MATURITETI si shoqëri si dhe SHTETBËRJA në të dy Shqipëritë e andej dhe këndej Drinit
Prof. Tritan Kalo
12.03.2026… Mirëmëngjes bashkëkombas në dhe jashtë Trojeve Arbërore në Illyricum Peninsula…
MATURITETI si shoqëri si dhe SHTETBËRJA në të dy Shqipëritë e andej dhe këndej Drinit, 114 vite pas Shpalljes së Mëvehtësisë së këtyre Trojeve më 28.11.1912, ende nuk po mbrin në nivelin që kërkon INTEGRITETI, FAKTORIZIMI dhe MBROTHËZIMI i TYRE…
RETORIKA mbizotëron në diskurin e politikanëve tanë, në një mjedis socio-ekonomiko-politik ku pas marrëveshjes midis PD dhe PS më 21. 04. 2008, vërehet fatkeqësisht një zotërim ibthuktë Partitokratik/Kryetarokratik me ecuri progresive drejt Autokracisë, kur “Gënjeshtra sundon mbi botën mbarë” na iluminon George Rollenhagen…
A jemi të qeverisur edhe 35 vite pas zgjedhjeve të para pluraliste më 31.03.1991, apo thjesht NE jemi të sunduar nga një klasë/kastë politike antidemokratike?!
Mjaft aktuale mbeten dy aforizmat e mëposhtëme në raportin mes sundimit dhe qeverisjes:
“Të sundosh është e lehtë, të qeverisësh është e vështirë” – shprehet Gëte.
“Ai që do të sundojë të tjerët, pikë së pari duhet të jetë zot i vetvetes” – thekson Philip Massinger.
Kam cituar edhe 12 aforizma të tjera, të cilat konturojnë më qartazi ato çkam unë kam shkruar më sipër….
1- “Emrin e kishte Demokraci, por në të vërtetë ishte sundimi i një njeriu të vetëm” – Tuciditi.
2- “Nuk ka mbret që duke pasur pushtet të mjaftueshëm, të mos jetë gjithnjë i gatshëm t’i konvertohet absolutizmit” – Thomas Jefferson.
3- “Sundoje mendjen tënde e ajo do të sundojë ty” – Horace Mann.
4- “Sunduesi i merr masat mirë, që t’i justifikojë me ligj arësyet e premtimeve të pambajtura” – Niccolo Machiavelli.
5- “Dëshira egoiste për të sunduar shpeshherë shihet si zell i shenjtë për të mirën e njerzimit” – Ebert Hubbord.
6- “Ligji gjithmonë është bërë nga të fortët kundër të dobtëve, nga ata që sundojnë kundër atyre që sundohen” – Peter Kropotkin.
7- “Të luftosh për t’u ushqyer është e vështirë, por të luftosh për t’u sunduar është qesharake” – Edmond Thiaudiere.
8- “Bota sundohet nga dashuria, nga dashuria, nga dashuria për vetveten” – Antoine de Rivard.
9- “Sundimi i shumicës mbi pakicën quhet tirani, sundimi i pakicës mbi shumicën është akoma tirani, por e një lloji më të zbutur” – Herbert Spencer.
10- “Kush dëshiron të sundojë botën, më parë duhet të sundojë vetveten” – Sokrati.
11- “Sëmundja më e tmerrshme e shpirtit njerzor është dëshira për të sunduar” – Voltaire.
12- “Kush dëshiron të jetojë gjatë duhet t’u shërbejë të tjerëve, ndërsa kush dëshiron të sundojë të tjerët nuk jeton gjatë” – Herman Hesse.
Lëçitja e përditëshme me qëllim dijemarrje është një e mirë si për individin, po ashtu edhe për ata me të cilët ai bashkjeton ose bashkpunon, në çdo dekikë të jetësimit të tij…
Ndoshta për shumë të tjerë, leximi dhe dijemarrja sjedh kokëdhimbje ose kohëbjerrje, mvaret se sa ata e vlersojnë dobiprurjen e këtij leximi dijemarrës, në ndriçimin e rrugicave të mëndjeve të tyre…
Together forever and ever!