Naim Flamuri: NÂNA E SKËNDERBEUT
Thoni, T’I BESOJMË PROPAGANDËS PANSLLAVE!? Ata kanë 300 vjet që duan t’ia veshin Skenderbeut nânën serbe, bullgare, greke, etj., era sendërtime.
ARGUMENTET E SHKOQITUN MIRË JANË!
Fillon me Frang Bardhin “Apologjia e Skënderbeut”, botuar latinisht në Venedik, më 1636. Titulli i saj i plotë është: “Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshëm i shqiptarëve, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij”,- prej Frang Bardhit. Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur Apologjia e Skënderbeut. Këtë vepër autori e ka shkruar për 15 ditë, në kulmin e zemërimit, në rrugë e sipër, kur po kthehej në Shqipëri për të hedhur poshtë mendimet e pathemelta të një peshkopi boshnjak, që i mohonte Skënderbeut prejardhjen shqiptare. Më 1636, boshnjaku Tomko Marnaviçi kishte botuar një libërth ku pretendonte se Skënderbeu nuk ishte me origjinë shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviçëve. Kjo rrethanë i jep veprës një frymë të mprehtë polemike dhe një stil energjik. Këtë falsifikim Bardhi e quan të “kobshëm” dhe ai iu vu punës për këtë vepër, se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhtonte veten dhe atdheun…e pra KOBI VAZHDON MË 2017. Tani me MUSTAFA MUÇO NANO.
POLLOGU NGA VJEN NÂNA E SKËNDERBEUT ENDE MBAS 500 vjetëve është 100% me POPULLSI SHQIPTARE?
Gjergj Kastrioti u lind nga nâna shqiptare me fe askohe ortodokse Vojsavë (Vaissa- vajza) Triballa, e bija e Gërgur Triballës nga Gradeci – Pollog, princ i Pollogut i shpallur në kishën e Leshës (Leshkë/Leshok), Tetovë, në dinastinë e Topiajve, dhe baba katholik shqiptar, Gjon Kastrioti, i biri i Pal Kastriotit me preardhje nga një familje fisnike e Matit-Dibrës, princ i zonës përreth Krujës e Dibrës.
Ishte edhe një lidhje edhe më e veçantë që kishte Skënderbeu me këtë qendër dhe banorët e saj. Sipas burimeve del se Skënderbeu-Gjergj Kastrioti kishte dajallarët e vet në Gradec, sepse e ëma, e shoqja e Gjon Kastriotit, Vojsava, ishte bijë e kësaj qendre QYTEZË E POLLOGUT Draodakum, e quajtur nga burimet kishtare GRADEC. Mbeturinat e murit që rrethonin qytezën antike Draodakum ekzistojnë edhe sot. Në shumë burime historike, Gradeci njihej në juridiksionin e Tetovës. Tani, administrativisht, është nën juridiksionin e Gostivarit. Ndodhet në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës prej rreth 25 km, Gostivar-Tetovë. Gradeci, fshat i ish-komunës se Negotinës së Pollogut ish-komuna e Gostivarit tani komuna e Vrapçishtit (rrethi i Gostivarit), popullsia rreth 7.000 banorë. Banorët e këtij fshati janë shqiptarë, vendas autoktonë me histori të gjatë. Në të kaluarën ky fshat ka ekzistuar me emrin e vjetër – Draodacum, pastaj Gradec, siç njihet dhe sot.
Fshati shtrihet rrëzë malit Sharr, përpara ka fushën e pjellshme të Pollogut. Sipas disa statistikave në atarin (rrethin) e këtij fshati përfshihet pjesa më e madhe e fushës se Pollogut, i cili kufizohet në jug me f. Sanakos, në perëndim me malet e Sharrit, në veri me f. Pirok e në lindje është fushë, kufizohet me fushën e f. Tenovë dhe f. Cegran. Jo me kot dhe ministri i parë në qeverinë shqiptare të Ismail bej Vlorës ishte gjenerali Mehmet Deralla nga Gradeci, pra vetë hija e gjakut të Skënderbeut.
Nâna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezantuar si Vojsava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava. Në çfarëdo varianti të lexohet, VAISA, VEISA, del tërthorazi emër shqiptar, kurse vetë lulja në MALET E POLLOGUT quhet sot VAISSA, ajo e vajzës…e kuqja.
Të dhëna burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore:
1. Gjon Muzaka, në Gjenealogjinë e tij, në tri vende e përmend nënën e Skënderbeut.
2. Burimi i dytë është Marin Barleti, i cili, duke informuar për prindërit e Skënderbeut, thotë se nëna e tij ishte Vojsava.
Gjon Muzaka, në mënyrë të thukët, çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumë fisnike e lartë bujare, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e një ndër më të njohurit e të parëve tribaldianë, i cili ishte sundimtar i Pollogut.
Duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, kemi sot mundësi ta identifikojmë babanë e Vjosavës, e që ka qenë sundimtar i Pollogut. Çfarë gjuhe fliste i ati i Vojsavës me popullsinë vendase, gjuhë e liturgjisë kishtare (sllavo-greke) apo gjuhë e popullit SHQIPTAR, apo si Voisa mëson SHQIP nga GJONI, i jati i SKËNDERBEUT (apo kishte google translator përkthyes)?
Në bazë të burimeve ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve, fis i cili ka qenë Thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog.
Pra, sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Triballi, ose Tribalta, del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare, sepse mbiemri i saj mund të shpjegohet vetëm nëpërmes gjuhës shqipe e çka më shumë treva e trijet e VOISËS JANË AKOMA ENDE DHE SOT TË KULLUETA ME POPULLSI PURO SHQIPO.
Mbret i Pollogut ka qenë Gërguri, përplot aherit, edhe sot vetëm me shqiptarë, por të ndryshuar fenë, sot gjithë muhamedanë, krejtësisht Treva e POLLOGUT TË VOISAVËS, kurse ata që ruajtën fenë orthodokse, u sllavofonizuan. Gërgur nga Grigor o Gregory…lidhet llagapet në SHQIP, Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.
Kjo temë ka qenë dhe është vazhdimisht aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u ba edhe më aktuale. Shmitt (tash ene Muchos) po edhe shumë historianë të tjerë që merren me këtë periudhë, vazhdojnë t’i hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine dhe gjurmimet e njëanshme nga gjuha sllave, dhe po t’i analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit janë autoktonë, nënkuptohet krishterë (orthodoksë) shqiptarë, po edhe origjina e nënës së tij dhe gjyshit nga nëna, janë po ashtu vendas.