Literary Review: Kadare, alegori me diktaturën komuniste
Revista prestigjioze letrare, shkrim për “Kamaren e Turpit” të Ismail Kadaresë.
“Literary Review” një nga revistat më prestigjioze për letërsinë në botë, i ka kushtuar shkrimin kryesor të muaji, shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Judith Vidal Hall i bën një analizë romanit “Kamarja e turpit”, duke e quajtur një nga veprat më të mira që ka lexuar vitet e fundit. Ashtu si shumë nga librat e tij, shprehet Hall, dhe ky libër është një rrëfim satirik mbi tiraninë, veçanërisht me vëndin e tij Shqipërinë, i cili për më shumë se dyzet vjet, jetoi nën diktatorin paranojak dhe të pamëshirshëm Enver Hoxha.
Askush nuk ka mundur të shpjegojë më mirë se Kadare, se çdo të thotë të jetoje në një shtet i krijuar mbi frikën dhe pasojat që mund të kishte kjo gjendje tek populli, e Kadare e përshkruan këtë me një humor të errët, që shpesh rritet në lartësitë e absurditetit, madje dhe kur përshkruan situatat më ekstreme. Sipas saj, “Kamarja e turpit” përmendet shpesh si një nga triologjitë e librave të shkruara në vitet 1978-1981, ku hyn dhe “Ura me tre harqe” dhe “Pallati i Endrrave”. Në të tre këto libra shqyrtohen aspekte të ndryshme të perandorisë osmane. “Pallati i Endrrave” që konsiderohet si një nga kryeveprat e Kadaresë ka një nga metaforat më të bukura në historinë e letërsisë, atë të dikujt që ndjek ëndrrat e popullsisë në perandorinë otomane. Libri ka ardhur nën përkthimin e shkëlqyer të John Hodgson. Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit Osman. Nuk është hera e parë që ky libër është në vëmëndjen e kritikës botërore.
Ky libër e bëri shkrimtarin Ismail Kadare të ishte sërish kandidat për çmimin e madh ‘Man Booker…’, duke treguar modernitetin e një vepre të shkruar më shumë se 40 vjet përpara, në zemër të një prej regjimeve komuniste. Kritika botërore e ka konsideruar herët si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet terrori shtetëror. “Kamarja e turpit” ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”. Ashtu si për “Muzgun e perëndive të stepës”, shtypi shqiptar i kohës ka mbajtur heshtje të plotë për të. “Parodia alegorike e Kadaresë nuk ka qënë kurrë kaq e mprehtë”, do të shkruante për këtë libër pak kohë më parë “The Spektator”.