Albspirit

Media/News/Publishing

Mikhail Khodorkovsky: Miku im Boris Nemtsov u vra si sot 11 vjet më parë

Mikhail Khodorkovsky: Miku im Boris Nemtsov u vra si sot 11 vjet më parë
Miku im Boris Nemtsov u vra 11 vjet më parë sot. Ai ishte një nga të paktët që e sfidoi hapur Putinin dhe kjo i kushtoi jetën.

***

Mikhail Khodorkovsky: My friend Boris Nemtsov was murdered 11 years ago today
My friend Boris Nemtsov was murdered 11 years ago today. He was one of the few who openly challenged Putin, and it cost him his life.

***

Post Scriptum

Boris Nemtsov ishte një figurë karizmatike në skenën politike ruse. U ngrit në pozicionin e zv.Kryeministrit nën presidencën e Boris Yeltsin dhe pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putin, u shndërrua në një prej kritikëve më të ashpër të tij.
Shkencëtar bërthamor, ambientalist dhe baba i katër fëmijëve, Nemtsov është themelues i disa lëvizjeve opozitare pas 2003-it, kur u largua nga parlamenti rus. Futjen në politikë e provoi pa sukses në zgjedhjet e vitit 1989. Një vit më vonë e provon sërish dhe zgjidhet deputet në Parlament. Gjatë sulmeve kundër Yeltsin në vitin 1991 qendroi në krah të presidentit.
Besnikëria iu shpërblye me postin e guvernatorit lokal të Nizhny Novgorod, ku gjatë drejtimit të tij rajoni, dikur krenaria e industrisë ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik, u shndërrua në një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Shpejt u shndërrua në një prej politikanëve më popullorë në vend dhe disa spekuluan duke thënë se Yeltsin po përgatiste Nemtsov si pasuesin e tij.
Në vitin 1997 emërohet në postin e zv.Kryeministrit, emërim për të cilin do të pendohej një vit më vonë, kur vendi goditet nga kriza ekonomike që i kushton vendin e punës dhe nis e rënien politike të tij.
Në vitin 1999 themelon Unionin e Forcave të Drejta, së bashku me miqtë liberalë Anatoly Chubais dhe Yegor Gaidar. Partia e re pati sukses në fillim duke siguruar 10 përqind në zgjedhje, që i dhanë Nemtsov një grup të konsoliduar dhe të fuqishëm në parlament.
Por në zgjedhjet e 2003 partia e tij nuk kapi pragun prej 5 përqind duke mos siguruar asnjë mandat në parlament. Pas kësaj, Nemtsov dha dorëheqjen si kryetari i partisë dhe iu shmang skenës politike dhe iu përkushtua sipërmarrjes për pak kohë, ndërkohë që në prapaskenë vazhdonte përpjekjet për të bashkuar opozitën e përçarë anti-Putin.
Në 2011 u rikthye në ballë të protestave opozitare kundër Putin, por vitet në heshtje ia kishin zbehur shkëlqimin. Megjithëse nuk cilësohej më si një figurë me peshë në politikën ruse, sërish vrasja e tij ka tronditur vendin dhe udhëheqësit e tjerë të opozitës, që këtë akt e kanë marrë si një mesazh të Putinit kundër gjithë kritikëve të vet.