Përparim Kabo: Faleminderit Marcin Czerminski, mirënjohje për zotin Leonard Zisi…!
Ai është në të 80-at, por ka një gjallëri që të habit pozitivisht, një kujtesë të shëndetshme dhe një vullnet për punë …Njohja me të që një dhuratë intelektuale e një miku të përbashkët…Atë ditë ai më dhuroi dy libra…që i kishte përkthyer nga polonishtja…një libër për jetën e Chopin dhe një tjetër të një prifti polak Marcin CZERMINSKI me titull: “SHQIPERIA-përshkrime historike, etnografike, kulturore dhe fetare”. Ky libër më befasoi, me një informacion të bollshëm për ngritjen e dioqezave në vendin tonë nga Durrësi deri në Ohër…jeta shqiptare, veshjet, rituali, kodi zakonor, marrëdhëniet ndërfetare, vështirësit e katolicizmit, ndeshjet mes moralit të fesë katolike për mos e vrarë jetën dhe gjakmarrjes, përshkrimet natyrore dhe përfundimet historike. U gëzova kur mësova që këtë libër ia bënë dhuratë dhe Papa Franceskut kur vizitoi Shqipërinë…
Dhe ja takohem sërish me këtë njeri kaq puntor dhe më dhuron dy përkthime të tjera të CZERMINSKI-t…”Në Dalmaci dhe në MAL të Zi” si dhe librin tjeter…”Nga udhëtimet nëpër Bosnjë dhe Hercegovinë”…Me këtë kolanë është më e mundur që të bëhen krahasime dhe të vihen në pah të përbashktat dhe dallimet…të shikohet Iliria në pjesën veriore të Adriatikut. Udhëtimet dhe shënimet e tij janë të fundshekullit XIX, pra më të hershme se të Edith Durhamit…
Faleminderit Marcin Czerminski, mirënjohje për zotin Leonard Zisi…!