NJË ÇËSHTJE E KEQE BËHET EDHE MË E KEQE PO TË MBROHET
Ahmet Xhavit Delvina
Përse të mos e themi të vërtetën shqiptare ashtu siç është për këta 100 vitet e fundit? Pse? Situata ndërkombëtare e asaj kohe na bëri peshqesh një dhuratë shumë të çmueshme: Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912, “por çe do”? Qeveritë që erdhën pas këtij evenimenti shumë të rëndësishëm, që atëherë e deri më sot, lanë shumë për të dëshiruar. Evolucioni ynë si shtet shqiptar në tërë kompleksitetin e të gjitha aspekteve që përcaktojn realisht zhvillimin kombëtar të vëndit, la shumë për të dëshiruar dhe për çudi asnjëherë nuk u spjeguan hapur dhe me ndershmëri arsyet e vërteta të kësaj ngecje, e cila la ndër breza, të këqija të shumta, sidomos në formimin për së mbari të këtij populli.
Kulmi arriti kur shqiptari u shkatërrua plotësisht si njeri dhe këtë e vërtetoi arkitekti i kësaj të keqeje Enver Hoxha kur tha se: “Vepra monumentale e Partisë është formimi i njeriut të ri”, sepse shqiptari mbërriti në shkallën e tij të perversitetit. Ne nuk mund të themi se në këto 100 – vjet na ka munguar kualiteti intelektual apo burrat e shtetit shqiptar në drejtimin shtetëror sepse nuk do të thonim të vërtetën, pra do gënjenim, atëherë të fillojmë e t’i bëjmë pyetjen vetvetes, pse ritmet e zhvillimit në vendin tonë të krahasuara me shtetet që na rrethojnë janë krejt të rëndomta ose të papërfillshme, kur mbi të gjitha ne, krahasuar me këto shtete gëzojmë një pozicion gjeografik të privilegjuar? Ky shans duhet të na klasifikonte dhe të na rradhiste së paku si të barabartë me këto shtete kufitare. Pra këtu del pastër faji i shqiptarëve për të mos përsëritur thënien e Faik Konicës, e që se ka thënë kot që: “Do ta bëjmë Shqipërinë për inat të shqiptarve”.
Resurset e bollshme apo të pasura nëntokësore shqiptare, bregdeti ynë i mrekullueshëm, zonat e larta malore, etj, fare mirë mund të ishin baza të sigurta për përparim kombëtar, por ja që nuk kemi mundur ti shfrytëzojmë këto avantazhe natyrore, dhe për çudi edhe sot pas 100 vitesh vazhdojmë të jemi vëndi ndër më të prapambeturit në Europë e gjithkund.
Po të shohim aspektin historik dhe atë diplomatik të shkruar nga të huajt, si edhe tanët për këtë çështje deri në një farë mase, ata e justifikojnë ecurinë shqiptare jo nga rrethanat e kohrave, dhe arsyetime të tjera të kësaj natyre, por neve nuk duhet të bazohemi te këto “dokrra”, mjafton të marrim për bazë këto dy thënie lapidare të këtyre dy njerëzve të mëdhenjë e të pavdekshëm:
Napolon Bonoparti ka thënë: “Historia është një grumbull gënjeshtrash për të cilat është rënë dakort”.
Bismarku ka thënë: “Në politikë, të tëra thuhen veç së vërtetës”.
Po të bazohemi në këto dy thënie tepër të rëndësishme dhe të gjykojmë me pastërtinë më të lartë njerëzore vetveten pa asnjë influencë apo paragjykim, mendoj se mund të nxjerrim një analizë që të pasqyroj realitetin e vërtet të jetës sonë shqiptare për këto 100 – vite.
Bota 700 – milionshe e vitit 1700, sot pas 300 – vitesh është bërë apo po i afrohet 7 – milliardshit, epokat e zhvillimeve botërore këto 300 vjet kanë ecur normalisht në të gjitha aspektet e jetës, nga puna artizanale u kalua në punë të mekanizuar, pastaj në atë të fazës së automatizimit dhe sot me nxitim po kalon në fazën më të lartë të zhvillimit, në atë të informatikës.
Këto zhvillime të shpejta dhe të gjithanshme krahas anës pozitive, kanë edhe anën e tyre negative sepse kanë shkaktuar vështirësi, natyrisht të përkohshme në jetën e njerëzve. Ky është një konkluzion real i bazuar në jetën që po kalojmë sot. Por duken realisht që janë cënuar për keq të gjitha ekuilibrat e jetës që na ka dhuruar natyra dhe që i kemi gëzuar deri më sot. Nuk janë njohur më parë fenomene negative në nivele kaq të agravuara si ngrohja globale, shkrirja e akujve në Pole, cunamet, tërmetet që po bien sot me intensitet kaq të lartë, etj. Atëherë ç’duhet të bëjë njerëzimi për të përballuar këtë situatë tejet të vështirë? – të dorëzohet apo të “bekoj” parashikimin islamik që do të bëhet një ditë kiameti? – jo. jo.
Logjika e shëndoshë njerëzore thotë se duhen bërë përpjekje intensive në vazhdimësi për të mposhtur këto rreziqe që na kanosen, për këtë duhen shpenzime të jashtëzakonshme për të zbuluar shkaqet që i sjellin këto pasoja dhe, pastaj të marrim urgjentisht masa për të kthyer normalitetin njerëzor. Në fakt këto punë e përpjekje nuk kanë munguar, por për situatën konkrete që jetojmë sot, ato kanë qenë të pamjaftueshme. Nuk mjaftojnë kontributet e disa shteteve me ekonomi më të zhvilluar me në krye SHBA për përballimin e kësaj emergjence. Nuk është e lehtë t’i kundërvihesh natyrës dhe ta mundësh atë. Për këtë çështje shteti amerikan i formuar nga një popullsi heterogjene mbarë botërore dhe, me një ekonomi më të pasur se kushdo, këto probleme të globit i ka patur gjithmonë parasysh dhe i ka udhëhequr historikisht. Gjithnjë sipas mendimit tim, amerikanët kanë menduar, siç thamë më lart, se ekonomitë e shteteve në veçanti nuk mund të kontribojnë në nivelin që duhet për zgjidhjen e këtyre problemeve. Por që të ndërhysh në ekonominë e një shteti të veçantë pa keqkuptime, duhet të krijosh forma të reja organizative globale. Kjo është e vetmja mundësi për të vërtetuar fillimisht dhe pastaj për të materializuar fjalën e vjetër: “Bashkimi bën fuqinë”. Prandaj sot është orientimi që të bëhet bashkimi i shteteve të veçantë me bazë kontinentin e vet dhe në krye të kontinentit, të jetë shteti më i fuqishëm. Por ama pesë krerët e kontinenteve të kenë në krye Amerikën dhe nuk thuhet kot: “Zoti në qiell dhe Amerika në tokë”. Ka ikur koha e jetës klasike e si rrjedhim rentabiliteti i ri jetësor modern do të jetë burimi i të ardhurave suplementare që do të duhen për të financuar këto probleme gjithnjë në rritje. Jeta klasike botërore e mbarë deri më sot është në përpjestim të zhdrejtë me rritjen e popullsisë në të ardhmen dhe me shterimin e pasurive nëntokësore.
Ndërhyrja dhe menaxhimi për përparim botëror i kushtëzuar nga rrethanat e kohës në shekullin e XX nga SHBA, herë ka qenë i dukshëm dhe herë i padukshëm, por në fakt ishte një luftë e vërtetë. Shumë shtete të veçanta në botë gjatë shek. XX morën inisiativa të llojeve të ndryshme, me armë edhe pa armë për të arritur kryesinë kontinentale. Judët apo Hebrejtë vendosën që Rusia të ishte shteti i tyre sepse mbulonte një territor shumë të madh e me pasuri të pafundme, lëre pastaj për pozicionin gjeografik që kishte. Prandaj aty organizuan Revolucionin e Tetorit më 1917 dhe arritën ta realizojnë fillimisht ëndrrën e tyre. Por çuditërisht krejt papritur u bë rokada mes hebrejve dhe Leninit me Stalinin, kështu që humbën ëndrrat hebreje duke u instaluar Bolshevizmi Radikal për t’u shkatërruar pas 100 viteve. Kjo epokë, kjo histori përfshiu një seri shtetesh që bënë historira nga më të habitshmet.
Pothuajse me të njëjtat qëllime si hebrejtë vepruan edhe Anglia me Francën, kur kolonizuan pjesë të mëdha të botës për t’i shfrytëzuar në dobi të ekonomive të tyre, duke u bërë super-fuqi ekonomike për të mundur të arrinin kryesinë kontinentale. Po kështu edhe Gjermanët patën fatin e hebrejve, anglezëve dhe francezëve, por mesa duket të tëra këto shtete që përmenda më lart, nuk e kuptonin se nuk mund të vinin në pozitën e ëndërruar prej tyre, pa njohur se mbi ta do të ishte Zoti i Tokës – SHBA, për ndryshe do të ishte si t’i bije murit me kokë. Lidhur me Shqipërinë do të thoja se, Pushtimi Osman faktikisht ndau shqiptarët nga Europa, ata rrjedhimisht nuk u përfshinë në zhvillimin e saj, kjo ishte dhe arsyeja që nuk qenë të gatshëm në kohë të formonin Kombin Shqiptar që ishte një nocion i ri i asaj kohe, kështu që humbëm dhe mundësinë e pjesëmarrjes në Revolucionin Industrial apo institucionalizimin demokratik të shoqërive perëndimore në Shqipëri. Turqia kurrë nuk e pranoi identitetin tonë si shqiptar, na quajti turq, ndryshe veproi me Serbinë, Greqinë, Bullgarinë apo Rumaninë. Rrethanat politike të kohës bënë që turqit të na dhuronin Pavarësinë në 28 Nëntor 1912. Në fillim Shqipëria kishte mbrojtjen e Austro – Hungarisë për interesat e tyre sepse, donin prezencë në Ballkan dhe kjo vazhdoi derisa ata e humbën egzistencën e tyre pas shpërbërjes si shtet duke humbur dhe egzistencën historike.
Largimi i Ismail Qemalit në vitin 1913 dhe ata që erdhën pas tij, nuk kishin interes apo aftësi për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, vetëm mund të themi se periudha 1920-1924 mbetet si periudhë pak e lavdërueshme, sepse pati përpjekje për mbrojtje e përparim të formës perëndimore. Në vitin 1925 nisi sundimi autokratik i Ahmet Zogut, ndonëse ai përdori në organizimin e drejtimit shtetëror, një elitë intelektuale të përgatitur në Perëndim, realisht efektiviteti i punës së tyre nuk ishte dhe aq i vlefshëm sepse ranë në vartësi absolute te Italia, si ekonomikisht dhe financiarisht, dhe kur iu desh asaj në vitin 1939, e përzuri përfundimisht Ahmet Zogun. Pushtimi Italian u përpoq ti jepte Shqipërisë diçka të përparuar sepse italianët Shqipërinë e donin si pjesë të Perandorisë Romane që do të krijohej pas fitores së Luftës II Botërore, por humbja e kësaj lufte e la Shqipërinë si mos më keq.
Mund të themi me bindje e vërtetësi se ne shqiptarëve në tërë shekullin që lamë pas si shtet i pavarur, europianët asnjëherë nuk na kanë përfillur, biles edhe ato shtete që sundoheshin nga komunistët nuk na kanë konsideruar si të barabartë. Shtetet komuniste faktikisht ishin të ndara në dy grupime: – Grupi i parë përfshinte shtete totalitare si, Bashkimi Sovjetik, Kina, Shqipëria, – ndërsa në grupin e dytë aderonin shtete autoritare që nuk pranonin pluralizëm partiak, por udhëhiqeshin nga një parti e vetme si Hungaria, Polonia, Çekosllovakia, ndërsa Jugosllavia megjithëse ishte shtet vërtet autoritar kishte një liberalizëm të brendshëm, ky sistem ishte kthyer si simbol për Lindjen komuniste, kështu që jugosllavët u bënë model drejt Liberalizimit Perëndimor. Mund të themi sërish se natyrshëm për këtë gjëndje të rëndë apo prapambetje, në radhë të parë duhet të fajsojmë shqiptarët si popull në tërësi, duke rikujtuar me bindje thënien e Faik Konicës, për ta bër Shqipërinë për inat të shqiptarëve.
Dëmin më të pallogaritshëm ia solli Enver Hoxha këtij populli, ai për vete kishte kompleksin e hakmarrjes abstrakte kundër gjithë shqiptarëve ose të thuash më mirë kundër gjithë shoqërisë shqiptare, e urrente atë në të gjithë drejtimet dhe për nga konstitucioni i tij psiqik nuk mund të gjente prehje nëse nuk do të kishte parasysh gjithmonë të gjallë një dhunë kriminale kundër njerzve. Partia interesohej vazhdimisht për uljen e vlerave intelektuale egzistuese të njerzve që militonin në radhët e saj, sidomos për ata që ishin në drejtim shtetëror. U pa e arsyshme që për të mbrojtur Diktaturën Komuniste egzistuese në Shqipëri, sidomos pas “Tradhëtis Sovjetike”, duhej me urgjencë ndërtimi i një tipi njeriu të ri që do të vlerësohej si “Vepra monumentale e Partisë”. Ky njeri i ri duhej të zhvishej nga forma e vjetër klasike e ndershmërisë për të qenë i vlefshëm për atdheun sepse këto forma kishin dalë “jashtë mode”, tani koha e re që jetonim, të vlerësonte vetëm nga dashuria për Partinë dhe Enver Hoxhën.
Le të rikthehemi pak në kohë, siç e kemi theksuar më lart pas shpalljes së Pavarësisë, me urdhërin e Turqisë, ardhjes së Wilhem Vidit, më pas rrodhi Lufta Ië Botërore dhe peripecive të tjera që kaloi shteti shqiptar, erdhi në krye të tij i biri Xhelal Zogollit, nga Burgajeti i Matit, por i panjohur deri atëherë për merita shtetërore apo pasurore. Ardhja e tij ishte më shumë si grusht shteti sepse, u vet – shpall Mbret në saj të një parlamenti të nënshtruar, jo me një Referendum Popullor siç e kërkonte ligji. Ai bëri disa punë të mira për të krijuar imazhin e një shteti të rregullt, por kur u largua nga pushtimi i Italisë në vitin 1939, çuditërisht gëzonte një pasuri të madhe në shufra ari dhe monedha ari të cilat nuk justifikoheshin për kohën që mbretëroi dhe të ardhurat e tij ligjore. Fashizmi në vitin 1939 solli dy kategori shtetarësh:
a. Në kategorinë e parë përfshiheshin personalitete të zotë, por me karakter idealist, deri diku dhe shumë romantik në jetën dhe punën e tyre.
b. Ndërsa në kategorinë e dytë të shtetarëve ishin ata me një karakter tip lavjersi dhe me një koefiçient përshtatshmërie shumë të lartë në funksion të momentit që ju paraqitej, si “trima luftëtarë”, dallkaukë, hajdutë etj.
Në vitet 1939 – 1940 – 1941, nuk egzistonte komunizmi i organizuar në Shqipëri dhe i përhapur në popull, veçse ishin disa individë që quheshin të majtë që në kohën e Fan Nolit, Koço Tashkos, Tajar Zavalanit, Bedri Pejanit, etj, të drejtuar nga KOMINTERNI (Internacionalja e Tretë Komuniste 1919-1943), KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar) themeluar në 1925, një organizatë e majtë në mërgim, gjatë gjithë viteve kur në Shqipëri sundonte Ahmet Zogu. Pas vitit 1941 “Zotët e Tokës”, SHBA kishin parashikuar që në Shqipëri të instalohej komunizmi për interesat e mëdha botërore të perspektivës, si dhe në Europën Qëndrore. Kjo situatë e re vuri përballë kategorinë e parë që thamë më lart, të njerzve të zotë, me kulturë perëndimore e me origjinë të lartë klasore, si Mit’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Fejzi Alizoti, Iljaz Vrioni, Mustafa Kruja, Shefqet Vërlaci, Bahri Omari, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, etj. përkarshi perversit Enver Hoxha, furrëxhiut Vasil Shanto, nxënësit 20-vjeçar “donaiolos” Qemal Stafa, biçikletaxhiut Beqir Balluku, teneqexhiut Koçi Xoxe, si dhe shumë marangozë e këpucarë të tjerë. Në këtë përballje të pabarabartë, “çuditërisht” në fund fituan të dytët dhe menjëherë m’u kujtuan fjalët e Bonopartit dhe Bismarkut, me të ardhur në fuqi ju përveshën punës, të mbështetur dhe nga “Zotët e Tokës” për interesa globaliste, me moton: Vdisni ju sot që të rrojnë të tjerët nesër mirë e të lumtur…!
Çfarë monstruozitetesh nuk bënë, veprimet e tyre si edhe të atyre që i mandatuan, do të mbeten të paharruara në shekuj për popullin tonë. Pas vitit 1944 e djathta shqiptare plot kulturë që rridhte nga rrethet klasike dhe ishte marrë me drejtim shtetëror dhe politik, nuk rezistoi dot më duke u bërë pothuaj inegzistente, ishte në rrugë shfarosjeje të plotë duke e izoluar nëpër burgje, kampe e internime. Kështu që njerzit e rinjë të Partisë apo veprat e tyre monumentale, udhëhoqën Shqipërinë për rreth 45 vjet. Komunistët shqiptarë me dashje dhe ndërgjegje të plotë aderuan në “KNER” (Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke 1949 – 1991), por fatmirësisht atë e konkuroi dukshëm bota e zhvilluar kapitaliste. Ata zhvilluan në mënyrë të rrufeshme post industrializimin dhe po marshonin drejt një faze të re shumë më të përparuar. Kjo tregon qartë se Etatizmi i Centralizuar komunist u konkurua, kështu që komunizmi tashmë i falimentuar nxori terminologji të reja abstrakte si, “Bashkëegzistenca paqësore”, etj. ç.ka ishte e pamundur që të bëhej në kohë të shkurtër sepse, sillte ngatërresa të rënda në vendet komuniste. Njohja e të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat ata i kishin mohuar apo humbur me kohë, duke ju nënshtruar terrorit famëkeq komunist, rrezikonte dhe lindjen e hakmarrjes nga viktimat, prandaj u rishpikën po nga ata ish – persekutorë komunistë terma e sisteme të reja të quajtura “Tranzicion”.
Pas vitit 1990 u bë “Përmbysja e madhe”, “Zotët e Tokës” ndërruan taktikë. Ata sollën në fuqi bijtë e po atyre monstrave apo veglat besnike të tyre dhe, realizuan taktikën e re të quajtur “kapitalizmin specifik shqiptar”. Ramiz Alia, “bukuroshi” i Enver Hoxhës, solli fjalën që kishte dëgjuar nëpër botë, politika në kapitalizëm është funksion i ekonomisë, prandaj ne duhet t’i ngrejmë në funksione të larta shtetërore njerzit tanë që nga qeveria e kudo, derisa të përqëndrojmë ekonominë e vendit në duart tona. Kjo do të rrjedhojë automatikisht që jeta apo “firoma” e popullit siç shprehej udhëheqësi ynë Enver Hoxha, do të jetë plotësisht në duart tona. Kështu ne apo “sistemi i ri demokratik” që do të instalojmë së shpejti në dukje, të jep idenë se ne bëmë një hap përpara në sensin e demokracisë, pra duhet të heqim dorë nga mënyrat klasike bolshevike të “shtrëngimit” dhe ta zëvendësojmë atë me nevojën për bukën e gojës, dmth, kur të kemi interes ja japim dhe kur nuk na intereson më, ja heqim dhe e lëmë “të ngordhi” si atë dhe familjen e tij, pa qenë nevoja si më parë që t’ju nxirrnim shpirtin nëpër bodrumet e hetuesive, apo të degëve të brendshme, ndërsa tani në demokraci i lëmë “të ngordhin” nëpër shtëpitë e tyre mbi sustat e krevateve të hekurta të prodhuara në kohën e socializmit, kështu materializohet dhe strategjia jonë e re që quhet “Shqipëria po ndryshon”. Me të vërtetë kështu ndodhi, erdhën fëmijët e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Xhelil Gjoni, Todi Lubonjës, Fadil Paçramit, Kiço Ngjelës, Etem Gjinushit, Dilaver Poçit, etj. Në krye të Qeverisë, të jetës ekonomike shqiptare dhe për karshi tyre, gjoja opozita me komunistë që kishin tradhëtuar gjoja kauzën e tyre së bashku me sigurimsa si: Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Sabri Godo, Jozefina Topalli, etj.dhe jeta vazhdoi si më parë. – “Giovanotti: fate la rima come prima”…!
Mesa duket kjo qe dëshira e “Zotëve të Tokës” apo menaxherëve të vjetër të politikës globale. Asnjë nga kriminelët komunistë së paku formalisht nuk dha llogari për krimet e kryera, por u shpërblyen duke ju dhënë strehim, nënshtetësi, etj. kështu u bë me Vito Kapon, Gaqo Neshon, Sefo Tarifën, etj. në Angli, Amerikë e kudo nëpër botë, ky “takëm” është i lumtur. Vjedhja, kontrabanda, pastrimi i parave, droga, prostitucioni, u bënë tregtia e re për periudhën e demokracisë, pa folur për shumat e mëdha në valut që transferuan andej pa probleme sepse qarkullimi bëhej me persona dipllomatik, shtetas të rëndësishëm e mënyra të tjera të fshehta.
Kjo kategori e fëlliqur, në programin e punës së tyre kishin edhe detyra të tjera, që të shkatërronin dhe ato pak vepra shumë të nevojshme për fukarallëkun mbarë shqiptar. Ata shkatërruan në themel deri dhe godinat e uzinave apo fabrikave, si edhe ato njësi prodhimi shumë të nevojshme si fabrikat e letrës, xhamit, llampave elektrike, gozhdëve etj, u shitën për skrap makineri e pajisje shumë të shtrenjta dhe veç përfitimeve të tjera, ata merrnin edhe trojet e këtyre objekteve për ndërtime, të administruara nga mafja e ndërtimit. Ja pra ç’mund të bëjnë komunistët me një popull të depersonalizuar apo siç thoshte Enver Hoxha: “Vepra monumentale e Partisë është “Njeriu i Ri”!
Eh, sado ta shtrydhësh mëndjen, se gjen dot kurrë që ta shpjegosh këtë realitet 100 – vjeçar që pse nuk arritën diçka ata shtetarët e parë që qenë sojli, me kulturë dhe asnjëherë nuk u zhytën në krime, ndryshe me komunizmin që qenë njerëz ordinerë dhe mund të manipuloheshin si atëherë edhe sot? Jo pa faj janë “Zotët e Tokës” – Amerikanët, jam shumë dakort që ata janë dermani i botës, natyrisht edhe ne jemi pjesë e lodrave të tyre, por jo të kemi dhe ne fatin e “lëkurëkuqve” amerikanë.