MARINA DE LUCA: NËNAT E ANËVE TONA…
Në shqip: Harallamb Fandi
…kanë vullkane në zemër,
fëmijë në mitër,
ëndërra të thyera.
Nënat e anëve tona,
madhështore,
të pafjala,
lodhur nga dhimbja,
të ditura
e plot urtësi,
presin e shpresojnë
heshtur si malet,
me lotë në sy.
Nënat tona
vela në erë,
çajnë dete
e kthehen prej çdo stuhie
në copa kaltërsie.
Janë gra me prush në sy,
që jetën e kanë tejembanë
etje për liri.