Albspirit

Media/News/Publishing

Dea Toçi: Takat

Në orën nëntë ish gati për të dalë
me pak buzëkuq e shumë parfum,
flokët e hedhur në një anë
sytë e lyer shkëlqenin më shumë.

Këpucët e larta mbanin shumë peshë
mbi to kish hedhur qindra zhgënjime,
një ëndërr shkon e një tjetër vjen
buqetat me lule, thika pas shpine.

Bota s’ia dëgjonte tingujt e shpirtit
ndaj vishte takat me zhurmë hokatare,
as hapat për dreq nuk ia ndiqnin
vajzës engjëll me këpucë vrastare.