Kontratë feministe në takim me femëroren, tek “Kundërpërfytyrimi” i Natasha Lakos
Emi Krosi
Natasha Lako është poetja femër që pa frikë mund të themi se përfaqëson feminizmin në Shqipëri. Fillesat e saj poetike kanë afro gjysëm shekulli, një kontribut i madh , sidomos asaj femërore brenda letërsisë dhe poezisë shqipe, përsëri një penë mjaft aktive dhe bashkëkohore. Përherë e lexuar e dëshiruar nga çdo femër, qëkur poezia e saj në viteve ’80-të, mori “statusin” e një poeteje lirike, të preferuar për çdo student/e të kohës dhe jo vetëm, që kishin si “bibël” dashurie vargjet: 20 qindarka për të folur me ty,/30 qindarka për të ardhur tek ty,/50 qindarka për të bërë dashuri /Sikur miliona të më jepnin/ nuk do të kthehesha mbrapsht nga ti, autografi më u bukur, më i ndierë, dashuror. Por, përveçe poezisë ajo ka qenë dhe skenariste filmash shqiptare, të njohur por edhe bashkëskenariste, politikane, lobiste e të drejtave të njeriut, (sidomos të grave) etj. Teksa lexoj poezitë 188 poezitë të shtrira në kohë, një botë e madhe femërore shpaloset, se për të kuptuar konceptin feminizëm dhe femërore, duhet të kthehemi në fundvitet’60, kur lindi “kritika feministe”, (Moi: 1985), jo vetëm si shqetësim për gjininë në letërsi, por (një praktikë teorike dhe kritike që i shërben luftës kundër patriarkalizmit dhe seksizmit), kritika feministe mund të përdorë çdo metodë apo teori, por qëllimi është që teoritë feministe mos të qasen si modele sociale dhe personale mes sekseve, por modele të mendimeve të pavarura dhe të lira, kundër “politikave seksule”, (Millett: 1969). Medimi konceptual feminist, se femrat janë të viktimizuara intelektualisht, dhe gratë, “trajtohen si viktima të përjetshme të punës së burrave”, (Spender: 1982), “rrëzon” çdo formë patriarkaliteti se fati e të qenit femër, apo femwr shkrimtare, nuk janë të barabarta me vizionet mashkullore, në art, ekonomi politikë, sidomos në letërsi. Shpesherë konfuzioni në botime dhe media, “për feminizmin dhe të shkruarit femëror”, (Coward: 1980 ), cënon edhe dallimin mes femërores dhe feminizmit që duhet të qartësohet , se “femërorja”, lidhet me edukimin dhe “femra” me natyrën. Një model i tillë në Shqipëri mungon, se femrat janë (a)tipike të vendimeve mashkullore, si në familje, shoqëri dhe letërsi.
***
Të jesh femër dhe të synosh, të zbërthesdh kodet poetike të një femre tjetër, është një mision i pamundur, që nga poetja e parë femër Safo, (shumë akuza si lezbike), por në leximin e vëllimit poetik të librit “Kundrëpërfytyrimi” (Lako: 2016), një lirikë që të kurthëron, me një finesë aq femërore aq edhe moderne, përtej vulgares, brutalitetit, smirës, në kërkim të së Mirës Universale, paqes shpirtërtore, dokudo vëzhgon gjërat aq të vogla, imtësirat, simfoninë dhe frymarrjen e sendeve, që plotërojnë, lartojnë, mëtojnë, në (përtej)shijen më (përtej)nuhatjes së Lako-s , duke e nxjerrë atë nga rrjeshti se, “Natasha Lako është dalja nga rreshti. Nuk mendon të jetë e para apo e rëndësishmja e poezisë. Çdo lavdi mbi poezinë e saj do të tingëllonte si të gjitha gjërat e ëmbla që nuk na bëjnë aq mirë”, (Leka: 2016). Poeti/ia mund t’i shmanget ndiesisë sociale, por nuk mund t’i shmanget homo sapiensit të tij, duke e lidhur procesin e krijimit edhe me përfshirjen në llogjikën tekstore dhe poetike. Këtë qasje kritike e kam ndarë në
• topika e lirikës femërore/femrës; (kundërpërfytyrimi femëror), si një ngjizje ndoshta
nga fillesat e para të letërsisë së “epokës elizabetiane”, (Legouis: 1978) që gruaja ideale duhet të ishte “ëngjëlli i shtëpisë”, si formë përulje, nënshtrimi, ndershmërie, mirësjellje dhe durimi, kur vetë femrat filluan të bëhen shkrimtare me pseudonime, për t’u marrë seriozisht nga lexuesit dhe kritika, por në librat e tyre kishte prirje feministe, që përpiqeshin që ta njihnin, ta kuptonin dhe të shkruanin për shoqërinë e tyre industriale, për hallet, brengat, problemet e varfërisë, pasojat e rënda të jetës urbane, të shfrytëzimit të punës së grave dhe fëmijëve në fabrika dhe të prostitucionit, “historia e dashurisë së heroinës viktoriane dhe shpresat e saja të mëdha në martesë”, (Martinau: 1993), të shtjelluara edhe nga poetja Lako, në poezitë: “Luks”, “Burrat e përditshëm”, “Mëgjithëse” , “Pushtimi i të bukurës ”, “Gjërat e ditura dhe të paditura, ”, “Një burrë prej detit del”, “Në kohën më të bukur të trupit”, “E përkëdhelur dhe e papërkëdhelur”, “Burrat”, “Një përshëndetje për trupin” , “Teatër së bashku me Renuarin që mund t’i derdhë ngjyrat me penisin e vet”, “Qyteti femëror” etj. (Këto poezi janë zgjedhur nga unë[e.k] që tigëllojnë më shumë me tematikën time), vargjet: një kopje e vogël e burrit më shfaqet si kometë/a një trup imcak fëmije/flokëvercak si i krijuar prej erërave/lutem për atin e rreshkur/që ka marrë djalin e tij në barkë bashkë me rremat, f.148 , tek poezia “Burrat”, poetja nuk ka shpallur testamentin e feminzmit, por hetimet e saj të thella, të imta, të vogal, shikimi i jetës përmes gjinisë së caktuar të cilat trajtojnë temat e dashurisë, të dëshirave, të lakmive të femrave, si dhe pikëllimet, vuajtjet dhe zhgënjimet e tyre, do ishte natyra femërore “terra incognita” (tokë e panjohur) e femrës, përkundër pozitës së rëndë të gruas në shoqërinë e kohës së fundshekullit 18-të, kishte ndodhur një ndryshim, “gruaja e klasës së mesme po merrej me shkrime”,(Woolf: 1925), se vargjet: burrat e përditshëm, i ndërrojnë pamjen qyteteve/ e jashtëzakonshme e tyre vjen prej dallimit të fytyrës, f.26, nga poezia; “Burrat e përditshëm”, për autoren janë në analogji me poezinë, se gratë nuk mund të jenë “një mallkim” në martesa, por të kenë lirinë e zgjedhjeve dhe zgjidhjeve (divorcet) të ardhura, që kur martesa të mbarojë, mos të varen nga dëshirat skllavëruese seksuale të meshkujve , sepse seksi i dytë, e kundërshton fuqishëm ndarjen e shoqërisë mbi baza gjinore, “meshkujt i sundojnë femrat në errësirë, fshehurazi dhe vjedhurazi”, (De Beauvoir: 2002), duke mos mohuar dallimin mes gjinive, gruaja më shumë është produkt i kulturës sesa i natyrës, por përsëri grua nuk lind, por bëhesh, sepse vetë poetja ka kaluar nëpër kalvarin e një gruaje, nëne, poeteje, itelektualeje, por mbi të gjitha femërore.
• topika e dashurisë/seksit , (kundërpërfytyrimi dashuror) me poezitë: “Pema e seksit”,
“Dhoma jonë është llafazane”, “Hyrje në dashuri”, “Kohë e fshehur në dashuri”, “Këngë e menjëhershme dashurie”, “Puthja”, “Zemër, zemër”, “Kur avitet bota”, bota femërore mbushur me dashuri, tek mëton të gjej gjurmët e vetëautonomisë brenda ligjërimit të veçantë, me vargjet: unë zhvishesha nga ti-ja/ti zhvisheshe prej meje/kështu duken më mirë vitrinat, f.66, UNI i dëshirës dashurore, në parimet e kundërta që përbëjnë qenien tonë, arsyeja dhe energjia, mashkulli dhe femra, zemërimi dhe keqardhja , ekzistojnë në një gjendje mes “antagonizmit të ndërsjelltë ose tjetërsimit” (Parker: 2011), por duke shkatërruar edhe çiftin kundërshtues burrë/grua, pasi një dashuri, që me togfjalëshin “fallen woman”, në shoqërinë viktoriane, por edhe në çdo shoqëri janë femrat e përdala, prostitutat, femrat mëkatare, kurorëshkelëset, që duke i“zhveshur” karakterin dhe vlerat si qenie njerëzore, “manipulohen” madje etiketohen me gisht, kurse dhuna, sidomos dhuna seksuale, nuk çel pemën e sekstit të bukur, rritet pema e seksit/lëngu i frutave shkon për eksport/përgojosen gjermanët,francezët/në trualline zi e të ftohtë të mjegullave, f.12, poezia, “Pema e seksit”, një lloj dashurie me përplotmëri pasioni, me përmbushje dëshirash seksuale të përplotësuara, sepse grave dhe femrave në Shqipëri dhe Ballkan akoma ua “kemi zgjatur fatin mesjetar”, (Bardhyli: 2014 ).
• topika e gruas/bashkëshortes/nënës, (kundërpërfytyrimi amësor), në grupin e poezive:
“Dhe i largët”, “Sofia , Aleksa, Sanija”, “Përgjigje”, “Robe de chambre1”, “Robe de chambre 2”, “Kur ktehem në shtëpi”, “Maji im”, “Mevlani në Aleksandri” etj. Duke ju qasur përsëri termit letrar feminizëm, poezia si krijim artistik i një femre, bashkë me koceptin “shkrimi femëror”, (Ceucos: 1976) nuk ka ndonjë ndryshim, apo “diferencë” në përmasën kulturore, se temat për trupin, janë koncepte që gratë janë të çliruara, përpos konceptit “përkufizim gjinie” në rastin e poetes , poezia “përmbush” kriteret një poezie me shumë performancë përmbajtësore moderne (përtej)mashkullore. Në vijëdaljen e saj, dokudo, ajo ka thyerjet neutrale, me elegancën e një femre, se togjalëshi “shkrim gruaje”, është letërsi femërore është e bazuar në skemat rrëfimtare dhe temat tradicionalisht të shkrimtarëve burra, kur arrin tek letërsia feministe që përpiqet ta kundërshtojë këtë skemë, kërkon të drejtën e saj për autonomi, në fund ka përfunduar si letërsi e quajtur letërsi gruaje, duke kërkuar me ngulm identitetin e gjinisë, por Natasha Lako, a e ka realizuar termin letërsi feministe/femërore në Shqipëri, apo akoma është tek ngjizja fillestare e një letërsie, thjesht femre/gruaje??!. Tek vargjet: puna e gruas është njësoj/…/një shtrat spontaniteti i gruas/i ngjan vetëformimit/të një populli të vogël, f.98, nuk është vetëm një karakterizim i gruas si shtëpiake, sepse thellësia filozofike e vargut, nuk nuk e bën femrën/poete apo poeten/femër një ekzistencialiste, nga bashkëshorti (aktori Mevlan Shanaj), por një mister përtej seksuales dhe seksualitetit, si një model, si frymëzim, si ushqim kryesor, për të derdhur kaosin e shpërfytyrimit tonë moral dhe shoqëror, “qëllimi nuk është të ofrojmë një përfaqësim”, (Riffaterre: 1987) edhe pse kosotja e një gruaje shkrimtare në Shqipëri është e lartë pasi arti, poezia, letërsia nuk të japin “bukë”, por vetë thyerja e tabuve maskiliste, familjare, socio-shoqërore dhe politike (duhet të kesh mik, shoqëri, para) të botosh, nuk mjafton vetëm liria, zelli, talenti, dëshira, qasja apo edhe “mirëkuptimi” i bashkëshortit në vargjet: Mevlani në Aleksandri, pluhur i njelmët në buzë/…/Mevlani në Aleksandri, palcë e thellë e bukurisë, shkretëtira, sfinks, f.105, përsëri ajo është grua, nënë, bashkëshorte, por edhe një femër, “grande dame e poezisë” (Elsie: 1995) shqipe bashkëkohore dhe moderne.
• topika e sendeve/ dhe e gjërave të zakonshme/përditësia (kundërpërfytyrimi sendor
e (për)zakonshmërisë/përditësisë), janë poezitë: “Për të qenë mirë me veten tënde”, “Për dollapin e rrobave”, “ Në taracën e shtëpisë”, “Treg”, “Piano, piano”, “Punët e ditës”, “Vazo”, “Balta”, syri i një bote femërore e lashtë sa Toka, (pjellore si ajo) teksa heton, në vargjet: në tregun e frutave zakoni është i pari/mollët flenë mbi mollë, dardha nën dardhë fle f.136, nga poezia: “Treg”, ato imtësitë, gjërat e vogla, detajet që janë të mërzitshme për një femër, si komçat, fjongot, krëhëri, pastaj enët, guzhina , pastrimi, gatimi, të qenurit nënë, grua, rutia e guxhinës dhe fëmijëve, rutina e punës, pagjumësia nga të qarat e një fëmije, pemët, lulet, kopshtet, rosat e ujit, mizat, pllakat, dheu, mjegulla, era, shiu , balta çdo imtësi ka marrë trajtë dhe formë femërore poetike. Ka gatuar bukëvalë në magje, është pjekur në furrën e stërlashtë të shpirti të vluar me zjarr , mall dhe bukuri prej Korçe të Lakos. A ka më?? Ndoshta…ndoshta pambarimësia, futuriste, ekzistencialiste, hermetike, moderne, postmoderne, surreale etj.
E gjithë poezia pjesërisht “rikrijon ngjarje” ose ndjenjën e aktit të përshkrimit, veçanërisht në poezi, që “përshkrimi” nuk është një send artistik , po një formë e ligjërimit, është përdorimi i disa gjendjeve shpirtërore ose qëndrimeve të mendjes, përmes poezisë, ka parë botën e saj, kaq interesante, të bukur, të shëmtuar, në mënyrë efektive “përpiqet të transferojë te të tjerët kënaqësinë”(Brooks, Warren:1949 ). Poezia “Balta” bën një përjashtim, sepse është një aktakuzë ndaj shoqërisë, biblike, simfonike, akademike, butaforike,/skelektike, satirike, ironike, ciklike, historike, histerike/…/ Balta kërkon gjurme, jo të gishtërinjve/të të gjithë trupit, nuk është vetëm një send, baltë/a (lloj produkti me ujë), për ndërtime, punë me baltë, por si një ngjizje ndaj ligësisë, të keqes, smirës dhe vesit njerzor, “është një ngjizje e ligësisë dhe e epshit për të përgojuar”, (Gjençaj: 2020).
• topika e natyrës, (kundërpërfytyrimi natyror)me ciklin e poezive: “Kushtuar pyllit”, qasja
me një metaforë krahasuese e pyllit me femrën, në vargjet: halat si qerpikët nuk e bëjnë pyllin femër/një zjarr i shuar është mashkull përsëri/…/Çfarë të thotë tjetër një grua midis pyllit/pikonte rrëshirë, f.19 “Asaj që të gjithë i thonë pranverë”, “Natyrë”, “Kur çel trëndafili” “Ditë dimri”, “Duket se po vjen pranvera”, “Ditë e fundme e verës”, “Maji im”, ashtu si shumë vite më parë, “vetitë hetuese” të syrit të femrës poete, duke ndukur natyrën me të gjitha ngjyrat dhe stinët e saj, penelatë e metaforave, krahasimeve, nuk shteron kurrë:”jeta ime prej gruaje/ ka vizatuar në hapësirë natyrën time të qetë: /një libër të bibliotekës, një laps, ca fletë/ dhe një gjilpërë të vogël për të qepur, vëllimi poetik ;“Natyrë e qetë”, (Lako: 1990), imazhet që hetohen me imtësi, duke skalitur aftësinë njohëse të botës së gruas. Metafora e qenësisë e dëshirave, e çasteve imagjitative, absurdi, kotësia, irrealja dhe moderniteti , udhëtime në kohë dhe pakohë kur parakalojnë tejmaleve dhe fluturon mbi qiejt e Europës, që nga Troja deri përtej Atlantikut tek vargjet e Silvia Plath, janë portikët e mbrëmjeve Korçare, ku dashuria shkruan për Nju Jorkun, kërkon Pitagorën dhe Pompeun e rrafshur, kënga e luleborës në Rozafën e lashtë “ngjyra të zymta” dëshirash, pëshpëritjesh, përrallat e netëve mbrëmësore, kur kujtimet fëminore, në çdo fjalë, në çdo betim, në çdo dashuri, në çdo poezi, në çdo fjalë, në çdo gënjeshtër, në çdo hapsirë, në çdo përfaqim, në çdo puthje, në çdo udhëkryq, në çdo qenie, në çdo femër, në çdo grua, në çdo përditësi, në çdo bukuri, në çdo zhurmë, në çdo pamundësi, në çdo pafundësi, në çdo lartësi, në çdo qiell, në çdo metro, në çdo udhëtim, në çdo mbrëmje, në çdo muzg, në çdo baladë, në çdo imagjinatë, në çdo përrallë, në çdo lumturi, në çdo paqe, në çdo portret, në çdo moshë, në çdo qytet, në çdo det, në çdo pemë e lumë, në çdo martesë, në çdo shoqëri, kundërpërfytyrimi një analpesë e brendshme e shpirti të lirë femëror. Si kundërpeshë, “se çfarë duhet të jetë një poezi, zbulojmë se nuk e kemi mbivlerësuar atë”, (Blake: 2003), na bën të dyshojmë për dy gjëra: që standardi i vetë Lakos, është një arsye, të paktën për aq sa është lloji i poezisë që ajo shkruaan në shqetësim dhe qetësi, se interpretimi i poezive nëse duam të kuptojmë se çfarë janë vërtetë këto poezi rrëfyese. Duke e quajtur përshkrimin “një strehë” për nivelin e dytë; argumenton se letërsia, nuk përjetohet përkohësisht, por gjithkohësisht, ajo (poetja) përdor imazhe përfaqësuese (jo)ikonike, simbolike dhe (jo)simbolike.
• topika e qytetit, (kundërpërfytyrimi qytetar) vjen nën optikën e një cikli tjetër poezish, ku
poetja thjesht është pjesë e Tiranës, ku edhe Dajti, edhe Qielli janë përjetime të pashtershmërisë femrore lirike: “E pamundur ti afrohesh qiellit të Tiranës”, “Dajti i parë, Dajti i dytë, Dajti i tretë”, “Rrotull e rrotull qytetit të Tiranës”, “Qyteti i pastër”, “Në Tiranën e kafshuar dhe të ëmbël”, “Kafene e Tiranës”, etj,. pa asnjë ndërdyshje, shtrihet edhe topika e atdheut, por edhe ndiesia e një femre/gruaje/nëne ndaj krimit urban, “Në orën 12 të natës”, “I arratisuri”, (për)rrokja e shqetësimeve qytetare, larg indiferencës shoqërore, sociale, familjare dhe miqësore, si një rojtare e rrethinës, bëhet pjesë e kujtesës riliko-poetike.
• topika e hapirave/kufijve/gjeografive, (kundërpërfytyrimi hapsinor) vjen me ciklin e
poezive: “Kotor”, “Qiell Europe”, “Diva kafe Venecia”, “Duke ngjitur Qafë Plloçën”, “Në kështjellën e Rozafës”, “Durrës”, “Pikë kufiri”, “Buzë lumit Erie”, “Treni i natës”, “Fushë Kosovë,”, “E diela në Vermosh”, “Mali i Thatë”, “Në Bukuresht” etj. Haspira në letërsi, mbetet hapësira në tekstin që kemi përpara, ku ne mbetemi pjesë e përcaktimit të asaj lëvizjeve që na sugjeron autorja, meqenëse historia është e përjetuar prej saj. Kjo hapësirë, dëshmon dhe krijon kohën e vet, vetëm në fund, pasi kemi përjetimin e leximit, që nga Kotori në Durrës, nga Aleksiandria tek murgjit budistë në Indi, nga Bukureshti në Tomor e sërish në Tiranë, se “fjalët mund të na shtyjnë të përfytyrojmë”, (Eco: 1979), duke nënkuptuar përgjegjësinë e lexuesit, se hapsira nuk është thjesht një gjeografi apo shpejtësi, por perceptim. Percetimi dhe “përfytyrimi” i udhëtimit gjeografik, harta e shtirjeve gjeografike nuk është vetëm e brendshme, por edhe e jashtme, që nënkupton jo një hapsirë të ngushtë, p.sh. dhomë, dhomën e Jozef. K të Kafkës, nuk mund të themi se është hapsira zero, por një “lojë” imagjitative “kur lexuesi qartësisht nxit imagjinatën ose “plotëson rrjeshtat bosh” të pathëna nga autori” (Ingarden:1973), një imagjinatë lëvizëse, ku “ndërhyrja” e lexuesit, është imagjitative, si tek vargjet: duke ngjitur Qafë Plloçën/përpëliten retë në rrjedhë dhe në curril/në qiellin që përmbyset si ujëvarë, f.94, metaforat foljore,[ përpëliten retë/ që përmbyset si ujëvarë ] derdhin me një lirizëm kaq mjeshtëror, natyrën e vendlindjes (Qafëplloçën), “sa larg janë idetë estetike që përcaktohen nga konceptimet”, (Bloom: 2004).
• topika e dhembjes/fateve, (kundërpërfytyrimi i dhembjes dhe fateve), ndoshta jo një gjetje
e duhur, por në bazë të poetikës së brendashme të poezisë: “Shqetësimet”, “Godinë fjalësh”, “Kulla e Babilonisë”, “Rosë e vogël e vrarë”, “Në qytezën me emrin Burg”, “Projekt urban” etj., është një përshkrim përkundër gjithësisë, çdogjëje dhe gjithçkaje, kur nën qiellin e Europës vdesin ujërat, retë, akujt, sepse bota është nën kolapsin e pandemie globale, poezia meditative, mjafton një fjalëkalim të hapë “portën mitologjike” të Dodonës, se mitet transformohen në flutura, sikur karnavalet pagane në qytetin e Korçës, na kthejnë në kohërat parake, kur paganët dëfrenin në pranverën e Dionisit, në momentet kur i flasim dhe shkruajmë vetvetes, kur kujtesa, “oshëtin'” (përtej)qiejve të tjerë, përtej shirave dhe përtej mureve, ku përditshmëria në “ato që thuhen tani” janë thurur të gjitha tradhëtitë, pabesitë, thashethemet, bota virtuale, bota televizive tek poezia; “Ata që thuhen tani”, në vargjet: në duart me pluhurin dhe të puthurën, në poezitë që vriten të parat/e përfshirë ti, nënkupto unë/në këtë masë kaq të pangopur, në atë materien totalitare që të/mundon e të thith/…/ tradhëti të jetës time, tëndes nënkupto f.107, vargu: [nënkupto unë /është një (kataforë)], por vargjet janë lira. Shumë vargje janë të gjata, disa vetëm dy fjalë. Poezitë janë me gjatësi mesatare, madje ka poezi vetëm me një varg. Poetja nuk është kujdesur për rimën dhe metrikën, por vetëm për gjuhën metaforike, krahasimet, përsëritjet, katakrezat, metonimitë etj. Një tjetër poezi, “Projekt urban” me vargjet: hapsira kur mbetet bosh është më lajkatare/bie dashuria si një sipar/ mbi muzikë-hollin e një kolle f.69, është një shqetësim për hapsirat tona që çdo ditë ngushtohen, me një gjuhë shumë filozofike, plot ironi dhe satire nga analogjia e ndërtimeve kaotike, frymëmarrja jonë po bëhet pneumonike, hapsirat e blerta po shëndërrohen në beton dhe ajri tepër i shtrenjtë, në një qytet ku përveç ndotjes, plehrave, dhe ngrohjes globale, shaktërrimi urban është “kuçedra” që gllabëron qytetin. Poetja nuk ka harrura edhe disa nëntopika të tjera:
- (nën)topika e të bukurës/paqes, me poezitë: “Zonja të bukura”, “Pushtimi i së
bukurës”, “E hijshmja dhe e bukura”, “Bukuria e fundit”, “Duke pritur paqen”. - (nën)topika e kohës, me poezitë: “E mërkurë”, “Gusht”, “Në qoftë se prej dimrit ka
ikur janari”, etj. - (nën)topika e besimit, me poezitë: “Murgjit në Wat Rajabopit Sathitmahasimaram”,
“Tomor”. - (nën)topika e metamorfozimit, me vargjet: metamorfozë që kërkon të bëhet paqe/por
jo mbi lëkurën time, f.36, se poezia është një “qartësi morale mbi përvojën e tjetërsimit”, (Parker: idem); - (nën)topika e globalizmit; poezia “hit” e këtij libri: “Dy palë çizme dhe dy palë
atlete të njëjta”, kur globalizmi ka rrudhur aq shumë, dashuritë, jetesat, ëndërrat, paratë, marrëdhëniet, bashkëjetesat, marria dhe depresioni i “modernizmit pa fre”, vargjet e mëposhtme të trondisin, janë testament për një shoqëri robotike, se çfarë po i bën njeriu, njeriut , kur vrulli gjigand që quhet globlizëm, të çnjerëzon?; se dy vajza me çizme të njëjta/së bashku duhet të ndajnë/qeranë e një dhome të vogël/së bashku hyjnë në shitoren ku shkruhet, për dy paguaj vetëm një f.138. - (nën)topika e pandemisë globale; me vargjet: një pjatë gjellë e tepërt e mbetur në
tavolinë,/nuk është asnjëherë destruksion,/…/qelitë e hapura atje në facebook/…/zemra më thotë se vetë maskat, /prapë se prapë janë zemërmira, poezia: “Zemra më thotë”, f.10, ndoshta një poezi që recepton kohën e ardhshme është një parashikim apokaliptik për covid-19 dhe pandeminë globale, si një falltore e Dodonës. Koiçidencat në art, (fjalët brenda poezisë) sidomos vargu: se vetë maskat, /prapë se prapë janë zemërmira, tregon se poetët janë largpamës.
Topika shenjore në raport me njësinë referenciale, “ekzistojnë tre rrokje të ndryshme të teksteve”, ( Geninasca: 1997),
- rrokja morale, (interpretimi enciklopedik),
- rrojka semike,(analiza e tekstit duke mos ndalur vetëm tek niveli sipërfaqësor i
shenjave), - rrokja mbresore, (raporti ndjesor që teksti prodhon mbi subjektin). Postmodernizmi “po
vdes” duke ia lënë kohës emërtimin e epokës së re, “tash qarkullojnë shumë emra – performatizmi, metamodernizmi, dixhimodernizmi, post-postmodernizmi, po i përmend vetëm disa. Ndoshta duhen vite para se të arrihet një konsensus i vërtetë”(Eshelman:2014 ), forma e një metanarrative si teknikë postmoderne “i nënshtrohet keqpërdorimit” (walker:1996 ), se brenda një vepre arti është krejt normale, sido¬mos sot, kur arti shihet më shumë si kombinim sesa si krijim. Autori postmodern nuk e koncepton origjinalitetin si shpikje ex nihilo, por si mënyrë specifike e trajtimit të një objekti, në postmodernizëm shpjegimi i këtij procesi kthehet në parim krijues dhe njihet me emrin “poioumenon”, (Fowler: 1989).
***
Larg mëtimit të një kritike feministe, sepse për mua vlen poezia e mirë, por në rastin e N. Lakos një poezi e shtrirë në kohë, e çlirët, pa kufij, mure dhe tabu shpirtërore rrëfimi , pa skrupuj, ka kaluar në stadin e qenësisë më sipëriore se çdo femër tjetër poete , shkrimtare, kritike, madje dhe politikane apo bizneswomen. Përkorja e saj në udhën e poezisë, më përtej çdo caku… si një kritike femër, mund të dëshiroja të ndiqja rrugën e një kritike të orientuar nga gjinia, unë kam synuar në këtë libër të merrem me poetikën dhe stukturën poetike, atë “të zgjerimit dhe përshkrimit, si provinca e femrës” , (Spiegelman: 2005) pa iu referuar gjinisë, brenda teorisë dhe kritikës letrare, ka edhe nëndarje të tjera: kritikë “female” dhe teori “feminine”, duke mos u ndikuar nga fusha e kritikës feministe anglo-amerikane, nuk dua të shkruaj nga një pozicion femëror, por në këtë lojë të ngatërruar mes “kritikës gjinore” dhe dallimit nga “kritika feministe”, (interesim për gratë lexuese), dhe “gynocritics” të interesuar për gratë shkrimtare, si “kundërvënie femër dhe feministe”, (Showalter:1977 ) , njohja e krijimtarisë femërore, në letërsinë e tyre, me traditë femërore letrare, (në Shqipëri nuk ekziston ) shihet qartë si “eciture feminine”, (Gilbert,Gubar: 1979), duke supozuar se shkrimtaret femra përjetojnë me zërat e tyre një tërbim antipatriarkal, kur ky zemërim feminist do të krijojë një mashkull tipik në shkrimin femëror, ose një poezi dhe letërsi femrore, të përqafësuar në mënyrë dinjitoze nga poetja Natasha Lako.
Si përfundim:
Buzë yjesh, që për vete e kanë të pamundur puthjen,
ka nata ku lind të vetmin kuptim, lutjen.
(Poezia, “Gusht”).
BIBLIOGRAFIA
- Bardhyli, Alda; (2014); Natasha Lako: Zgjedh atdheun relative, (intervistë), “Shqip”, 6 dhejtor, 2014. https://ëëë.gazeta-shqip.com/2014/12/06/natasha-lako-zgjedh-atdheun-relativ/
- Blake, William: (2003), Bloom’s Major Poets, Infobase Publishing, Neë York.
- Bloom, Harold: (2004), Bloom’s Modern Critical Vieës Dante Alighieri, Haights Cross Communications, Philadelpia
- Brooks , Cleanthi; and Warren, Pen Robert: (1949), Modern Rhetoric, New York: Harcourt Brace.
- Ceucos, Helene; (1975), “Le Rire de la Meduze”, L’arc 61.
- Coward, Rosalind: (1980), This novel Changes Women’s Lives: Are Women’sNovesl Feminist?, “Feminist Review”, 5, XX-XX.
- De Beauvoir, Simone: (2002) , Seksi i dytë, faktet dhe mite, përkth: Nasi Lera, “Çabej”, Tiranë.
- Elsie, Robert: (1995), Një fund dhe një fillim (Vëzhgime mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare bashkëkohore), përkth: Abdyrrahim Myftiu, “Buzuku”, Prishtinë.
- Fowler, Alastair: (1989), The History of English Literature. Cambridge: Harvard University Press.
- Geninasca, Jacque: (1997), La parole litterarire, PUF, Paris.
- Gilbert, Sandra M.and Gubar,Susan; (1979), The Madwoman in the Attic: the Woman Writer and the Nineteenth-Century Literary Imagination, New Haven, Conn.
- Gjençaj , Belli Rajmonda: (2020), Poezia si vepër arti, pa shpjegim, (përsiatje mbi artin e mistershëm të Natasha Lakos), “Voice of America”, August 12, https://www.voal.ch/poezia-si-veper-arti-pa-shpjegim-persiatje-mbi-artin-e-mistershem-te-natasha-lakos-nga-raimonda-belli-gjencaj/
- Lako, Natasha: (2016), Kundërpërfytyrimi, “NAKENAD BOOKS”, Tiranë.
- Lako, Natasha: (1990), Natyrë e qetë, “Naim Frashëri”, Tiranë.
- Legouis, Emilie: (1978), A Shory History of English Literature, The Clarendon Press, Oxford.
- Leka, Arian: (2016), Natasha Lako është rasti kur poezia që, veç bukurisë, ka fituar edhe forcë, revista “Psikologjia”. http://revistapsikologji.com/16151-2/.
- Martineau, Harriet: (1993), Autobiography in Pollard’s Victorians, London.
- Michael Riffaterre: (1987), “Descriptive Imagery,” Yale French Studies, 61.
- Millett, Kate: (1969), Sexuals Politics, London.
- Moi, Torill: (1985), Sexual/TextualPolitics: Femisnit Literary Theory, London.
- Parker, Fred: (2011), The devil as muse : Blake, Byron, and the adversary, Baylor, University Press.
- Safo, (2008), Vepra e plotë; përkth: Ilia Ballauri, “EUGEN”, Tiranë.
- Spenser, Dale: (1982), Women of Ideas and What Men Have Done to Them, London.
- Spiegelman, willard; (2005), How Poets See the World:The Art of Description in Contemporary Poetry, Oxford University Press.
- Showalter, Elaine: (1977), A literature of Their Own, British Women Novelists from Bronte to Lessing, Princeton, New York.
- Walker, Thomas:(1996), “Postmodernism and the study of the future.” Futures Research Quarterly.
- Woolf, Virginia; (1925), “George Eliot”, The Common Reader, New York: Harcourt, Brace, and World.