Një vaksinë e personalizuar për të sëmurët me tumore
Një shpresë e madhe për të sëmurët me tumore, por edhe për njerëzit në përgjithësi vjen nga Hollanda. Universiteti i Leiden është pranë zhvillimit të vaksinës kundër kancerit, duke zgjidhur kështu problemin kryesor për këtë sëmundje: identifikimin e qelizave kanceroze nga sistemi imunitar.
Në pacientët e prekur nga tumore të ndryshme, parimi veprues është thuajse i njëjtë: disa qeliza arrijnë t’i ikin, apo fshihen sistemit imunitar që përndryshe do t’i eliminonte ato. Mjekët kanë vepruar duke shtuar ilaçe që rrisin imunitetin, por asnjë rezultat domethënës deri më tani, pasi në individë të ndryshëm, tumoret shfaqen me një specifika për shkak të mutacioneve që pësojnë. Vaksinat që janë testuar me rezultate shpresëdhënëse në disa pacientë me kancer lëkure, synojnë personalizimin e ilaçeve duke goditur disa molekula njëherësh. Duke marrë kampione nga tumori, sekuencim genetik i qelizave tumoriale, krahasim me qelizat e shëndetshme të personit për të kuptuar mutacionin. Një softuer përdoret për të parashikuar se cila pjesë e molekulave të proteinës së ndryshuar mund të sulmohet më mirë nga qelizat imunitare.
Një metodë është edhe injektimi i ARN në vend të molekulave proteinike. Qelizat krijojnë proteina duke përdorur “udhëzimet” e ARN-së dhe për rrjedhojë injektimi nxit ekspozimin e qelizave ndaj sistemit imunitar.
Në disa njerëz me metastaza u testua edhe një terapi e dytë, që quhet frenuesi në nyje kalime. Përmes kësaj terapie bllokohet sinjalizimi që ndihmon qelizat kanceroze të ndalojnë sistemin imunitar që të sulmojë. Të dyja të kombinuara, pranojnë njëra tjetrën dhe mund të kenë vërtet rezultate shumë të mira.
https://www.newscientist.com/article/mg23531335-800-cancer-vaccines-coul…|NSNS|2017-Echobox&utm_source=Facebook#link_time=1499330728