Albspirit

Media/News/Publishing

Ermal Meta, fituesi moral i Sanremos, sepse Europa nuk është vetëm muzika italiane e Totos

Kastriot Kotoni

Sanremo është Italia, një fotografi e saj në një vit. Ata që e ideuan atë, kishin parasysh që të përcillnin krahas arritjeve muzikore edhe përcjelljen e mesazheve të ndryshme tek publiku. Formati i këtij spektakli është bërë gjithnjë pjsë e debatit publik në Itali. Dikur kur këngët italiane për t’u futur në tregun botëror të muzikë në gjuhën angleze debati zgjati gati 10 vjet në kohën e prezantuesve të ndryshëm si Fiorelo. Më pas plasi debati për të kënduar live apo plybac.Po ashtu pati debat për madhësinë e skenës. Në vëmendje të organizatorëve ka qenë edhe prirja për amerikanizimin e çdo detaji të këtij spektakli, por është kaluar me sukse kjo krizë identitare e muzikës së vërtetë italiane. Ka pasur Sanremo të Baudos të madh aq monotone, por ishte ai prezantuesi i palodhur i cili e shpëtoi Sanremon duke krijuar atë konfidencë të domosdoshme mes brezave dhe rrymave muzikore, por për më tepër të orientimit të publikut drejt mesazheve të teksteve të këngëve, dhe e rikapitalizoi këtë totem të domosdoshëm në muzikën italiane, i cili ishte monopol i këngëtarëve big. Çelentano, Mina, Kotunjo, Ranieri, Morandi, Oksa, Batiato, Rejtano, Zero, Ramazoti, Dala, Bravo, Pauzini, Torki, Rosi, Bazar, Nanini… etj. Tek ky festival po shohim freskinë e prezantimit dhe shkëlqimin e paparë teknologjik të skenës,  në ndjekjen simbolike të çdo kënge gjë që e ngre spektaklin shumë lart. Këngëtarët dhe këngët, janë me larushmëri, si nga rryma muzikore, por edhe niveli i lart i interpretimit. Tekstet e këngëve janë të thjeshta e të prekshme për publikun.  Stilizimi i veshjeve në Italinë e modës, janë sërish një risjellje të kuotave të larta, që padyshim tregon dorën profesionale të organizatorëve të spektaklit të Sanremos, si një produkt italian lider në Europë.

Ermal Meta po afishohet, si një artist me të gjitha atributet e një këngëtari të qëndrueshëm në botën e egër të muzikës. Tek kënga e tij ndihet krahas interpretimit të lartë e me ndjenjë, përcjellja e tekstit të saj në mënyrë aq organike sa të fton të shijosh ritmin lakonik në fillim të muzikës shumformëshme, që me shpejtësi kalon në një rrokëzim të një “Stela dhe colina” aq melodioze, sa lë gjurmë në kujtesë në të qindën e sekondës. Ja që ka qëlluar të përputhet, si muzika dhe teksti në një ujdhesë të dilemës “Çfarë është kjo këngë?” i prin muzika tekstit apo duhej të ishte pas një muzike lirike një tekst i thellë i cili përcjell mesazhe të rëndësishme? Pjekuri artistike e Ermal Metës, pa dyshim. Ai edhe me ardhjen e tij drejt skenës së Sanremos, ka treguar profesionalizëm të lart. Marrëdhëniet e tij me publikun, janë të pa sforcuara, adekuate, pa idealizime dhe cinizëm, flet si qytetar botëror, e dashuron këngën si profesionist, por mbi të gjitha kërkon identitet profesional,  në mënyrë që të vër vulën në arenën e muzikës italiane. Në videoklipin e këngës së tij kemi marrëdhënien me median për të sensibilizuar botën e qytetëruar. Ka shënjestruar me një galeri ngjarjesh dhe portretesh në mënyrë gjithpërfshirëse. Mbase do të synoj një publik jashtë botës italiane në rrang botëror? Ermali është italianizuar po aq sa është identifikuar si shqiptar, por mbi të gjitha, nuk është viktimë e imitimit, siç ndodhë rëndom me shumë emigrantë. Ai ka ditur të ruajë vlerat më të mira të atdheut të tij të parë dhe është përpunuar në atdheun e tij të dytë Italisë. Dinjiteti i tij do të mbahet mend në mendjen e spektatorëve kudo qofshin. Ermali tashmë është fituesi moral i Sanremos edhe për një fakt të tashmë të ditur, shumë martesa në mes italianëve dhe shqiptarëve ka, por mbi të gjitha do të shtohet numri i votuesve për të shprehur dashurinë e popujve mes njëri tjetrit.

Faleminderit Çelentano.

Pyetja që shtrohet sot në median italiane është “A ndikoi opinioni i Adriano Çelentanos në opinionin e jurisë së Sanremos”?

Besojmë se po. Pikërisht kënga fituese e Sanremos ishte përgjigja cinike ndaj të madhit Çelentano. Po ia uli përmasat Sanremos kjo juri besoj se po! Tekst për t’u betuar si “besnik i Sanremos”. Italianët e ndershëm të zhveshur nga pragmatizmi i momentit janë të kthjellët si Adriano Çelentano. Ermal Meta e pasuroj Sanremon me të gjithë kuptimin e saj me atë këngë. Ai i dha kuptim (Zë) heshtjes së fëmijëve “kudo në botë” Diskutimi është nën zë. “A ISHTE MË I VLESHËM SANDOKANI TURK PËR GJEOSTRATEGJI APO ERMALI SHQIPTAR PËR TË PËRFAQËSUAR HUMANIZMIN ITALIAN”? Adriano Çelentano i ka pasur të gjitha tekstet me “buk” të cilat kishin në brendin e tyre shqetësime shoqërore po të kujtojmë këngët “Situatën politike, nuk është e mirë! Kjo ngjizje në inkonshiencën e tekstit të Çelentanos me tekstin e këngës së Ermalit i tejkalojnë problemet e një shteti dhe një kontinenti, ndaj askush nuk i duhet emri domethënës i Adriano Çelentanos, për të thënë të vërtetën. Po dihet nga historia arti e tejkalon politikën dhe është paraprinjës i vigjilencës së popujve. Njësimi i opinionit të një artisti të madh si Çelentanos me këngën e Ermalit, nuk është çështje unifikimi të ndërgjegjes artistike, por edhe vlerësim i hapësirës demokratike të Italisë.