Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Zgjidhja nuk ёshtё punё emrash por sistemi

Bretkosa e uji i vluar 

Njёlloj si ajo bretkosa qё nuk kёrceu jashtё nё kohё por u pёrvёlua nё nё ujin qё u ngroh ngadalё edhe “eksperimenti” demokratik post ‘90 na ka futur pa dallim partiak si shoqёri, nё njё vorbull pa “dalje” zhgёnjimi, dёshpёrimi, iluzione e fataliteti qё nuk ka tam-tam, fasadё, podkast, ngjarje gala me tё huaj e poza e fjalime politike qё i bёn derman. 

“Teatri” me maska PS e PD i politikёs fsheh vetёm njё fytyrё tё abuzimit pas e nё lojё sot ёshtё interesi demokratik dhe kombёtar. Ndёrsa pёrgjegjёsia mё sё pari shkon tek klasa politike, edhe ne si shoqёri nuk jemi pa gjё. Politika gjeti shesh pa bёri pёrshesh dhe mirё qё i lejuam dhe i votuam me dekada, por tё paktёn tё mos ua lёmё nё “pajё” edhe atyre qё vijnё pas. 

Publiku nuk do tё dёgjojё mё pёr “diagnoza” tё gjёndjes nё vёnd, pale kritika e shfajёsime me dy kute apo premtime “gurё nё trastё” prej retorikёs politike. Ajo qё qytetari pret ёshtё dalja nga ky qorrsokak “demokratik. “Litarin” e problemeve pafund qё na ka poftisur politika e di edhe bufi ndaj interes ka vetёm zgjidhja pёr tё shpёtuar nga kjo zgjedhё. 

“Hosteni” qytetar!

Premisa tё shpresёs e besimit tek ardhmja janё vota kuptimplote dhe pavarёsia e drejtёsisё me barazinё para ligjit. Tё dyja, si sistemi zgjedhor ashtu edhe drejtёsia janё “krijesa” tё politikёs, njё konflikt interesi ky qё krijon probleme nёse politika merr kot.  

Rrokadat PS-PD, sa kohё ato komandohen nga Rama e Berisha, janё tё pavlera pёr tё qёnё zgjidhja qё qytetari meriton. PD e PS janё futur sot nё rrjesht e nuk pёrfaqёsojnё mё interesin qytetar. Por, edhe njё “fytyrё” e re pёrtej PS e PD do tё ishte njё tjetёr iluzion e humbje kohe sa kohё vijohet me tё njёjtin sistem e ligj zgjedhor qё tundon politikёn nё karshillёkun e saj ndaj qytetarit. Shpresa e besimi tek demokracia nuk ёshtё punё emrash nё politikё por sistemi zgjedhor qё siguron qё kushdo nё politikё, tё endet nё “orbitё” rrotull qytetarit. 

Kushdo mund t’i futet politikёs apo ri-nusёrojё atje sa kohё votohet drejtёpёrdrejtё. Askush nuk pret mrekullira nga politika se tё rёnё nga qielli nuk janё por, nёse e bёjnё baltё dhe nuk ikin vetё, votuesi ka mundёsinё t’a largojё me votё. Pas 2008 nuk bёhet mё fjalё dhe politika vetёm “trimёrohet” nё abuzimin e karshillёkun e saj. 

Sesa zullumi, sot vret pamundёsia pёr t’u treguar vёndin zullumqarёve me votё. Tё tillё ka edhe nё perёndim por ndryshe nga ne, kur u del emri, dorёhiqen sepse e dinё qё largohen kollaj mё pas me votё. 

Sa kohё zgjidhen me votё tё drejtpёrdrejtё, qoftё edhe Rama e Berisha tё stёrprovuar nё dekada, politikanёt janё nё tё drejtёn e tyre tё kacaviren majё “fikut”. Thjesht i meritojmё! Por, sa kohё emёrojnё vetveten e oborrtarёt pas duke qёnё kryeministra “tavoline”, ata vetёm ҫmeritojnё demokracinё e ҫdo krahasim me perёndimin ёshtё ofendim; vёrtet Merkel ishte katёr mandate rrjesht nё pushtet por ajo jetonte e jeton si tё gjithё ata qё u shёrbeu vite me rradhё.

“Pulё” ndaj qytetarit

Nёse flasim pёr zgjidhje pёr t’ia dalё kёsaj zgjedhe politike, ai mbetet njё sistem e ligj zgjedhor “meritokratik”. Mazhoritari me dy raunde e plotёsim proporcional kombёtar ёshtё i vetmi sistem qё e ul mё kёmbё nё tokё politikёn nё vёnd.  

Ligji zgjedhor ndёrkohё duhet tё garantojё garё tё barabartё mes kandidatёve, partiak apo tё pavarur, tё kushtёzojё kandidimin atje ku banon – Rama nё Surrel e Berisha tek Piramida, mundёsojё transparencё tё proҫesit nga koha nё media, mosfinancimi i partive nga buxheti, ndalimi i sponzorizime, depolitizim tё komisioneve zgjedhore e proҫesit tё numёrimit etj.  

Nёse kёshtu, sado manipulime, presione, miklime, blerje vote e kulisa pafund politike tё tentohen (pёr tё cilat drejtёsia e pavarur heton), herёt a vonё, ato nuk do tё pijnё mё ujё dhe e vetmja shpresё pёr tё qёnё nё politikё e pushtet, mbetet pёrgjegjshmёria e korrektёsia ndaj interesit qytetar. 

Mazhoritari si “fjalёkalim” pёr sukses zgjedhor

Sot, edhe nёse votohet masivisht pёr partitё e reja, prapё nuk ka garanci pёr normalitet demokratik.  Pa u ndёrruar sistemi zgjedhor, politika e lёnё jashtё kontrollit do tё vazhdojё tё tundohet nё abuzim e t’i bёjё karshillёk interesit qytetar. 

Partitё e reja kanё shans pёr sukses vetёm nёse premtojnё rikthimin e sistemit mazhoritar. Proporcionali kombёtar, ndryshe deputet i gjithkujt e i askujt, e katandis zgjedhjen mes origjinalit e kopjes e kjo zgjat agoninё demokratike nё vёnd.  

Me mazhoritarin si “kalё beteje”, partitё e reja do tё votohen jo vetёm pёr tё thyer monotoninё zhgёnjyese PS-PD por edhe sepse mazhoritari rikthen dinjitetin e votёs, votuesit e politikёs mё pas. Qytetari nuk e humb mё kur dikush qё ai e voton i del vezё “kllufje” mё pas. Ka prapё votёn nё dorё. 

Rikthimi i mazhoritarit e lehtёsimi i referendumeve janё premisa jetike pёr rikthimin e besimit e shpresёs nё vёnd. Tё tjerat, nga qeverisja korrekte, pavarёsia e drejtёsisё etj vijnё vetvetiu sepse politika e “trёmbur” nga vota mbijeton vetёm nёse i shёrben interesit tё atij qё e voton!

Sa pёr Perёndimin, pёr tё ende gjeopolitika peshon mё shumё se demokracia e shteti ligjor dhe rekomandimet pёr proҫesin zgjedhor ҫdo katёr vjet janё mё bajate se kurrё. Futja nё BE ndёrkohё ndihmon se gjermani nuk do tё lejojё tё avullojnё paratё e taksapaguesit tё tij me qeveritarin e korruptuar qё bёn tё paditurin pёr to. BE le tё mbetet bonus sepse i zoti duhet tё kuturiset tё nxjerrё gomarin nga balta mё parё.  

Afёrmёndsh, pёr PS e PD, mazhoritari “votё pёr kokё” mbetet “gogol” sepse pas katёr dekadash keqqeverisje, ato duan tё mbijetojnё e mbrojnё abuzimin me ҫdo kusht. Partitё e reja, nёse pretendojnё se janё ndryshe, nuk i ndruhen votёs dhe duan vёrtet pushtet, tё premtojnё pa vonesё rikthimin e sistemit mazhoritar ndryshe nuk ia dalin dot dyshes PS-PD. 

Herёt a vonё dikush do e pёrmbushё “urinё” qytetare pёr njё sistem zgjedhor qё mundёson votё e pёrfaqёsim dinjitoz nё Kuvёnd. Nёse do tё ndodhё njё ditё, pёrse jo tani? Nёse do e bёjё dikush, pёrse jo partitё e reja sot?