Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Tritan Kalo: Kundër verbërisë…

“Bindja e verbër ndaj autoriteteve, është armiku më i madh i së vërtetës” – theksonte mendja më e ndritur e njerzimit të shekullit të 20-të, Albert Einstein
HIPOKRIZI është fjala që përmbledh më saktë dhe më mirë GJITHÇKA, që është luajtur dhe vijon të luhet nga klasa/kasta e jonë politike në skenën e Teatrit Absurd të DEMON-KRACISË në Albanistan…
TRE FOTOT e mëposhtëme pas fotos sime, qartazi na përcollën me kohë mesazhet se:
1- bashkë ishim Sali Berisha (SB) dhe Edi Rama (ER) që në metingun e parë të PD-së, te ish-stadiumi “Qemal Stafa”,
2- po bashkë ishim SB dhe ER që në çastet e para të pas tragjedisë së Gërdecit në 15.03.2008, mbështetje e cila i parapriu edhe “atentatit të ndryshimeve kushtetuese” të 21.04.2008,
3- bashkë do të vijojmë të jemi ER dhe SB e do të mbështesim njëri-tjetrin, si në rrënimin e mëtejshëm të Demokracisë në vend po ashtu edhe në vijimin e zhagitjeve tollovitëse të Shqipërisë së këndej Drinit në udhëkryqin e saj…
“AJO PUNA E REFORMËS NË DREJTËSI” ishte thjesht e vetëm një lojë fasadiste, në vazhdën e pseudo-reformave të mos-reformimit të vëndit drejt një sistemi socio-ekonomiko-politik të vërtetë demokratik…
Po përse “o dele militantë” çfarë kujtuat ju, se ne do ta reformonim Drejtësinë deri në atë shkallë, sa të binim edhe vetë brënda në çarkun e saj?!…
Ca peshq të vegjël bëjmë sikur i dënojmë pa ua prekur pasuritë e vëna dhe atyre të mëdhenjve u themi të largohen e të gëzojnë ato pasuri që kanë jashtë vendit…
DELET e “il poppolo Albanese”, ato pas i kemi patur dhe pas do t’i kemi edhe në të ardhmen, për sa kohë që vijojnë të na mbështesin “në kokorroçëritë tona” dhe ato shumëpak ose aspak i shohin
FAKTET:
– se bijtë e bijat ua kanë tharë vatrën familjare,
– se dita-ditës vendi po zbrazet,
– se kostoja e jetesës vetëm rritet dhe populli vetëm e vetëm varfërohet,
– se kanë pensionet më të ulta në rajon dhe në të tërë Europën,
– se paguajnë rreth 60% të kostos së shërbimeve shëndetësore direkt nga xhepat e tyre, në një vend ku “Shëndetësia presupozohej të ishte falas”,
– se po paguajnë punë të pakryera ose të pa nisura fare,
– se e paguajnë çdo kilometër rrugë disa herë më shumë se në çdo vend të botës,
– se mbajnë me paga dhe trajtime për t’i patur zili, një PARLA-PA-MENT prej 140 deputetësh, të cilët në shumicën e tyre as emri nuku i dihet e jo më të luftojnë aty për interesat e votuesve të tyre,
– se paguajnë për mbledhjet e Qeveriut e të shpurës së tij nëpër resorte, ndërkohë që ka ndërtesa publike për organizimin e tyre,
– se “po përpiqemi të zgjidhim hallet e Ukrainës”, por një fjalë të vetme se e themi për hallet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës,
– se premtuam 300.000 vende pune dhe futjen e vëndit në BE, që në “mandatën” e parë të qeverisjes së Rilindjes në harkun kohor 2013-2017, por në këto 11 vite edhe mbi 770.000 shqiptarë të tjerë janë larguar nga vendi dhe ne ende nuk e kemi çelur kapitullin e parë të negociatave për pranimin në BE, nga 35 syresh që duhet të hapen,
– se “do vidhnim më pak se këta” (flitej nga Shalsi i Rilindjes, në raport me qeverisjen e PD apo edhe të PD+LSI në pushtet deri në atë kohë), por “ja që na u prishën frenat e dorës”, sapo morëm pusht-shtetin dhe turravrapi i makinës së korrupsionit nuk po ka të ndalur, aq më keq se “shumica e të korruptuarve i hanë dardhat e kleptokracisë e të korrupsionit pas shpinës së KM” dhe ai vetë nuk është fajtor për zgjedhjen e tyre në pozita kyçe të qeverisjes së vendit,
– se u ngritën në Dhjetor 1990 për të përmbysur një sistem diktatorial, dhe jo për ta zëvëndësuar atë me një sistem pothuajse të përafërt Autokratik/Partitokratik/Kryetarokratik pas ndryshimeve kushtetuese të 21.04.2008, të bëra në dakordësi të plotë mes PD dhe PS,
– se të drejtuar e yshtur prej kësaj klase/kaste/glase politike i nxorrëm gurëthemelet gjithçkaje që ndërtuam me mund, gjak e sakrifica për 45 vite, duke e lënë veten të pa punë pas shkatërrimit të mbi 550 objekteve industriale, të minierave, të veprave ujitëse e kulluese bujqësore, të plot hekurudhave, të mjaft shkollave e spitaleve, etj…
– se duke marrë ment e tyre dhe të patronëve të tyre jashtë vendit, NE e lamë Shqipërinë e këndej Drinit pa mbrojtje e siguri, sa edhe “kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviç” të tallej e të shprehej se “e pushtonte për tre orë Tiranën me klubin e gjahtarëve të Beogradit”…
– se jemi i vetmi anëtar i NATO-s pa një grykë topi, pa një tank dhe pa një aeroplan luftarak, kur para 1991 kishim qindra e mijra të tillë, të cilët ende sot përdoren në fushëbetejat kudo në botë…
– se po harrojmë që në krye të pasurimit pa fre të vedit, në krye të punëve të “dovletit” kemi dhe vijojmë të mbajmë ata, që “Të pabukë i gjeti dita dhe milionerë i zuri nata” (Ali Asllani), të cilët nuku kanë kufij nginje në pasuri,
– se duket që e kemi haruar plotësisht në emër të “Ballkanit të Hapur” i ideuar nga Boshti strategjik Moskë-Beograd, i cili fatmirësisht u mbyll ende pa u hapur, vetë AMANETIN e Baballarëve të Kombit kur i shpallën të mëvehtësuara Trojet Arbërore, për Bashkim Kombëtar,
-se Kosovë dhe Shqipëri apo Shqipëri e andej dhe e këndej Drinit janë një dhe të pandara, ndaj nuku ka pse të ketë kufij ndarës mes nesh, sidomos të ekzistojë absurditeti i traut me pagesë 5 euroshe, për një Rrugë të ngritur plotësisht me fonde publike,
– se DUHET së pari si shqiptarë të ngrihen dhe të kërkojnë të mirëjetojnë e të mbrothësojnë, në një vënd me pasuri të pafundme mbi dhe nëntokësore, në një “Vend të bekuar nga Perëndia, por të mallkuar nga vetë ne njerëzia” (FK), ku ata frymojnë ndërshekuj…
BOLL më Bashkëkombas të Shqipërisë së këndej Drinit me militantizëm dhe me patronazhizëm…
MENDONI dhe PUNONI një herë të vetme për veten, për fëmijët e familjen tuaj, si dhe për komunitetin ku frymoni, sepse SHQIPËRIA e jonë mund dhe meriton të BËHET një kryezonjë në ILLIRICUM PENINSULA…
POLITIKANËT e sotëm të të dy krahëve të politikës kurdoherë do ta gjejnë fjalën e kompromisit në mes tyre, për t’i zgjatur kohën pusht-shtetit të rradhës si dhe vijimësisë së grabitjes së popullit nga ana e tyre…

https://gazetadita.al/kunder-verberise