
Fis nga gjyshët t’istikamit
Po rindërtojnë teqenë
Dhe shenjtorët e Mekamit.
Nga hiçi nuk lind asgjë
As hidhërim e as gëzim
Nga dashuria e Zotit
Lind çdo gjë në njerëzim.
O ju luzatarët e mi
Bij të babait fanariot
Besuat Abaz Alinë
I dhatë besë dhe kurorë.
Ju të vjetër dhe ju të rinj
Që ecët në gjurmë të lashta
Do ta bëjmë këtë fshat
Që të lëjë gjurmë të arta.
Mbi fshatin tonë të bukur
Bie Dielli i mëngjezit
Edhe Hëna e pavdekshme
Vjen pas tij me tjetër rreze.
Në Luzat ka shumë njerëz
Që kanë lindur në ditë shenjti
Mes atyre që njoha unë
Novruz Kalo ish i vetmi.
Djali i vet, Përparimi
Që s’e harron kurrë Luzatin
Mbledh miq nga të gjitha anët
Si një amanet për fshtatin.
Novruz Kalo Luzatari
Bir i fshatit patriot
Shkon në luftë si bektashi
Dhe lufton porsi heronjtë.
S’ra në kurthe politike
Si disa banorë të tjerë
E mbylli jetën hijshëm
Si shenjtorët mjaft me vlerë.
Iku Novruzi i ndershëm
Siç lindi nga e fismja derë
S’turpëroi as babë, as fis
Por vdiq me lavd e me nder.
Novruz Kalo i Luzatit
Që le gjurmë ku punove
Shkodra loce ku ti vdiqe
Të përcolli me brerore.
Shkurt 2026.