Albspirit

Media/News/Publishing

Aleksandër Meksi: Çmimi i ujit duhet të jetë i unifikuar në mbarë vendin

Debati për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë pritet të marrë sot një përgjgje nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Por përtej eksperimenteve që kërkon të imponojë kryebashkiaku, meriton vëmendje një argument i sjellë prej tij për çmimet e diferencuara të ujit të pijshëm në bashki të ndryshme në Shqipëri. Veliaj u shpreh se çmimi i ujit është ndryshe në Kamëz, ndryshe në Korçë e Pogradec e kështu me radhë. Në fakt uji është pasuri pubike dhe çmimi i tij, sa kohë që administrohet nga kompani shtetërore duhet të jetë i unifikuar në mbarë territorin. Në një postim në profilin e vet në Facebook, ish-kryeministri Aleksandër Meksi, sugjeron pikërisht këtë gjë, duke shtuar se “Shqipëria nuk është shtet federal”.

“Uji është pasuri kombëtare dhe ai i pijshëm ka një rëndësi të veçantë se lidhet me jetën e njerëzve. Si i tillë edhe çmimin e tij për konsumatorët duhet ta caktojë një Autoritet i veçantë. Shqipëria është shtet unitar dhe jo federal, pra çmimi i i ujit si regull duhet të jetë i njëjtë kudo, përderisa prodhimi i tij bëhet nga shteti. Njëlloj siç veprohet për energjinë elektrike. Çmimi mund të ndryshojë në kohë lidhur me koston në nivel kombëtar, ashtu siç ka edhe politika sociale.

Marrja e ujit nga burimet e ndryshme, ashtu dhe rrjeti i shpërndarjes janë ndërtuar e shfrytëzohen nga shteti, pra me fonde punlike. Për këtë arsye çmimi duhet të jetë i njëjtë. Ndryshe, nëse dikush ndërton këto dhe ja shet shtetit apo qytetarëve. Por edhe në këtë rast i pagon shteti royalti. Rasti i energjisë: çmimi është i njëjtë atje ku prodhohet, apo dhe tek konsumatoret e veçuar apo mjaft larg nga burimi. Investimet për burime të reja apo ndërtim e rindërtim linjash duhet t’i bëjë shteti; përndryshe duhet të ketë kompensime në nivel lokal. Edhe rrugët i ndërton shteti e nuk i paguan fshati, shprehet Meksi.

Please follow and like us: