Artan Xh. Duka: Superfuqia diplomatike!
Lufta nё Ukrainё e qasja e SHBA rreth saj ka nxitur ethet e armatimit nё Europё ndonëse ajo, BE nё rradhё tё parё, sesa njё superfuqi ushtarake e sё nesёrmes, i ka tё gjitha mundёsitё e pёrvojёn tё jetё qё sot njё superfuqi ekonomike e diplomatike qё siguron paqen nё kontinent e mё gjerё.
Paqja sigurohet me armё apo urtёsi por ndёrsa pёr tё parёn historia tregon se rrezikon kosto dramatike njerёzore, ndasi mes kombesh, shpenzime kolosale nё kurriz tё sё mirёs publike, planetit e burimeve natyrore dhe “stabilitet” tё bazuar tek frika e pasiguria pёr tё nesёrmen, e dyta mundёson paqe afatgjatё e pakthim bazuar tek mirёbesimi e bashkёpunimi reciprok.
Kuturu europian
Pёr luftёn “civile” nё Europё mes Rusisё dhe Ukrainёs, BE nuk ndjek tё njёjtёn qasje e mendёsi qё ndoqi pas Luftёs II Botёrore pёr tё sheshuar grindjet mes ish-armiqve shekullorё brenda vetes apo pret prej vendeve qё duan tё integrohen sot nё tё, pёrfshirё edhe ato nё Gadishullin Ilirik.
BE ёshtё dёshmi e prekshme e “magjisё” sё Hapjes, Tregut tё Pёrbashkёt e 4 lirive tё lёvizjes nё tё mirё tё paqes e bashkёpunimit mes kombeve dhe e njёjta formulё mund dhe duhet tё pёrdoret edhe pёr pjesёn tjetёr tё Europёs ende jashtё BE.
BE e lufta nё Europё pёrbёn paradoks historik qё dёmton imazhin e peshёn e vet si etalon paqeje nё botё. Kjo luftё as nuk duhet tё niste, pale tё vazhdonte kaq gjatё dhe BE e ka detyrim ta mbyllё atё sa mё parё.
Vёmendja nuk duhet tё shkojё tek armatimi i tejskajshёm i kontinentit qё e fut atё nё njё rreth vicioz gare armatimi pafund. As nxjerrja e gёshtenjave nga zjarri me duart e tё tretёve duke furnizuar pafund me armatime njёrёn palё pёr luftё deri nё rraskapitje e rrёnim me kosto dramatike njerёzore, materiale e zbehje tё shanseve pёr paqe afatgjatё mё pas.
Paqja nuk ka pse tё mbetet nё nivel retorike politike, lirika kёngёsh apo predikimesh fetare. Paqja nuk duhet tё shihet si ёndёrr nё diell e naivitet ndryshe nga i madhi Xhon Lenon e Papa ҫdo javё nё ballkon, vetё BE, janё tё gjithё tё atillё! Paqja nuk ёshtё luks por jetike me tё fituar tё gjithё, nuk ёshtё “ylber” por realitet i prekshёm tashmё sikundёr ёshtё edhe vetё realiteti BE. E nёse “naivitet”, mё mirё naiviteti i paqes me tё fituar tё gjithё se se pragmatizmi i luftёs me tё humbur pa dallim.
Hapja e vetёm hapja, “pushtimi” falё lirisё sё lёvizjes sё njerёzve, kapitalit, shёrbimeve, ideve ёshtё mёnyra e vetme pёr t’i dhёnё fund kёtij konflikti e siguruar paqe pakthim. Kufijtё, sikurse nё BE, duhet tё ҫmitizohen e relativizohen dhe aq sa rusёt do tё pёrparojnё drejt Kievit, po ashtu edhe ukrainasit do tё marshojnё drejt Moskёs dhe tё gjithё sё bashku drejt Brukselit, Parisit, Berlinit etj.
“Ura” apo “muri” rus!
Pёr t’i shёrbyer paqes nё kontinent e dёshmuar mbarё botёs superfuqinё diplomatike, BE duhet tё marrё pёrgjegjёsinё historike tё hapjes ndaj kontinentit pa dallim e vonesa. Ftesa e integrimit duhet t’i shkojё kujtdo nё kontinent, pёrfshi edhe Rusinё e Turqinё. Proҫesi i integrimit pёr Ilirikun e vёndet e Lindjes duhet tё pёrshpejtohet sepse standartet pёrmbushen mё mirё e mё shpejt brёnda “vathёs” sё BE, ndryshe, nёse arrihen standartet e BE jashtё saj, mund tё vihet nё pikpyetje edhe vetё interesi pёr integrim mё pas.
Rusia ёshtё Europё e “urё” drejt Lindjes njёkohёsisht. Nuk ka pse tё jetё “delja e zezё” e kёrcёnimi “matanё” sepse Rusia ёshtё Europё e ka kontribuar historikisht pёr tё. Ajo ёshtё mundёsia pёr paqe me horizont, “ura” qё bёn njёsh Europёn dhe lidh dy kontinente mё pas, pёrfshirё Kinёn, Indinё etj, qё sё bashku me SHBA, rrisin “valencёn” e paqes bazuar nё mirёkuptim, mirёbesim e bashkёpunim pёr botёn mbarё.
Njё Luftё e re e Ftohtё dhe ndarja sёrisht e kontinentit me “mur” bie nё kundёrshtim me interesat e popujve nё kontinent qё e vuajtёn gjatё nё kurriz atё. Njё “Mur Berlini” i ri do tё ishte fatal pёr kontinentin, njollё e rrёnim imazhi pёr Europën e ndikimin e saj si kampion paqeje nё botё. Herёt a vonё, hezitimi ndaj hapjes e integrimit nё BE, pasohet nga fatura e nacionalizmit arkaik pafre ndaj dhe njerёzimi qё po i turret sot planetit Mars, nuk bёn t’i bёjё gjёmёn vetes nё planetin Tokё.
Pёrpara se tё zgjidhё krizat gjetiu nё botё, pёrfshirё edhe Iranin tashmё, Europa, BE brёnda saj, duhet tё sigurojnё paqe pakthim brёnda nё kontinent. BE ka pjesёn e saj tё pёrgjegjёsisё nё luftёn Rusi-Ukrainё, analiza e tё cilave do tё ishte njё mёsim i vyer pёr tё ardhmen. Rёnia e Murit tё Berlinit ishte njё mundёsi pёr hapje, mirёbesim e bashkёpunim mes palёve tё ndarё nga muri ideologjik por retorikat e “triumfit” tё tejzgjatura nё kohё, inercia e mosbesimit historik, shtyrja e “gardhit” gjeopolitik ndaj tjetrit etj nuk e ndihmuan kёtё proҫes. Rusia, ndonse palё nё shёmbjen e Murit tё Berlinit, mbeti sёrisht “delja e zezё” dhe ndonse asgjё nuk justifikon luftёn, shumё gjёra mund t’a parandalonin atё.
Paqja nё kontinent nuk do tё jetё e plotё dhe pakthim sa kohё Rusia ndahet me “mur” brёnda tij. Njё BE superfuqi ushtarake do tё siguronte vetёm njё paqe tё paplotё nё hapёsirё dhe tё pasigurtё nё kohё. Ajo paqe do tё ishte tepёr e kushtueshme e nё kurriz tё mirёqёnies e zhvillimit dhe do tё pёrforconte klimёn e mosbesimit e armiqёsisё duke ua lёnё atё trashёgimi tё mallkuar brezave mё tej.
Ftesё pёr integrim nё BE
Sado tё tentojё, BE nuk do tё arrijё kurrё tё rivalizojё ushtarakisht SHBA ndaj i vetmi avantazh konkurrues pёr tё mbetet tё shndёrrohet e sillet si superfuqi diplomatike e ekonomike qё ёshtё realisht dhe qё ndikon po aq nё sigurimin e paqes nё botё. E tregoi veten me BE kur la sherret historike pas dhe tё njёjtёn gjё t’a vazhdojё mё tej.
BE duhet tё nisё pa vonesё ftesёn pёr integrim mbarё vёndeve nё kontinent. Ndёrsa Iliriku, Ukraina e republika tё tjera tё vogla ish-sovjetike duhet tё integrohen menjёherё, njё ftesё pёr integrim duhet futur nё “postё” edhe pёr Rusinё. Sa pёr “yҫklat” e drejtimit tё njё super-BE, emigrimi etj, koha tё mёson. Meraku i vendimarrjes, “vetoja” nё BE (sikurse edhe ajo nё Kёshillin e Sigurimit nё OKB), janё atavizma historikё dhe nuk flasin pёr vetbesim e siguri por mosbesim e dobёsi qё nuk nxisin mirёbesimin reciprok. Njё OKB e BE qё nuk “kafshon” dot pёr shkak tё vetos, nuk ka peshё e ndikim dhe problem nuk janё numri i shteteve por vendimarrja e deformuar.
Njё ftesё ndaj Rusisё, pёrtej reagimit tё politikёs, do tё mirёpritej nga publiku rus duke grishur mё tej nervin dhe evolucionin demokratik atje. Me Rusinё, nё mos anёtare, partnere si fazё kalimtare me BE (sikundёr Norvegjia, Zvicra etj), kontinenti do ketё tё gjitha gjasat pёr paqe e bashkёpunim pakthim. Dhe kur kontinenti tё bёhet bashkё, ai mund tё shndёrrohet nё kampion paqeje nё botё.
Sesa njё superfuqi ushtarake qё historia tregon se nuk shpie kund, vlen njё superfuqi ekonomike e diplomatike qё “ngjit” sepse paqen e mirёqёnien bazuar tek hapja e liria e do gjithkush.