Albspirit

Media/News/Publishing

CIA: Sulmet e Hoxhës ndaj BRSS më 1960, terrorit ndaj Liri Belishovës dhe roli i Kadri Hazbiut

Në vitin 1960 Enver Hoxha e pranoi se ai gjatë gjithë viteve të mëparshme ishte drejtuar nga Moska. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik ai ka nxjerr të fshehtat. Është CIA ajo që ka zbardhur një dokument të vitit 1971 i cili bën një pasqyrë të të gjithë situatës politike. Aty tregohet se si Enver Hoxha pranoi se pas internimit të Liri Belishovës fshihej Rusia.

Marrëdhëniet me BRSS, 1971

Pas lëvizjeve sovjetike në 1956 për përmirësimin e lidhjeve me Jugosllavinë, Moska raportohet të ketë ushtruar presion te liderët shqiptarë Hoxha e Shehu për të ndjekur edhe ata shembullin e saj. Në fjalimin e Hoxhës së vitit 1961, ai pranon se BRSS është përpjekur të bindë liderët shqiptarë të rehabilitojnë figurën e tradhtarit Koçi Xoxe. Hoxha thotë se kjo koinçidonte me një konferencë në Bashkinë e Tiranës në prill 1956 ku elementë oportunistë kishin tentuar të kryenin një “komplot” me inkurajimin e drejtpërdrejtë të revizionistëve jugosllavë. Por liderët shqiptarë me siguri i konsideruan këto lëvizje si tentativa të mundshme për përmbysjen e pushtetit të tyre , dhe zëvendësimin me persona më të pranueshëm ndaj Titos. Revolta hungareze në fund të 1956 dhe përkeqësimi i mëpasshëm i lidhjeve Jugosllavi-BRSS, rrjedhimisht zbutën dhe presionin sovjetik ndaj Hoxhës e Shehut. Në konferencën e 81 vendeve komuniste në Moskë në nëntor 1960, Hoxha deklaroi se BRSS ishte përfshirë në një komplot të brendshëm të zbuluar në gusht 1960. Ai shtoi se ambasadori sovjetik dhe stafi i tij në Tiranë po kryenin sulme mbi udhëheqjen me anë të elementëve të korruptuar, për të mbjellë panik brenda partisë. Për ta bërë më të qartë atë çka po thoshte ai shtoi se anëtarët e partisë Liri Belishova dhe Koço Tashko “kishin kapitulluar ndaj kërcënimeve të pandershme të Bashkimit Sovjetik”. Pas dështimit me përmbysjen e regjimit në Shqipëri, sovjetikët nisën të aplikonin presionin ekonomik, që kulmoi me ndalimin e plotë të ndihmës ekonomike e ushtarake. Kjo e vuri regjimin në një pozitë edhe më të vështirë. Qeveria e përballoi këtë me apel ndaj popullsisë për patriotizëm e sakrifica, deri në ardhjen e ndihmës kineze 1 vit më vonë. Kështu izolimi gjeografik që më parë ishte një pengesë për mbështetjen e plotë nga BRSS, tashmë funksionoi në favor të qeverisë shqiptare për përballjen me tentativat sovjetike për përmbysjen e pushtetit. Politikat e propagandës për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial kundër qëllimeve armiqësor të fqinjëve, mbeten ende nga linjat më të preferuara dhe më të suksesshme të qeverive shqiptare.

Policia sistemet e inteligjencës

Ministria e Brendshme e Shqipërisë është përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe shtypjen e opozicionit të brendshëm dhe mund të marrë kontrollin mbi agjencitë e inteligjencës. Kadri Hazbiu ka qenë në krye të saj që prej 1954 dhe ka lidhje fisnore me kryeministrin Mehmet Shehu. Para emërimit këtu, Hazbiu ishte drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit. Numri i përgjithshëm i personelit të forcave të policisë dhe sigurisë është llogaritur në 1967 në 17.500, duke përfshirë rreth 7500 trupa kufitare, 5000 forca sigurie dhe 5000 policë. Shumë shqiptarë detyrohen të bëhen informatorë të organeve të sigurisë teksa besimi i përgjithshëm mes njerëzve është se 1 në çdo gjashtë njerëz është spiun. Ne nuk kemi prova të mjaftueshme të konfirmojmë apo të hedhin poshtë vlerësimet. Një dekret i majit 1966 që anuloi gradat e zakonshme ushtarake, u aplikuar dhe për organet e rendit, dhe raportohet se kishte si qëllim zbutjen e rivaliteti mes Ministrisë së mbrojtjes dhe ministrisë së brendshme. Ka pasur gjithashtu raportime të pakonfirmuara se Sigurimi shtonte artificialisht numrin e anëtarëve të tij për të konkurruar me forcat e armatosura. Por me gjithë rivalitetin dhe tensionet ushtria dhe forcat e sigurisë kanë qëndruar të stabilizuara.

Sistemi i policisë

Policia e popullit është përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ajo ka gjithashtu funksione të padeklaruara si bashkëpunimi dhe vartësia nga Sigurimi për kapjen e elementëve antikomunistë. Policia është e ndarë në disa divizione e drejtori duke përfshirë të gjitha krahinat e fshatrat. Ato ndihmohen gjithashtu nga grupet lokale vullnetare civile. Policia ka një drejtori të veçantë për çështjet e kontrolleve kufitare dhe ndalimin e arratisjeve, të quajtur Drejtoria e Kufijve dhe e Ndjekjes, e cila mori këtë emër pas shkrirjes së batalioneve të ndjekjes dhe të mbrojtjes kufitare, në 1957. Përgjegjësitë e kësaj drejtorie u bënë dhe më të rëndësishme pas prishjes me Moskën në 1961, kur Shqipëria duhet të siguronte e vetme mbrojtjen nga fqinjët armiqësorë. Dekreti numër 4650, i 9 marsit 1970, përcakton kufijtë e Shqipërisë dhe procedurat e kontrollit të tyre. Ai përcakton gjithashtu zonat e ndaluara kufitare për popullsinë civile, dhe përditëson dekretet e mëparshme të viteve 1952 dhe 1961. Ujuat territoriale të Shqipërisë të përcaktuara nga dekreti janë ato që vijojnë prej 12 milje detare nga linjat e grykëderdhjes së Bunës në veri, deri në mesin e kanalit të Korfuzit në jug. Ato përcaktohen gjithashtu nga Kepi i Rodonit, Kepi i Palit, Kepi i Lagit, Kepi i Semanit dhe Ishulli i Sazanit. Njësitë kufitare shqiptare nuk kanë mundur të ndalojnë krejtësisht largimin e njerëzve drejt Jugosllavisë dhe Greqisë, pro numri i të larguarve veçanërisht drejt Greqisë ka qenë vazhdimisht në ulje vitet e fundit. Kjo vjen prej përmirësimit të funksionit të aparatit të kontrollit kufitar, ku janë përfshirë qentë e stërvitur, një sistem fortifikimesh dhe gardhesh me tela. Numri i të arratisurve ka rëë dhe prej pasigurisë së pritjes në vendet fqinje deh frikës së hakmarrjes nda familjarëve në Shqipëri. Si Greqia dhe Jugosllavia në shenjë të përmirësimit të lidhjeve me Shqipërinë, kanë bërë disa kthime selektive të refugjatëve.

Misionet e Sigurimit

Sigurimi i shtetit ka për detyrë sigurinë e brendshme dhe mbledhjen e inteligjencës së huaj. Misionet e tij kryesore janë shtypja e aktiviteteve të agjitacion e propagandës nga elementët disidentë, zbulimi dhe eliminimi i tentativave të infiltrimit nga jashtë ehe monitorimi i aktivitetit të të huajve në Shqipëri. Në misionet e inteligjencës së huaj Sigurimi fokusohet në eliminimin e përpjekjeve antiregjim të grupeve shqiptare të emigracionit. Sigurimi raportohet se rekruton agjentë nga popullata, të cilëve u lejon “të arratisen” në vende të caktuara evropiane. Operacionet e Sigurimit kanë qenë relativisht të suksesshme duke marrë në konsideratë masën dhe eksperiencën e tij të vogël. Puna e jashtme e sigurimit është dëmtuar nga prishja me Bashkimin Sovjetik dhe pezullimi i bashkëpunimit me vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore. Për shembull më parë Sigurimi kishte përdorur më parë instilacionet diplomatike në Bullgari për të të fshehur oficerët e tij jashtë vendit, ndërsa tanimë këto lëvizje nuk lejohen. Shumë prej oficerëve të Sigurimit, 10 % e të cilëve janë të vendosur në Tiranë, janë stërvitur në Bashkimin Sovjetik, ndërsa sipas raportimeve të fundit autoritetet komuniste të Kinës janë duke stërvitur oficerë të Sigurimit shqiptar, në kuadër të programeve të bashkëpunimit, kryesisht në fushën spiunazhit dhe kundër-spiunazhit. Sistemi penal në Shqipëri administrohet nga ministria e Brendshme. Burgjet dhe kampet e punës ruhen nga policia e shtetit ndërsa drejtuesit e tyre janë anëtarë të Sigurimit. Institucionet penale mbajnë si të burgosur politikë dhe ordinerë. Me përjashtim të të paaftëve, të burgosurit janë të detyruar të punojnë. Formalisht dita e punës për të burgosurit është 8 orë por ajo zgjatet shumë më tepër në kushte të rënda. Ata që nuk plotësojnë normat shpeshherë dënohen duke u mohuar racionet e ushqimit. Të burgosurit marrin zakonisht 15 % të rrogës së një punëtori të zakonshëm. Tejmbushja dhe kequshqyerja në këto institucione kanë bërë që në to të mbizotërojnë sëmundjet si tuberkulozi, dhe masat e vdekjeve janë të larta. Sipas një amendamenti të vitit 1959 të kodit penal, të b burgosurit mund të lirohen me kusht pas kryerjes së gjysmës së dënimit. Lirimi me kush bëhet me rekomandimin e ministrisë ose prokurorit të përgjithshëm.

Ekonomia

Shqipëria ka pasur tradicionalisht një ekonomi fshatare dhe një popullsi gjithnjë në rritje, por edhe standardet e ulëta të jetesës në vend nuk i ka mbajtur dot pa ndihmë nga jashtë. Me ndihmën ekonomike kineze që pre vitit 1962 llogaritet rreth 20 USD për kokë në vit, ekonomia po rritet në masën 7 % në vit sipas shifrave të zyrtarëve vendas. Por niveli i prodhimit dhe i konsumit mbetet shumë më i vogël se vendet e tera evropiane. Përveç tokës së kultivueshme, burimet e Shqipërisë përbëhen nga nafta e gradës së ulët, qymyri, kromi, hekur-nikeli, bakri dhe disa minerale të tjera. Potenciali i saj hidro-energjitik është i lartë por kryesisht i pashfrytëzuar. Shqipëria ka nisur të shfrytëzojë metalurgjinë dhe kohët e fundit është inauguruar dhe një uzinë e prodhimit të telave të bakrit, që është hera e parë që Shqipëria nxjerr një produkt të përfunduar. Uzina në ndërtim e metalurgjikut pritet të përpunojë çelikun, por shumica e kromit dhe nikelit eksportohet,. Burimet shqiptare të naftës, gazit natyror, kromit bakrit, piriteve e fosforeve, mund të përdoren në zgjerimin e industrisë së kimikateve, që ka nisur me uzinën e superfosfatit. Shqipëria varet nga importet për të gjitha pajisjet e makineritë e saj industriale, ashtu si dhe për mallrat ushqimore. Vendi ka marrë ndihma të mëdha nga Italia (1925-45) nga Jugosllavia (1945-48) dhe nga BRSS dhe vendet komuniste lindore (1948-60). Prej vitit 1961 ndihma jepet nga Kina komuniste, në formën e dhuratave prej paaftësisë së Shqipërisë për të paguar. Industria e vogël e Shqipërisë prodhon kryesisht ushqime, tekstile, dru, minerale e metale, naftë dhe materiale ndërtimi. Shqiptarët marrin rreth 2500 kalori në ditë nga ushqimi dhe kjo është nga më të ulëtat në Evropë, por mund të krahasohet me rreth 2900 kalori të popullsisë në Greqi deh Jugosllavi. Gjithsesi tani Shqipëria nuk shumë më lart nga gjendja e kohës së luftës. Shumica e ushqimeve janë të racionuar.

Ushqimi

Ushqimi kryesor janë drithërat, që përbëjnë rreth 80 për qind të kalorive. Me ndihmën kineze dhe përdorimin e fertilizuesve vendi ka përmirësuar ndjeshëm të korrat e grurit e misrit. Në tetor 1966 nisi punë uzina e superfosfatit në Laç, ndërsa në shkurt 1967 raportohet të ketë nisur punë përpunuesi i azotikëve në Fier. Shqipëria gjithsesi vazhdon importin e azotit dhe fertiziluesve të fosfatit, ashtu si të potasiumit. Thuajse e gjithë toka është e kolektivizuar. Megjithë disa tentativat të viteve të fundit, bujqësia e Shqipërisë mbetet më pak e mekanizuara në Evropë, deri në fund të 1969 Shqipëria kishte rreth 10 000 traktorë me 15 kuaj fuqi. Ashtu si dhe më parë, plani pesë-vjeçar 1971-1975 kishte si objektiv arritjen e vetëmjaftueshmërisë së vendit me grurë, por duke parë eksperiencat e mëparshme kjo është e shumë e ekzagjeruar. Pyjet e Shqipërisë janë një burim i rëndësishëm druri si lëndë djegëse dhe materialesh ndërtimi për ekonominë dhe eksportet. Industria e përpunimit të drurit arrinte në 8 për qind të GDP-së në 1967 dhe është e vendosur kryesisht në Elbasan, Durrës, Pukë, e Shkodër. Shqipëria ka vënë në punë tre fabrika të vogla të përpunimit të drurit me asistencën e Kinës. Megjtihë linjën e gjatë bregdetare të vendit industria e peshkimit është shumë e pazhvilluar, prej mungesës së pajisjeve dhe prej të ardhurave më të mëdha nga bujqësia. Përveç qyteteve bregdetare, peshku nuk është pjesë kryesore në dietën e shqiptarëve.

Industria

Nafta bruto është burimi kryesor energjetik në Shqipëri. Në vitin 1969 burimet kryesore në Shqipëri llogariteshin si më poshtë: Nafta bruto 58 %, Qymyri 14 %, Hidroenergjia 14 %, Druri 14 %. Shqiptarët pretendojnë se kanë zbuluar depozita të reja nafte vitet e fundit, duke thënë se ato janë më të mëdha nga sa kishin deklaruar ekspertët sovjetikë. Kapacitetet e përpunimit të naftës janë thuajse dyfishuar prej vitit 1966 dhe tani arrijnë në 1.1 milionë ton në vit. Rreth gjysma e kësaj rritjeje vjen nga rafineria 500 000 ton e Fierit që nisi punë në fund të 1968, pajisjet e së cilës u sollën nga qeveria kineze. Pro për arsye të cilësisë së ulët nafta shqiptare nuk është e përshtatshme për prodhimin e produkteve të cilësisë së lartë. Ndër nënproduktet kryesore të naftës për eksport, asfalti dhe asfalti natyror përbënin 19 % të eksporteve të Shqipërisë në 1967. Shumica e tij shkonte në vendet komuniste, dhe një pjesë drejt Italisë. Kinezët kanë premtuar hapjen e një tjetër rafinerie nafte me kapacitet 1 milionë ton në vit, që është thuajse sa kapaciteti total aktual i vendit. Shqipëria është e vetëmjaftueshme për karburantet ngurta, përveç disa importeve të qymyr drurit. Në vitin 1969 prodhimi i saj të qymyrit arriti në 600 000 ton, ose rreth 15 herë më shumë se ai i vitit 1950. Uzina e Memaliaj në Tepelenë pritet të përpunojë rreth 700 ton qymyr në ditë dhe pritet të përfundojë në 1970 me ndihmën e qeverisë kineze. Një tjetër uzinë do të ndërtohet në Valias në Tiranë dhe një tjetër më e vogël në Mborja të Korçës. Industria hidroenergjetike ka bërë përparime të mëdha duke arritur në 930 milionë kilovat/orë në 1969 në krahasim me 290 kilovat/orë në 1964, por megjithë rritjen kapaciteti total është shumë i vogël. Energjia elektrike ndahet në mënyrë të barabartë mes termocentraleve dhe hidrocentraleve. Prodhuesit më të mëdhenj janë termocentrali i Fierit, hidrocentrali i Ulës, hidrocentrali i Shkopetit dhe dy hidrocentralet e Bistricës. Ka dhe disa centrale hidrike më të vegjël. Energjia elektrike konsumohet kryesisht nga industria, në masën 65 %, por konsumi urban po pëson rritje të shpejta. Më 25 tetor 1970 Shqipëria pretendoi arritjen një vit para afatit të elektrifikimit të gjithë vendit. Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike është mjaft i mirë po të marrim parasysh bazën e tij të vogël. Në ndërtim është hidrocentrali i Vaut të Dejës mbi lumin Drin me kapacitet 250 000 kë, që pritet të përfundojë në 1972. Në fillim të 1970 pritet të nisë ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës me kapacitet 400 000 kë.

Mineralet

Shqipëria nuk ka industri të përpunimit të metaleve por është prodhuese e rëndësishme e mineralit të kromit dhe prej vitit 1959 prodhon hekur-nikel në masë relativisht të madhe. Eksportet e kromit përbënin një të gjashtën e eksporteve totale të vendit në 1967. Shqipëria është një nga gjashtë prodhueset më të mëdha të mineralit të kromit në botë dhe llogaritet të ketë rezerva prej 4 milionë deri në 6 milionë ton. Prodhimi është zhvilluar shumë me ndihmën financiare dhe teknike çekosllovake, duke arritur në 420 000 ton në 1969. Kromi eksportohet kryesisht në vendet komuniste, prej koncentratit të ulët të mineralit. Me ndihmën kineze po ndërtohet në Bulqizë një fabrikë për pasurimin e kromit shqiptar nga 45 % në 50 %. Shfrytëzimi i burimeve shqiptare të hekur-nikelit nisi në 1958 me ndihmën e Çekosllovakisë. Thuajse i gjithë prodhimi shqiptar i nikelit eksportohet te uzina çekosllovake e nikelit Sered, e hapur së fundmi, madje dhe para hapjes së saj materialet depozitoheshin aty. E vetmja uzinë e përpunimit të çelikut u ndërtua në Elbasan me ndihmën e Kinës. Një uzinë me e vogël çeliku është ajo Enver Hoxha në Tiranë që prodhon rreth 5000 ton produkte të vogla çeliku në vit. Planet e qeverisë shqiptare për industrinë e çelikut janë ambicioze madje qesharake. Me ndihmën kineze vendi kërkon të zgjerojë uzinë e Elbasanit për përpunimin e hekurit dhe nikelit, dhe gjithashtu të zgjerojë kapacitetet nxjerrëse të minierave. Industria e bakrit është rritur disa herë nga viti 1960 deri në 1968 me ndihmën kineze, dhe disa fabrika përpunimi janë ndërtuar në Kukës, Rubik dhe Reç, dhe fabrika e telave në Shkodër. Me hapjen e fabrikave të përpunimit të bakrit, eksporti i mineraleve ka rënë ndjeshëm, nga 3700 ton në 1965, në 1900 ton në 1967.

Please follow and like us: