Albspirit

Media/News/Publishing

Ali Podrimja: Fitores, sime shoqe



Ajo mban mend të gjitha datat, stinët, kohët
Përshëndetjet e Lumit nga dritarja
Është nënë
Lëreni ju lutem ta përfundojë udhëtimin
rreth atij dielli që fiket
derisa i ka të gjalla kujtimet
Kohë i duhet të harrojë
E vëreni si shtang
para çdo thyerje
në horizont?
Pika e lotit një det
Nënë është.